• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Bisedat e “SKY”/ Gafat e të fortëve që sollën identifikimin e tyre, njëri mburrej hapur…

30/06/2024
in Kronikë
Bisedat e “SKY”/ Gafat e të fortëve që sollën identifikimin e tyre, njëri mburrej hapur…

Shumë nga personazhet e botës së krimit që kanë përdorur aplikacionin “Sky”, janë maskuar përmes kodeve dhe nofkave të vendosura, por sërish ata janë treguar të pakujdesshëm në komunikimet që kanë kryer me njëri-tjetrin.

Disa kanë pasur një zhdërvjelltësi të plotë në kryerjen e bisedave, ndërsa disa të tjerë janë siguruar mirë, por sërish një gabim i vetëm ka sjellë zbulimin e plotë të tyre.

Në dhjetëra e dhjetëra biseda, figurat e botës së krimit janë kujdesur të mos zbulohen por koha kaloi dhe ata filluan të bëjnë gabime në aplikacionin “Sky”, pasi kanë ndjerë një siguri të tepruar se ky aplikacion nuk do përgjohej ndonjëherë nga autoritet shqiptare.

Por koha e solli që aplikacioni u zbërthye nga autoritet Francese dhe Belge, duke sjellë dhe shpërndarjen e bisedave.

Ervis Martinaj, njeriu më i kërkuar i Drejtësisë Shqiptare dhe njëherësh personi me fatin më mister rreth ekzistencës ose jo të tij, është zbuluar nga një mesazh i vetëm ngushëllimi.

Shkodrani Bardhyl Mavraj me përdorues “2Q4RSM” i shkruan në 18 shkurt përdoruesit të kodit “NP8LS4”,: ”…si je shok a je mirë, mora vesh për nusen e axhës. Ngushëllimet e mija, zoti ju forcoftë…”.

Ndërsa nga ana tjetër kodi “NP8LS4” i përgjigjet shkurt “…flm…”.

Nga verifikimet që ka kryer prokuroria e Posaçme SPAK dhe nga informacionet e siguruara në rrugë operative nga policia gjyqësore, Bardhyl Mavraj dhe Behar Brajoviq në këtë periudhë, ka pasur kontakte dhe bashkëpunim me biznesmenin Ervis Martinaj.

Nga ana e SPAK, është bërë verifikimi i Gjendjes Civili të Ervis Martinaj, babait të tij Mustafës dhe xhaxhait të Ervisit, Faik Martinaj.

Sipas SPAK, Faik Martinaj ka qenë i martuar me Z.Martinaj, e cila ka ndëruar jetë në 13 shkurt 2021. Z…, është gruaja e xhaxhait “axhës” së biznesmenit të lojërave të fatit Ervis Martinaj.

Nisur nga ky verifikim por dhe nga përmbajtja e bisedave të tjera, me kontekst se bisedat për kryerjen e takimeve liheshin tek hotel “Arbëria” në Kurbin, SPAK ka krijuar bindjen e plotë se përdorues i kodit “NP8LS4” i përket përdoruesit, Ervis Martinaj.

Një tjetër kod që ka folur zbuluar totalisht dhe ka qenë më i lehti për t’u identifikuar nga SPAK, është ai me emrin “Alkatraz”.

Në fakt ky emër personifikon një nga burgjet më të egra në San Francisco të Amerikës. Përdoruesi i këtij kodi ka qenë më trimi, pasi fliste hapur dhe mburrej që ishte Nuredin Dumani.

Mburja dhe identifikimi i tij, pasqyrohet jo vetëm tek emri i koduar “Alkatraz” por edhe tek përdorimi tjetër i emrit të koduar “Toto Rinaa”.

Në 14 shkurt 2021, mbrëmjen e “Shën Valentinit” Bardhyl Mavraj bisedon me përdoruesin e kodit “XNLTTP” “Alkatraz”, ku ky i fundit i shkruan:

“…vlla dua të them nji fjalë për besnikrin time mos e ver dyshim koha tregon. Z’dua as ti t’jesh siklet, unë quhem Nuredin Dumani, “Luli” më njofin datëlindja 1987/26/04…Dua të rrish i qet për çdo gjë, s’jam ke fjalët pork e veprat, zdo zhgënjehesh se unëboj ndrrim…”.

Nga ana tjetër, Bardhyl Mavraj i përgjigjet duke shkruar se: “…qosh me jetë vëlla, ishalla vetëm mir dëgjoj për ty por është kjo që nëse bahena me ba punë dhe me nimu njëri-tjetrin, s’do zhgënjehesh as ti. Për sa i përket ati Talos, të them unë personalisht skam asnjë info dhe se njof fare se smë ka pas interesu, por me pyt miq e shokë mase dhe na del diku, por konkrete është puna e këtij Dorit që folëm…”.

Pikërisht duke parë këtë përmbajtje, SPAK ka verifikuar të dhënat e Nuredin Dumanit në Gjëndjen Civile, ku rezultoi se ditëlindja e tij përputhet dhe me përmbajtjen e tekstit.

Ndërsa Klaudor Haka, njeriu që vrojtonte për të vrarë Kleanth Musabelliun është identifikuar nga një moment i vetëm, kur një skuadër e “Shqiponjave”, e kanë arrestuar me një pistoletë në trup.

Klaudor Haka, ka përdorur kodin C5FFC8 dhe në një moment në 16 korrik 2020 ai i dërgon një foto Pëllumb Gjokës, e cila tregon rrugën “Teodor Rusvelt” dhe orjenton në lidhje me banesën e mundshme të një personi që po vëzhgon.

Në vazhdimësi Klaudor Haka, i shkruan Gjokës:  “…kam një favor se jam në lagjen time dhe një xhiro me bo, kam 2-3 veta që i përshëndes…”.

Por teksa mundoheshin dhe bënin planin për të vrarë Kleanthin, në 24 shtator 2020 Behar Bajri i shkruan Pëllumb Gjokës, duke i thënë: “…e kanë kapur Dorin me armë, a thu kemi mundësi me ja thy gjëlpanën… e kanë kap në Tiranë tek “Liqeni i Thatë”, postobllok tek 1…”.

Nga ana tjetër, Pëllumbi i shkruan Beharit: “…e kanë kap “Shqiponjat”, ja kanë ba fotot sa e kanë kap…”.

SPAK, ka verifikuar dokumentet në komisariatin Nr.1 në Tiranë, duke konstatuar se personi që është arrestuar nga policia në datën 24 shtator 2020, është Klaodor Hakaj.

Nga ana tjetër, Olti Bistri, është identifikuar gjatë një bisede që ka zhvilluar me Pëllumb Gjokën, duke i pohuar këtij të fundit se ndodhet jashtë shtetit pasi kishte marë disa ditë lejë.

Nga verifikimet e SPAK, rezultoi se Olti Bistri ka marrë lejë në muajin Mars në Drejtorinë e Policisë për të shkuar në Athinë.

Kurse vetë biznesmeni Pëllumb Gjoka, i cili ka përdorur kodin “7142D9” është identifikuar nga vajza e hallës së tij, Lulë Zefi. Në të njëjtë bisedë është identifikuar dhe Ardit Hasanbegaj, i cili në datën 16 shkurt 2020 mbante postin e zv/drejtorit të Policisë Shkodër dhe përdorte kodin “DGLXJM”.

Në 16 shkurt 2020 Hasanbegaj i shkruan kodit 7142D9 duke i thënë: “…shoku, për një tokë në emrin tënd, ka ardhur një femër seç ka bërë një letër ankohej. Ishte ankuar lart dhe na çuan neve, por pa merak se tek mua vjen. Është vajza e një gruaje që ka bërë kontratë toke të një sipërfqe 100 dynym, me sa më kujtohet. Ja kanë marrë nënës me mashtrim dhe mua që ankohem më kanë gjuajtur disa herë dhe kanë dashur të më vrasin. Dhe e kishte me ty. Është e martuar në Laç…”.

Kurse përdoruesi i kodit 7142D9 ia ka kthyer si më poshtë vijon: “…vëlla ajo është vajza e hallës time, është e çmendur, është e çmendur për zotin…”.

Por “DGLXJM” mes të tjerave i shkruante se: “…ti je në rregull, një të trembur 100 dynym, ç’të duhet. I ke futur edhe lejen e resortit tani, na lerë ne fukarenjve…”.

Nga verifikimet e kryera nga SPAK, ka rezultuan se personi që kishte shkuar të bentë kallëzimin në policinë Shkodër, është pikërisht Lulë Zefi, e cila është vajza e hallës së biznesmenit Pëllumb Gjoka.

/a.r

Më të lexuarat

  • Si Trump e shndërroi NATO-n në një Bankomat

    Si Trump e shndërroi NATO-n në një Bankomat

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Prokurori italian ngre alarmin për drogën vdekjeprurëse: Po bëhet “ari” i ri i krimit të organizuar!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ‘Më gënjyen Elisa me Bushatin’, neomalësorja tentativa për t’u rikthyer në PS pas zbehjes së protestës, 12 deputetët që i premtuan nuk u larguan nga PS-ja

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gazetarët e Fanes në krye të protestës për të drejtat e tyre apo që pronari të mos paguajë 6.4 milionë euro taksa?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nuk ndalen skandalet për Sánchez, numri i të pandehurve në PS-në spanjolle ia kalon deputetëve në Kongres!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Na hodhën bombën mbi shtëpi, dyert u mbushën me plumba”, Bardhi: Një vajzë e re në jetën time

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Bëri fushatë duke nxjerrë b*thën jashtë, pse Alfred Lela nuk u zgjodh në Kryesinë e PD-së

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Shkelje te Ministria e Arsimit/ KLSH kërkon për herë të dytë shkarkimin e Sekretarit të Përgjithshëm, Erzen Tola

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Izraeliti që mashtroi gjithë botën – Zbulohet rrjeti kriminal me Call Centera i Roy Garine, emrat e bashkëpunëtorëve në Shqipëri!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Deputet i shitur”/ Braçe debaton me aktivisten: Avash se më “lave”, ju hidhni ushqimin në rrugë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!