AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

EMRI/ Merrte ryshfet për kalimin drejt vendeve të BE, AMP arreston punonjësin e policisë së Rinasit të shpallur në kërkim

by SHT Media
27/06/2024
in Kronikë
6
0
EMRI/ Merrte ryshfet për kalimin drejt vendeve të BE, AMP arreston punonjësin e policisë së Rinasit të shpallur në kërkim
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka arrestuar Briken Terziun, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorim detyre”.

“Në vijim të komunikatës së datës 04.06.2024, mbi ekzekutimin e masave të sigurimit personal ndaj 8 punonjësve të policisë, efektivë në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas dhe pas shpalljes në kërkim të punonjësit të policisë, Inspektor B. T., 39 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka bërë të mundur sot arrestimin dhe ekzekutimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, të vendosur ndaj tij nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Caktimi i masave të sigurimit personal ndaj punonjësve të policisë u bë i mundur si rezultat i hetimeve disa mujore të zhvilluara nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, duke aplikuar edhe metoda speciale të hetimit, nëpërmjet të cilave u siguruan prova dhe fakte për implikimin e tyre në veprimtari kriminale”, njofton AMP.

Kujtojmë se më 3 qershor, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar urdhërarestet të lëshuara nga Prokuroria e Tiranës, ndaj zyrtarëve policorë në Rinas përfshirë këtu urdhrin ‘arrest me burg’ Inspektor Briken Tereziu me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor në Aeroportin e Rinasit.

Gjithashtu ‘arrest me burg’ është lëshuar dhe për Eneo Sulejamanaj, i dyshuar për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Urdhri arrest në shtëpi është ekzekutuar për Sokol Xhika, Ermal Mesi, Aris Drini, ndërsa ‘detyrim për t’u paraqitur’ është lëshuar për  Ylli Prençi, Rei Shenjtolli, Enkis Aliaj, Argil Hasa.

Po kështu, aktualisht vazhdojnë hetimet edhe në gjendje të lirë edhe për 8 punonjës policie të tjerë, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, të dyshuar të përfshirë në të njëjtin aktivitet kriminal.

Caktimi masave të sigurimit personal ndaj shtetasve të sipërcituar, u bë i mundur si rezultat i hetimeve disa mujore të zhvilluara nën drejtimin e Prokuorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Tirasnë, duke aplikuar edhe metoda speciale të hetimit, nëpërmjet të cilave u siguruan prova dhe fakte për implikimin e tyre në veprimtari të kundraligjshme.

Konkretisht, për periudhën Mars 2023- Mars 2024, shtetasi Enea Sulejmani, posedues i një agjensie turistike “Bus Albania”, me objekt veprimtarie ndër të tjera edhe “tregtim të biletave të avionit” mbante kontakte të vazhdueshme me kontrollorin e policisë kufitare në Aeroportin Rinas, Inspektor Briken Tereziu, të cilit i dërgonte të dhëna dhe dokumente udhëtimi të personave që nuk iu lejohej udhëtimi drejt vendeve të BE-së dhe ky i fundit personalisht apo nëpërmjet kolegëve të tij, rast pas rasti, në varësi të problematikave, kundrejt shumave monetare që varionin në vlera të ndryshme, lejonin kalimin e tyre sipas destinacioneve./m.j

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Ika nga dasma, Eli Fara rrëfen momentin e saj më të çuditshëm: Dola jashtë, mora makinën dhe u largova

02/10/2026

Mes lotësh, Alketa Vejsiu kujton momentet e fundit me babanë e saj: Krenare që jam vajza e një njeriu të thjeshtë

02/10/2026

U përfol si opinioniste e Big Brother Vip, Alketa Vejsiu reagon për herë të parë

02/10/2026

Eli Fara thyen heshtjen për videot intime me Adi Hilën/ Nuk kisha dijeni për kamerat e vendosura në banesë

02/10/2026

“Duam 50 mln lekë ose të hedhim në erë biznesin”/ Kërcënohet biznesmeni në Peshkopi, kërkesa iu dërgua me një kuti picash, policia blindon zonën

02/10/2026

Dema i Rrushit në videot treshe dhe biznesmenia që e godet me shkop Ad Hila, kush paguante për organizimin e orgjive me artiste, moderatore dhe politikane

02/10/2026

Berisha jashtë pritjes së Eric Wendt, sinjali i parë amerikan pas debatit për “non gratën”

02/10/2026

Perla/Zegjineja “sherr”me Mziun – “Vajte në plazh, nuk mendove për reformën!”

02/10/2026

Çfarë po kurdis Luizi?! Fenomeni i BBV rikthehet sonte në ekran me Alketa Vejsiun, “shënjestron” Sara Hoxhën: E di ti ç’ndodh me mua në TV

02/10/2026

“Adin e njoh që në rini, ishte i varfër”/ Hervin Çuli: Lëreni të qetë bashkëshorten e Hilës, spekulime të neveritshme

02/10/2026

“Unë e vrava, më vjen keq”, ekzekutoi shqiptarin, italiani pranon krimin, u jep familjarëve të viktimës 5 mijë euro

02/10/2026

Ekstradohet nga Dubai në Belgjikë Eldi Dizdari: Eksponenti i “Kompania Bello” do të vuajë dënimin me 10 vite burg

02/10/2026

“Do mbajë përgjegjësi”, Petro Koçi: Vlora Hyseni tradhtoi misionin e saj, akt shumë i rëndë

02/10/2026

Rama zbulon takimin me Trump dhe ironizon: Meqë s’e takova dot, u detyrova ta bëj me IA…

02/10/2026

Videot intime / Zbardhet dëshmia e Hilës në polici: Kamerat i vendosa për sigurinë e banesës, nuk kishin memorie

02/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Ika nga dasma, Eli Fara rrëfen momentin e saj më të çuditshëm: Dola jashtë, mora makinën dhe u largova
  • Mes lotësh, Alketa Vejsiu kujton momentet e fundit me babanë e saj: Krenare që jam vajza e një njeriu të thjeshtë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.