AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

EMRAT/ Kultivuan dhe shitën kanabisi, GJKKO vendos për 11 të akuzuarit

by SHT Media
01/07/2024
in Kronikë
6
0
EMRAT/ Kultivuan dhe shitën kanabisi, GJKKO vendos për 11 të akuzuarit
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Posaçme ka dënuar 12 persona të arrestuar dhe të shpallur në kuadër të një operacioni anti-drogë të zhvilluar një vit më parë me urdhër të SPAK. Mësohet se trupa gjykuese në seancën e zhvilluar e rregullat e gjykimit të shkurtuar ka dënuar;

Bujar Fadil Sefa (alias Xaka), me 10 vite burg.
Lavdërim (alias Lulzim) Alimani, me 8 vite burg.
Skënder Halim Velja, me 8 vite e 8 muaj burg.
Agron Rap Asllanaj, me 6 vite e 8 muaj burg.
Armand Hamit Dërvishi, me 6 vite e 8 muaj burg.
Saba Hasan Shehi, me 6 vite e 8 muaj burg.
Asim Xhaferr Pulaci, me 6 vite e 8 muaj burg.
Edison Ilir Xaka, me 6 vite e 8 muaj burg.
Xhemal Skënder Zogu,me 6 vite e 8 muaj burg.
Shkëlqim Vesel Ismaili, me 6 vite e 8 muaj burg.
Ahmet Hasan Pulaci, me 2 vite burg.
Vait Selman Taka, lirim të menjëhershëm nëse nuk mbahet apo nëse nuk duhet të mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonjë vepër tjetër penale.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Dërgimin për gjykim të ҫështjes penale në ngarkim të të pandehurve Bujar SEFA (alias XAKA), Lavdërim (alias Lulzim) ALIMANI, Skënder VELJA, Agron ASLLANAJ, Armand DËRVISHI, Saba SHEHI, Vaid TAKA, Asim PULACI, Edison XAKA, Xhemal ZOGU, Shkëlqim ISMAILI, Ahmet PULACI.

Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Bani, Flora Hajredinaj dhe Flojera Davidhi, me vendimin Nr. 42, datë 01.07.2024 vendosi:

Deklarimin fajtor të të pandehurit Bujar Fadil Sefa (alias Xaka) për kryerjen e veprës penale të “Kultivim i bimëve narkotike” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal parashikuar nga neni 284 paragrafi 1, dhe në lidhje e nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Bujar Fadil Sefa (alias Xaka) për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 283 paragrafi 1 dhe në lidhje e nenin 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Bujar Fadil Sefa (alias Xaka) për veprën penale “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e drejtimit parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal, dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Bujar Fadil Sefa (alias Xaka) për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278/3 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Bujar Fadil Sefa (alias Xaka), dënohet me një dënim të vetëm prej 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burgim.

Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Bujar Fadil Sefa (alias Xaka), i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 10 (dhjetë) vjet burgim.
Vuajtja e dënimit të kryhet nga i pandehuri Bujar Fadil Sefa (alias Xaka) në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, gërma “a” të Ligjit Nr. 81/2020 “PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË PARABURGOSURVE”.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Lavdërim (alias Lulzim) Alimani, për kryerjen e veprës penale të “Kultivim i bimëve narkotike” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal parashikuar nga neni 284 paragrafi 1, dhe në lidhje e nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 9 (nëntë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Lavdërim (alias Lulzim) Alimani, për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 283 paragrafi 1 dhe në lidhje e nenin 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 11 (njëmbëdhjetë) vjet

Deklarimin fajtor të të pandehurit Lavdërim (alias Lulzim) Alimani, për veprën penale “Grup i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet

Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Lavdërim (alias Lulzim) Alimani, dënohet me një dënim të vetëm prej 12 (dymbëdhjetë) vjet

Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Lavdërim (alias Lulzim) Alimani, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) vjet

Vuajtja e dënimit të kryhet nga i pandehuri Lavdërim (alias Lulzim) Alimani, në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, gërma “a” të Ligjit Nr. 81/2020 “PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË PARABURGOSURVE”.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Skënder Halim Velja, për kryerjen e veprës penale “Kultivim i bimëve narkotike” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 284 paragrafi 1 dhe në lidhje e nenin 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet

Deklarimin fajtor të të pandehurit Skënder Halim Velja, për veprën penale “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e drejtimit parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal, dënimin e tij me 5 (pesë) vjet

Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Skënder Halim Velja, dënohet me një dënim të vetëm prej 13 (trembëdhjetë) vjet

Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Skënder Halim Velja, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) vjet e 8 (tetë) muaj
Vuajtja e dënimit të kryhet nga i pandehuri Skënder Halim Velja, në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, gërma “a” të Ligjit Nr. 81/2020 “PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË PARABURGOSURVE”.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Agron Rap Asllanaj, për kryerjen e veprës penale të për kryerjen e veprës penale “Kultivim i bimëve narkotike” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 284 paragrafi 1 dhe në lidhje e nenin 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 9 (nëntë) vjet
Deklarimin fajtor të të pandehurit Agron Rap Asllanaj, për veprën penale “Grup i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet

Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Agron Rap Asllanaj, dënohet me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vjet

Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Agron Rap Asllanaj, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj
Vuajtja e dënimit të kryhet nga i pandehuri Agron Rap Asllanaj, në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, gërma “a” të Ligjit Nr. 81/2020 “PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË PARABURGOSURVE”.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Armand Hamit Dërvishi, për kryerjen e veprës penale “Kultivim i bimëve narkotike” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 284 paragrafi 1 dhe në lidhje e nenin 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 9 (nëntë) vjet

Deklarimin fajtor të të pandehurit Armand Hamit Dërvishi, për veprën penale “Grup i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Armand Hamit Dërvishi, dënohet me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vjet burgim.

Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Armand Hamit Dërvishi, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

Vuajtja e dënimit të kryhet nga i pandehuri Armand Hamit Dërvishi, në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, gërma “a” të Ligjit Nr. 81/2020 “PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË PARABURGOSURVE”.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Saba Hasan Shehi, për kryerjen e veprës penale “Kultivim i bimëve narkotike” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 284 paragrafi 1 dhe në lidhje e nenin 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 9 (nëntë) vjet

Deklarimin fajtor të të pandehurit Saba Hasan Shehi, për veprën penale “Grup i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Saba Hasan Shehi, dënohet me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vjet burgim.

Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Saba Hasan Shehi, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.
Vuajtja e dënimit të kryhet nga i pandehuri Saba Hasan Shehi, në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, gërma “a” të Ligjit Nr. 81/2020 “PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË PARABURGOSURVE”.

Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Vait Selman Taka për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” parashikuar nga nenet 283/1 i Kodit Penal, pasi nuk provohet se e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.
Në aplikim të neneve 261 pika 1, gërma “a” dhe 389 të K.Pr.Penale urdhërohet shuarja e masës së sigurimit “Arrest në burg”, caktuar ndaj të pandehurit Vait Selman Taka me vendimin Nr. 47 datë 23.05.2023 Gjykatës së Posaҫme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurit Vait Selman Taka, nga ambjentet e paraburgimit nëse nuk mbahet apo nëse nuk duhet të mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonjë vepër tjetër penale.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Asim Xhaferr Pulaci, për kryerjen e veprës penale “Kultivim i bimëve narkotike” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 284 paragrafi 1 dhe në lidhje e nenin 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 9 (nëntë) vjet
Deklarimin fajtor të të pandehurit Asim Xhaferr Pulaci, për veprën penale “Grup i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Asim Xhaferr Pulaci, dënohet me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vjet burgim.

Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Asim Xhaferr Pulaci, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 (gjashtë) vejt e 8 (tetë) muaj burgim.
Vuajtja e dënimit të kryhet nga i pandehuri Asim Xhaferr Pulaci, në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, gërma “a” të Ligjit Nr. 81/2020 “PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË PARABURGOSURVE”.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Edison Ilir Xaka, për kryerjen e veprës penale “Kultivim i bimëve narkotike” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 284 paragrafi 1 dhe në lidhje e nenin 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 9 (nëntë) vjet
Deklarimin fajtor të të pandehurit Edison Ilir Xaka, për veprën penale “Grup i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Edison Ilir Xaka, dënohet me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vjet burgim.

Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Edison Ilir Xaka, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 (gjashtë) vejt e 8 (tetë) muaj burgim.
Vuajtja e dënimit të kryhet nga i pandehuri Edison Ilir Xaka, në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, gërma “a” të Ligjit Nr. 81/2020 “PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË PARABURGOSURVE”.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Xhemal Skënder Zogu, për kryerjen e veprës penale “Kultivim i bimëve narkotike” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 284 paragrafi 1 dhe në lidhje e nenin 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 9 (nëntë) vjet
Deklarimin fajtor të të pandehurit Xhemal Skënder Zogu, për veprën penale “Grup i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet
Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Xhemal Skënder Zogu, dënohet me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vjet burgim.

Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Xhemal Skënder Zogu, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.
Vuajtja e dënimit të kryhet nga i pandehuri Xhemal Skënder Zogu, në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, gërma “a” të Ligjit Nr. 81/2020 “PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË PARABURGOSURVE”.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Shkëlqim Vesel Ismaili, për kryerjen e veprës penale “Kultivim i bimëve narkotike” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 284 paragrafi 1 dhe në lidhje e nenin 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 9 (nëntë) vjet
Deklarimin fajtor të të pandehurit Shkëlqim Vesel Ismaili, për veprën penale “Grup i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet
Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Shkëlqim Vesel Ismaili, dënohet me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vjet burgim.

Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Shkëlqim Vesel Ismaili, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.
Vuajtja e dënimit të kryhet nga i pandehuri Shkëlqim Vesel Ismaili, në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, gërma “a” të Ligjit Nr. 81/2020 “PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË PARABURGOSURVE”.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Ahmet Hasan Pulaci, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Ahmet Hasan Pulaci, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 2 (dy) vjet
Vuajta e dënimit për pjesën e pavuajtur të kryhet nga i pandehuri Ahmet Hasan Pulaci, në një burg të sigurisë së zakonshme.

Në lidhje me provat materiale.******
Shpenzimet proceduriale të bëra gjatë hetimeve paraprake dhe ato gjyqësore i ngarkohen të pandehurve që u shpallën fajtor në mënyrë solidare.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brënda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.
Tiranë, më datë 01.07.2024

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Ambasadori amerikan mbledh në pritje politikanë! Berisha mbetet non grata, Eric Wendt nuk e fton në ceremoni

03/10/2026

“Berisha i lau duart që në 1997”, Beqiri: Rama në SHBA sepse nuk ka bërë ‘21 janarin’, ‘Gërdecin’…

03/10/2026

Ika nga dasma, Eli Fara rrëfen momentin e saj më të çuditshëm: Dola jashtë, mora makinën dhe u largova

02/10/2026

Mes lotësh, Alketa Vejsiu kujton momentet e fundit me babanë e saj: Krenare që jam vajza e një njeriu të thjeshtë

02/10/2026

U përfol si opinioniste e Big Brother Vip, Alketa Vejsiu reagon për herë të parë

02/10/2026

Eli Fara thyen heshtjen për videot intime me Adi Hilën/ Nuk kisha dijeni për kamerat e vendosura në banesë

02/10/2026

“Duam 50 mln lekë ose të hedhim në erë biznesin”/ Kërcënohet biznesmeni në Peshkopi, kërkesa iu dërgua me një kuti picash, policia blindon zonën

02/10/2026

Dema i Rrushit në videot treshe dhe biznesmenia që e godet me shkop Ad Hila, kush paguante për organizimin e orgjive me artiste, moderatore dhe politikane

02/10/2026

Berisha jashtë pritjes së Eric Wendt, sinjali i parë amerikan pas debatit për “non gratën”

02/10/2026

Perla/Zegjineja “sherr”me Mziun – “Vajte në plazh, nuk mendove për reformën!”

02/10/2026

Çfarë po kurdis Luizi?! Fenomeni i BBV rikthehet sonte në ekran me Alketa Vejsiun, “shënjestron” Sara Hoxhën: E di ti ç’ndodh me mua në TV

02/10/2026

“Adin e njoh që në rini, ishte i varfër”/ Hervin Çuli: Lëreni të qetë bashkëshorten e Hilës, spekulime të neveritshme

02/10/2026

“Unë e vrava, më vjen keq”, ekzekutoi shqiptarin, italiani pranon krimin, u jep familjarëve të viktimës 5 mijë euro

02/10/2026

Ekstradohet nga Dubai në Belgjikë Eldi Dizdari: Eksponenti i “Kompania Bello” do të vuajë dënimin me 10 vite burg

02/10/2026

“Do mbajë përgjegjësi”, Petro Koçi: Vlora Hyseni tradhtoi misionin e saj, akt shumë i rëndë

02/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Ambasadori amerikan mbledh në pritje politikanë! Berisha mbetet non grata, Eric Wendt nuk e fton në ceremoni
  • “Berisha i lau duart që në 1997”, Beqiri: Rama në SHBA sepse nuk ka bërë ‘21 janarin’, ‘Gërdecin’…

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.