• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Samiti i Paqes për Ukrainën, Begaj: Formula e Zelenskit, më e drejta. Rusia të mbajë përgjegjësi

16/06/2024
in Politikë
Samiti i Paqes për Ukrainën, Begaj: Formula e Zelenskit, më e drejta. Rusia të mbajë përgjegjësi

Presidenti Bajram Begaj ka bërë thirrje për një rrugë imediate drejt paqes në Ukrainë, për të ndalur tragjedinë njerëzore dhe konfliktin që rrezikon Europën e vetë botën.

Z. Begaj iu drejtua të dielën Samitit të Paqes për Ukrainën. Para liderëve botërorë të mbledhur në qytetin Burgenstok të Zvicrës, presidenti deklaroi: “Shqipëria e konsideron formulën e paqes të presidentit Volodimir Zelenski si mënyrën për të rikthyer një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme për Ukrainën. Çdo proces paqeje duhet të drejtohet nga Ukraina.”

Presidenti Begaj konfirmoi vijimësinë e mbështetjes për Ukrainën derisa të arrihet paqja, në përputhje me Kartën e OKB-së, duke respektuar sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, ndërsa nënvizoi faktin që Rusia duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet e saj.

“Rruga drejt paqes nuk duhet të jetë kurrë një rrugë dorëzimi. Ajo duhet të jetë një rrugë e ndërtuar me guximin për të mbajtur lart vlerat tona,” tha z. Begaj.

Begaj kërkon nga Moldavia dhe Kenia që të njohin Kosovën

Presidenti Bajram Begaj ka kërkuar nga homologia Maia Sandu, që Moldavia të njohë pavarësinë e Kosovës.

Në një takim që dy krerët e shteteve mbajtën në Lucernë të Zvricrës, në kuadër të Samitit të Paqes për Ukrainën, z. Begaj veçoi kontributet e Moldavisë në mbrojtjen territoriale dhe të rendit në Kosovë.

“Gjatë takimit tonë konfirmova mbështetjen e Shqipërisë për Moldavinë në rrugën e saj drejt BE-së. I kërkova të rimendojë vendimin për njohjen e Kosovës dhe të mbështesë anëtarësimet e saj ndërkombëtarisht. Jemi mirënjohës për kontributet e Moldavisë në KFOR,” njoftoi presidenti Begaj nëpërmjet rrjetit “X”.

Çështjen e Kosovës, presidenti Begaj e trajtoi edhe gjatë takimit me homologun afrikan të Kenies, Uilliam Ruto (o. William), të cilit i përsëriti kërkesën për njohjen zyrtare, duke theksuar se një lëvizje e tillë i shërben zgjerimit të frymës së paqes dhe sigurisë. “Shqipëria dhe Kosova,” theksoi z. Begaj, “janë në të njëjtën linjë të politikës së bashkëpunimit kolektiv për shmangien e konflikteve.”

Presidenti i Shqipërisë zhvilloi gjithashtu takime me homologët e Kosovës, Malit të Zi, Sllovenisë, si dhe me drejtues të organizatave që marrin pjesë në Samitin për Ukrainën, përfshi edhe presidentin e Këshillit Evropian, Sharl Mishel (o. Charles Michel). /X

/a.r

Më të lexuarat

  • Burri i Elisa Spiropalit shfaqet me ROLEX, ndërkohë shqiptarët protestojnë kundër korrupsionit

    Burri i Elisa Spiropalit shfaqet me ROLEX, ndërkohë shqiptarët protestojnë kundër korrupsionit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • SPAK shpartallon perandorinë kriminale të Isa Aliut, si u investuan milionat e kokainës në resorte dhe vila luksoze

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tonelata drogë nga Amerika e Jugut në Europë, kush është Eldi Dizdari që u godit nga SPAK

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pritet arrestimi nga SPAK / Shkarkohet Arlinda Pogaj, drejtoresha e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara, ndau qindra milionë euro me klientët e burrit dhe figura të krimit. Ka mbushur një shtëpi me para në Elbasan?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Selin: Kam menduar ta lë në gjysmë Big Brother, por nuk më linte egoja të dorëzohesha

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nxitje dhune dhe bllokim rrugësh / Policia identifikon organizatorët e protestës nga punonjësit e OJF-ve tek bankierët, priten veprime të forta ligjore dhe dhjetëra shoqërime

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kokainë, prona të tjetërsuara dhe 500 milionë euro të sekuestruara, Klodiana Lala tregon si nisi hetimi për dosjen ‘Aruba’!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Në takim, njëri me inicialet E.R”, Artan Hoxha zbulon detaje nga “samiti” në Aruba: Çfarë më tha Artur Shehu

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Misteri i liderit protestës: kush mund të jetë prapa saj?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ASHK e Goxhobellit, e kthyer në “bunker”. Kreu i KLSH: Nuk lejon auditimin, të ndërhyjë Parlamenti

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!