• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Zbulohen 111 mijë paund të fshehura në kamionin që transportonte makina nga Anglia

28/06/2024
in Kronikë
Zbulohen 111 mijë paund të fshehura në kamionin që transportonte makina nga Anglia

Policia ka bërë të ditur se ka zbuluar dhe sekuestruar një sasi prej 111 mijë paunde të padeklaruara në Portin e Durrësit.

Sipas policisë, pandet janë gjetur të fshehura në një kamion që transportonte makina nga Anglia. Për këtë rast janë proceduar penalisht dy persona.

“Operacioni, rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me homologët britanikë, ka fokus goditjen e veprimtarive kriminale në të gjitha pikat e kalimit kufitar.

Goditen në PKK Port, Durrës, 1 rast i mosdeklarimit të parave të dyshuara me burim krimin dhe 1 rast i kontrabandimit të mallrave për të cilat paguhet akcizë.

Sekuestrohen në hyrje të Shqipërisë, 111 000 paunde dhe mallra me vlerë 900 euro.

Procedohen penalisht 2 shtetasit që transportonin paratë dhe mallrat, me automjete me targa britanike.

Në kuadër të Memorandumit të Mirëkuptimit të lidhur ndërmjet Ministrisë së Brendshme, Mbretërisë se Bashkuar dhe Irlandës se Veriut, për shkëmbimin e informacionit për qëllime që lidhen me emigracionin, si dhe në zbatim të urdhrit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, për ngritjen dhe funksionimin me kohë të plotë të Task-Forcës së Përbashkët ndërmjet Policisë se Shtetit dhe Autoriteteve Britanike, për Migracionin, shërbimet e Policisë Kufitare, autoritetet doganore, specialistët për Hetimin e Krimeve të drejtorive vendore të Policisë dhe ekspertët e kompanisë së skanimit S2, të koordinuar me përfaqësuesit e Ambasadës se Mbretërisë se Bashkuar, në Shqipëri, janë angazhuar për finalizimin e operacionit policor mbarëkombëtar, të koduar “Portat”, me objektiv goditjen e veprimtarive kriminale në të gjitha pikat e kalimit kufitar.

Gjatë kësaj faze të operacionit, në bazë të analizës së riskut dhe shkëmbimit të informacionit ndërmjet 2 partnerëve, në PKK Port, Durrës, në hyrje të Shqipërisë, u kaluan për kontrolle në vijë të dytë:

-mjeti bizarke, me targa të Mbretërisë së Bashkuar, me drejtues shtetasin N. V., 47 vjeç, banues në Klos. Nga kontrollet në këtë mjet dhe në 8 automjetet që transportoheshin me të, u gjetën në total 111 000 paunde, të padeklaruara konform ligjit dhe të dyshuara me burim krimin. Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, nisi procedimi në gjendje të lirë për 47-vjeçarin dhe u sekuestrua më cilësinë e provës materiale, shuma e paundeve;

-mjeti tip “Audi”, me targa të Mbretërisë së Bashkuar, me drejtues një shtetas shqiptar me qëndrim në Angli. Nga kontrollet në këtë mjet, u gjetën mallra për të cilat paguhet akcizë, me vlerë rreth 900 euro. Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, nisi procedimi në gjendje të lirë për drejtuesin e mjetit dhe u sekuestruan më cilësinë e provës materiale, mallrat.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Përvetësimi i parave ose mallrave qe rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” dhe “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”.

Policia e Shtetit është plotësisht e angazhuar që në kuadër të operacionit “Portat”, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese të Mbretërisë së Bashkuar, të marrë të gjitha masat për të parandaluar dhe goditur çdo veprimtari të kundërligjshme në të gjitha pikat e kalimit kufitar, të cilat cenojnë sigurinë publike dhe atë të qytetarëve të këtyre vendeve”, njofton policia.

/a.r

Më të lexuarat

  • “Deputet i shitur”/ Braçe debaton me aktivisten: Avash se më “lave”, ju hidhni ushqimin në rrugë

    “Deputet i shitur”/ Braçe debaton me aktivisten: Avash se më “lave”, ju hidhni ushqimin në rrugë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “E kam edhe personale”, Koçeku mesazh të fortë për Ramën në “Financial Times”: Nuk luftojmë për t’u larguar!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama refuzoi ngritjen e dy komisioneve hetimore, PD çon në Kushtetuese Peleshin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si i vjedh Eral Myftaraj paratë publike me tendera korruptivë, kontrata e dokumente false, ‘xhepi’ i Bledi Çuçit përlau 40 milionë euro nga buxheti i shtetit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Komplot ndaj shtetit? Nis ngritja e Kuvendit të Revolucionit, zbulohen emrat e 700 kandidatëve, shërbimet në alarm

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Je pa shtyllë kurrizore, Agron, dhe qesharak”, protestuesi kërkon dëbimin e Shehajt: Kokërr mashtruesi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ILDKPKI “zbyth” Silvana Barën dhe Tano Karidin e Mjekësisë, bllokon shkarkimin e Edit Xhajanka

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tre ditë në survejim/ Si u kap në Durrës “koka“ e grupit kriminal, SPAK zbardh detajet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Radhë të gjata dhe deri në 5 orë vonesa, Von der leyen pranon ‘dështimin’ e sistemit të ri dixhital të BE-së

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • OBSH shpall fundin e shpërthimit të Hantavirusit: Nuk ka raste të reja që prej 25 majit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!