AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“Marrëveshja me Italinë, rast 100% unik”, Rama për ‘Financial Times’: Evropa është ballkanizuar!

by SHT Media
27/05/2024
in Politikë
6
0
“Marrëveshja me Italinë, rast 100% unik”, Rama për ‘Financial Times’: Evropa është ballkanizuar!
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Marrëveshja e Shqipërisë me Italinë për migrantët është unike, pavarësisht interesit nga qeveritë e tjera, deklaroi kryeministri Edi Rama duke shuar shpresat e disa kryeqyteteve të BE-së për të përsëritur këtë marrëveshje.

Roma dhe Tirana ranë dakord vitin e kaluar për të ngritur qendra në Shqipëri, ku do të regjistrohen disa mijëra emigrantë të nisur drejt Italisë dhe më pas do të presin që kërkesa e tyre për azil të shqyrtohet nga zyrtarët italianë.

Plani tërhoqi kritika nga grupet e të drejtave të njeriut, por gjithashtu ngjalli interes nga disa qeveri evropiane të qendrës së djathtë. Partia Popullore Evropiane e qendrës së djathtë madje e bëri atë pjesë të platformës së saj zgjedhore për zgjedhjet e qershorit për Parlamentin Evropian.

”Është unike, 100% unike”, tha Rama në një intervistë për ”Financial Times”.

Ai tha se edhe qeveri të tjera i ishin drejtuar për të parë nëse mund të përsërisnin marrëveshjen me Italinë.

“Unë thashë jo. Sepse nuk ka kuptim për mua. Italia është shumë e veçantë për ne, më shumë se një marrëdhënie strategjike. Është një miqësi e rrënjosur thellë”, tha Rama.

Rama tha se marrëveshja me Italinë bazohej në një histori të gjatë zbatimi të ndërsjellë të ligjit, me rojat bregdetare italiane që ndihmonin Shqipërinë të kontrollonte emigracionin në vitet 1990 dhe përpjekjet më të fundit të përbashkëta kundër kontrabandës së drogës.

Kritikët argumentojnë se plani ka probleme ligjore dhe kosto të larta. Por, nuk është një ide e re. Partnerët perëndimorë janë përpjekur të marrin ndihmën e Shqipërisë për migrantët, që kur ajo mirëpriti mijëra afganë të mbetur të ekspozuar ndaj talebanëve, pas tërheqjes së fuqive perëndimore në vitin 2020.

Lista filloi me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar.

”Boris Johnson më telefonoi dhe më tha se vlerësonte lidershipin tim dhe që të bënim  diçka së bashku”, kujton Rama.

”Le të kemi një marrëveshje që Britania e Madhe të sjellë në Shqipëri migrantët e paligjshëm për t’i mbajtur atje, për t’i përpunuar. Unë thashë, më falni, kjo nuk është e mundur”, shton Rama.

Ndryshe nga marrëveshja italiane, e cila është për strehimin deri në 3 000 persona në të njëjtën kohë, oferta e Mbretërisë së Bashkuar nuk ishte “një numër fiks”, tha Rama.

”Ishte për të gjithë ata që shkonin në BM… si një tranzit. Unë thashë se nuk ka asnjë mënyrë. Pastaj, kishim të tjera që nuk do t’i përmend. Ndër vendet më të pasura në Evropë”, shton ai.

Ai paralajmëroi kundër trajtimit të migracionit si një problem sigurie dhe veçanërisht për qeveritë që përpiqen ta transferojnë atë.

”Kjo çështje nuk mund të trajtohet duke e transferuar problemin”, thotë Rama.

”Përveç Shqipërisë, edhe vendet e tjera të Ballkanit mund të ndihmojnë nëse procesi do të strukturohej mirë dhe do të ruhej brenda ligjit ndërkombëtar”, tha ai.

Por, Evropa e ktheu atë në një çështje ideologjike, elektorale dhe harroi se do t’i duheshin njerëz për të shmangur një “dimër demografik” dhe një rënie ekonomike, për pasojë.

Më shumë se një milion shqiptarë kanë emigruar në BE dhe MB përgjatë viteve, një e treta e popullsisë totale të vendit.

”Lufta në Ukrainë më në fund ka ndryshuar lojën për zgjerimin”, tha Rama, duke shënuar rekordin më të mirë për ekzekutivin në largim të BE-së.

“Gjithashtu, falë Vladimir Putinit, një ndryshim ka ndodhur tashmë”, shton ai.

”Planet e reja të propozuara të BE-së për të përfshirë vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën praktike të bashkëpunimit, të tilla si transferimet e lehta dhe të lira të parave ose burokracia e reduktuar e tregtisë ndërkufitare, do të kishin qenë të pamundura të imagjinoheshin pesë vjet më parë”, tha ai.

”Nuk ka të bëjë me paratë”, shton Rama duke iu referuar një pakete prej gjashtë miliardë eurosh të ofruar për Ballkanin – një shumë që shumica e vendeve në rajon e konsiderojnë modeste.

”Ka të bëjë me hapjen e shtigjeve për t’u integruar dhe për të pasur të njëjtat kushte si anëtarët, duke mos qenë ende anëtar”, thekson ai.

Një kritik i procesit të ngadaltë të zgjerimit të BE-së, Rama vë në dukje se autoriteti moral i bllokut po zbehet.

”Evropa është ballkanizuar”, thotë ai.

”Ne ende e shikojmë Evropën si një vend ku do të mbrohemi nga shpërthimet e nacionalizmit që na çojnë në konflikte dhe luftëra. [Por] lëvizjet nacionaliste në Evropë jo vetëm që kanë gjetur një hapësirë ​​në politikë, por kanë infektuar ose prekur [lëvizjet e tjera]”, përfundon Rama për ”Financial Times”.

ATSH

Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1311 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.
SendShare2Tweet2
Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1311 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.

Lajmet e fundit

Trafikuan 90 kg kokainë me vlerë 3,6 milionë euro nga Amerika Latine, SPAK jep pretencën për 10 të akuzuarit! Ja dënimet që kërkoi (EMRAT)

25/11/2026

Berisha kërkon bashkimin e opozitës, gazetari: Po luan blofin, ai kërkon që t’u vjedhë votat! Do i telendisë kandidatët

25/11/2026

“Edhe unë jam përgjegjëse”- Spiropali pas përjashtimit: Më keq do shkojë! Ndjej faj që pushteti është ekstremisht i përqendruar në një dorë

25/11/2026

“Shkak ishin qëndrimet e mia politike”- U përjashtua nga grupi parlamentar i PS, Elisa Spiropali në konferencë: E marr si dekoratë faktin që…

25/11/2026

Erdhi nga Brazili dhe nuk kishin dokumentacionin për tregun shqiptar, AKU bllokon 64 tonë mish pule në Portin e Durrësit!

25/11/2026

Shiroka-Pula: Më shumë Kosovë në Shqipëri dhe më shumë Shqipëri në Kosovë, deri ditën kur të ngremë bashkë dollinë në Bruksel

25/11/2026

Veliaj kundërshton pezullimin e afateve të paraburgimit, kryebashkiaku i drejtohet Gjykatës së Lartë

25/11/2026

“Tensionet po përshkallëzohen”- Merz: Rusia kërkon më shumë se Ukrainën, po përshkallëzon tensionet në Evropë!

25/11/2026

Përgjimet e SkyECC/ Pas katër vitesh pranohet ekspertiza teknike e palës mbrojtëse, ja çfarë ngre raporti i specialistit italian

25/11/2026

Drama e pengjeve në qytetin turistik të Kolumbisë, lirohen të gjithë qytetarët! Vritet një nga autorët, policia shpërthen godinën

25/11/2026

Tirana mbledh mbi 600 investitorë nga BE dhe Ballkani Perëndimor, Ibrahimaj: Shqipëria synon më shumë investime në industri dhe teknologji

25/11/2026

Vox po fiton terren, shkrimtari spanjoll: Gabimi që i hapi rrugën së djathtës ekstreme

25/11/2026

GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës për pezullimin e afateve të paraburgimit

25/11/2026

Goditen disa grupe që shisnin drogë në shkollat e Shkodrës, 13 të arrestuar (VIDEO)

25/11/2026

Urdhëruan të qëllohej kushdo që kalonte, si u zbardhën vrasjet e civilëve në Ukrainë

25/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Trafikuan 90 kg kokainë me vlerë 3,6 milionë euro nga Amerika Latine, SPAK jep pretencën për 10 të akuzuarit! Ja dënimet që kërkoi (EMRAT)
  • Berisha kërkon bashkimin e opozitës, gazetari: Po luan blofin, ai kërkon që t’u vjedhë votat! Do i telendisë kandidatët

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.