AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Sherri mes pedagogëve në Elbasan, Sindikata e Punonjësve të Universiteteve: Nevojë urgjente për debat të hapur! Është vetëm maja e ajsbergut

by SHT Media
08/07/2024
in Kronikë
6
0
Sherri mes pedagogëve në Elbasan,  Sindikata e Punonjësve të Universiteteve: Nevojë urgjente për debat të hapur! Është vetëm maja e ajsbergut
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve kërkon reagim të Fakultetit të Ekonomisë pas ngjarjes së shëmtuar të disa ditëve më parë kur shefi i Departamentit të Marketingut, Mirdaim Axhami, u arrestua pasi akuzohet se ka goditur me grusht pedagogen Liljana Billa.

“Nuk po merremi me detajet e incidentit, pasi me të po merren instancat përkatëse, por po marrim në shqyrtim fenomenin, i cili sipas nesh, “ekspozon” ashpër mungesën e integritetit njerëzor dhe degradimin e statusit të profesorit, duke njollosur kështu dhe reputacionin e universitetit. Aktet e dhunës dhe abuzimit jo vetëm që janë moralisht dhe etikisht të papranueshme, por gjithashtu shkelin thelbësisht parimet, që ndërtojnë sjelljen profesionale në veprimtarinë edukative”, thuhet në reagim.

“Gjykojmë se është detyrë themelore e institucionit të garantojë sigurinë dhe mirëqenien e të gjithë anëtarëve të tij pa përjashtim. Deri më tani, nga informacionet që kemi, institucioni përkatës nuk ka marrë asnjë hap për të sqaruar pjesëtarët e stafit akademik në lidhje me çështjen, pavarësisht se ajo është në hetim. Nga institucioni përkatës, por dhe më gjerë akoma, kërkohet përgjigje e menjëhershme dhe proaktive dhe jo të presin ndodhi të tjera. Heshtja për këtë çështje flet shumë dhe nënkupton një nivel shqetësues apatie. Ky incident nënvizon nevojën urgjente për një debat të hapur mbi respektin, integritetin dhe raportet institucionale drejtues – vartës, zbatimin e kodit të etikës etj. brenda universiteteve tona, duke e bërë llogaridhënien një standard të panegociueshëm në çdo nivel të menaxhimit të universitetit. Si sindikatë, incidentin e konsiderojmë vetëm majën e ajsbergut, pasi problematikat në lidhje me komunikimin jo vetëm njerëzor, po në radhë të parë institucional të bazuar në rregulla që mbështeten në rregullore të sanksionuara nga Universitetet përkatëse, janë të pafundme. Kësaj i shtohet edhe trajtimi denigrues financiar që i ofrohet pedagogut nga institucionet universitare dhe ato shtetërore”.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Ambasadori amerikan mbledh në pritje politikanë! Berisha mbetet non grata, Eric Wendt nuk e fton në ceremoni

03/10/2026

“Berisha i lau duart që në 1997”, Beqiri: Rama në SHBA sepse nuk ka bërë ‘21 janarin’, ‘Gërdecin’…

03/10/2026

Ika nga dasma, Eli Fara rrëfen momentin e saj më të çuditshëm: Dola jashtë, mora makinën dhe u largova

02/10/2026

Mes lotësh, Alketa Vejsiu kujton momentet e fundit me babanë e saj: Krenare që jam vajza e një njeriu të thjeshtë

02/10/2026

U përfol si opinioniste e Big Brother Vip, Alketa Vejsiu reagon për herë të parë

02/10/2026

Eli Fara thyen heshtjen për videot intime me Adi Hilën/ Nuk kisha dijeni për kamerat e vendosura në banesë

02/10/2026

“Duam 50 mln lekë ose të hedhim në erë biznesin”/ Kërcënohet biznesmeni në Peshkopi, kërkesa iu dërgua me një kuti picash, policia blindon zonën

02/10/2026

Dema i Rrushit në videot treshe dhe biznesmenia që e godet me shkop Ad Hila, kush paguante për organizimin e orgjive me artiste, moderatore dhe politikane

02/10/2026

Berisha jashtë pritjes së Eric Wendt, sinjali i parë amerikan pas debatit për “non gratën”

02/10/2026

Perla/Zegjineja “sherr”me Mziun – “Vajte në plazh, nuk mendove për reformën!”

02/10/2026

Çfarë po kurdis Luizi?! Fenomeni i BBV rikthehet sonte në ekran me Alketa Vejsiun, “shënjestron” Sara Hoxhën: E di ti ç’ndodh me mua në TV

02/10/2026

“Adin e njoh që në rini, ishte i varfër”/ Hervin Çuli: Lëreni të qetë bashkëshorten e Hilës, spekulime të neveritshme

02/10/2026

“Unë e vrava, më vjen keq”, ekzekutoi shqiptarin, italiani pranon krimin, u jep familjarëve të viktimës 5 mijë euro

02/10/2026

Ekstradohet nga Dubai në Belgjikë Eldi Dizdari: Eksponenti i “Kompania Bello” do të vuajë dënimin me 10 vite burg

02/10/2026

“Do mbajë përgjegjësi”, Petro Koçi: Vlora Hyseni tradhtoi misionin e saj, akt shumë i rëndë

02/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Ambasadori amerikan mbledh në pritje politikanë! Berisha mbetet non grata, Eric Wendt nuk e fton në ceremoni
  • “Berisha i lau duart që në 1997”, Beqiri: Rama në SHBA sepse nuk ka bërë ‘21 janarin’, ‘Gërdecin’…

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.