AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Masa të shtuara sigurie për Gjukanoviç pas informacioneve për atentat

by SHT Media
16/07/2024
in Botë
6
0
Masa të shtuara sigurie për Gjukanoviç pas informacioneve për atentat
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia malazeze ka shtuar masat e sigurisë ndaj ish-presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, pas informacioneve se ndaj tij po përgatitet një atentat.

Kjo u bë e ditur më 14 korrik, pasi një ditë më parë disa media në Mal të Zi, të cilat duke u thirrur në burime nga sektori i sigurisë, njoftuan se një grup kriminal nga rajoni po përgatitej të vriste Gjukanoviçin dhe se ish-presidenti i Malit të Zi ishte informuar për këtë nga një anëtar i paidentifikuar i shërbimeve të huaja.

“Policia ka marrë informacionin e duhur nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare [ANB]. Theksojmë se besueshmëria e informacionit është ende duke u kontrolluar nga ANB-ja. Menjëherë pas marrjes së informacionit, Policia, Prokuroria dhe ANB-ja morën masa të mëtejshme dhe veprime në juridiksionin e tyre në mënyrë të sinkronizuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Autoritetet thonë se menjëherë pas marrjes së informacionit, nga ana e prokurorisë kompetente është iniciuar rast.

Kryetari i Partisë Demokratike të Socialistëve në opozitë, Danijel Zhivkoviç, është i vetmi që ka njoftuar zyrtarisht se kjo parti “ka dijeni për detajet e përgatitjes për vrasjen e mundshme të ish-presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviç”.

Ai kështu deklaroi në një konferencë për shtyp më 13 korrik, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari për informacionet e mediave se po përgatitej një atentat ndaj Gjukanoviçit.

“Ne kemi njohuri të detajeve dhe e dimë se për çfarë bëhet fjalë. Nuk na takon neve t’i komunikojmë informacionet tona. Besoj se ANB-ja dhe institucionet e tjera kompetente do të dalin me të dhëna të sakta”, tha Zhivkoviç.

Duke iu referuar informacioneve jozyrtare të mediave të publikuara, Zhivkoviç deklaroi se Gjukanoviç për këtë është paralajmëruar nga qarqet e agjencive të huaja të inteligjencës, por nuk ka dashur të japë detaje.

Duke iu referuar burimeve të paidentifikuara, një pjesë e mediave në Mal të Zi kanë marrë konfirmimin se ANB-ja ka marrë “informacion operacional” për përgatitjen e vrasjes së Gjukanoviçit.

Me këtë rast, Radio Evropa e Lirë pyeti ANB-në nëse ka marrë “informata serioze operacionale se një grup i organizuar kriminal po përgatitet të vrasë Gjukanoviçin”, siç raportojnë mediat. Ky institucion nuk u përgjigj.

REL i ka dërguar edhe një pyetje zyrës së ish-presidentit nëse është e vërtetë se ai ka njoftuar organet kompetente për informacionin se po i përgatitet një atentat. Përgjigja nuk erdhi as nga ajo adresë.

Në deklaratën e parë të policisë të lëshuar më 13 korrik, ajo deklaroi se nuk ishte në dijeni të informacionit për përgatitjen e atentatit ndaj Gjukanoviçit.

Në njoftimin e fundit, nga policiasqarojnë se në kohën e njoftimeve në media për përgatitjen e atentatit, “ANB po bashkëpunonte ndërkombëtarisht për verifikimin e atij informacioni”.

“Ndërsa procedura për përcaktimin e fakteve dhe rrethanave relevante, përfshirë besueshmërinë e tyre, është duke vazhduar, është marrë vendim për forcimin e masave të sigurisë për ish-presidentin e Malit të Zi për arsye parandaluese”.

Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka reaguar ndaj lajmeve për planifikimin e vrasjes së Millo Gjukanoviqit, duke thënë se ky informacion është shumë shqetësues për paqen dhe stabilitetin në këto zona.

Millo Gjukanoviq është themeluesi dhe udhëheqësi i Partisë Demokratike të Socialistëve, partisë që ishte në pushtet në Mal të Zi për tri dekada.

Partia e tij humbi zgjedhjet e vitit 2020 dhe pas humbjes së zgjedhjeve presidenciale të 2023 nga Jakov Milatoviç, Gjukanoviç u tërhoq nga politika.

Pas kësaj u mbajt kongresi i partisë së tij, ku kryetar i ri u zgjodh Danijel Zhivkoviç.

Përveç njoftimeve protokollare nga zyra e ish-presidentit, Gjukanoviç ka dhënë edhe disa intervista, por ai nuk merr pjesë drejtpërdrejt në jetën politike./REL

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Ika nga dasma, Eli Fara rrëfen momentin e saj më të çuditshëm: Dola jashtë, mora makinën dhe u largova

02/10/2026

Mes lotësh, Alketa Vejsiu kujton momentet e fundit me babanë e saj: Krenare që jam vajza e një njeriu të thjeshtë

02/10/2026

U përfol si opinioniste e Big Brother Vip, Alketa Vejsiu reagon për herë të parë

02/10/2026

Eli Fara thyen heshtjen për videot intime me Adi Hilën/ Nuk kisha dijeni për kamerat e vendosura në banesë

02/10/2026

“Duam 50 mln lekë ose të hedhim në erë biznesin”/ Kërcënohet biznesmeni në Peshkopi, kërkesa iu dërgua me një kuti picash, policia blindon zonën

02/10/2026

Dema i Rrushit në videot treshe dhe biznesmenia që e godet me shkop Ad Hila, kush paguante për organizimin e orgjive me artiste, moderatore dhe politikane

02/10/2026

Berisha jashtë pritjes së Eric Wendt, sinjali i parë amerikan pas debatit për “non gratën”

02/10/2026

Perla/Zegjineja “sherr”me Mziun – “Vajte në plazh, nuk mendove për reformën!”

02/10/2026

Çfarë po kurdis Luizi?! Fenomeni i BBV rikthehet sonte në ekran me Alketa Vejsiun, “shënjestron” Sara Hoxhën: E di ti ç’ndodh me mua në TV

02/10/2026

“Adin e njoh që në rini, ishte i varfër”/ Hervin Çuli: Lëreni të qetë bashkëshorten e Hilës, spekulime të neveritshme

02/10/2026

“Unë e vrava, më vjen keq”, ekzekutoi shqiptarin, italiani pranon krimin, u jep familjarëve të viktimës 5 mijë euro

02/10/2026

Ekstradohet nga Dubai në Belgjikë Eldi Dizdari: Eksponenti i “Kompania Bello” do të vuajë dënimin me 10 vite burg

02/10/2026

“Do mbajë përgjegjësi”, Petro Koçi: Vlora Hyseni tradhtoi misionin e saj, akt shumë i rëndë

02/10/2026

Rama zbulon takimin me Trump dhe ironizon: Meqë s’e takova dot, u detyrova ta bëj me IA…

02/10/2026

Videot intime / Zbardhet dëshmia e Hilës në polici: Kamerat i vendosa për sigurinë e banesës, nuk kishin memorie

02/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Ika nga dasma, Eli Fara rrëfen momentin e saj më të çuditshëm: Dola jashtë, mora makinën dhe u largova
  • Mes lotësh, Alketa Vejsiu kujton momentet e fundit me babanë e saj: Krenare që jam vajza e një njeriu të thjeshtë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.