AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Euro-skeptiku/ Formohet qeveria e re në Holandë: Do dalim nga rregullorja e BE-së, politikë më të rreptë për azilkërkuesit

by SHT Media
16/05/2024
in Botë
6
0
Euro-skeptiku/ Formohet qeveria e re në Holandë: Do dalim nga rregullorja e BE-së, politikë më të rreptë për azilkërkuesit
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Rregullat e BE-së për azilantët nuk janë të mirëpritura në Hollandë, nga qeveria e re e drejtuar nga nacionalisti Geert Wilders, i cili fitoi zgjedhjet parlamentare.

Këtë të enjte qeveria e koalicionit në Amsterdam, që u formua pas 6 muajsh bisedime rraskapitëse, ka thënë se do të heqë dorë nga këto rregulla dhe do të aplikojë politika më të rrepta për azilin.

Lideri i partisë së ekstremit të djathtë PVV njihet si euro-skpetik dhe qeveria e drejtuar prej tij do të paraqesë një kërkesë në Komisionin Evropian për një tërheqje nga politika evropiane e azilit sa më shpejt të jetë e mundur.

“Njerëzit pa një leje qëndrimi të vlefshme do të dëbohen me forcë nëse është e nevojshme”, thuhet në raportin 26 faqësh të përpiluar prej tyre.

Në planin e koalicionit katërpartiak thuhet se regjimi më i rreptë i azilit parashikon kontrolle më të forta kufitare dhe rregulla më të ashpra për azilkërkuesit që mbërrijnë në Holandë.

“Do të ndërmerren hapa konkretë drejt rregullave më të rrepta të hyrjes dhe azilit, si dhe paketës më gjithëpërfshirëse ndonjëherë për të kontrolluar migracionin. Kjo patjetër do ta bëjë Holandën më pak tërheqëse për azilkërkuesit. Njerëzit në Afrikë dhe Lindjen e Mesme do të fillojnë të mendojnë se mund të jenë më mirë diku tjetër. Ne do të përpiqemi të përdorim “optout” për azil, siç kanë bërë danezët. Kjo procedurë mund të marrë vite kohë nëse është e suksesshme”, tha Wilders pas prezantimit të planit.

Asaj çka Wilder i referohet si plani danez, është marrëveshja e negociuar nga Kopenhagen për të përjashtuar vendin nga detyrimi i politikave të përbashkëta të azilit të BE-së dhe qeveria e re holandeze planifikon t’i kërkojë Komisionit Evropian të njëjtën gjë.

Por Wilders tha se në afat të shkurtër, qeveria e re e krahut të djathtë do të synojë të përdorë ligjin holandez për të kufizuar atë që ai e quajti një “fluks azilkërkuesish”.

“Ajo që kemi sot në planin tonë është me të vërtetë politika më e ashpër kundër azilit që është zbatuar ndonjëherë në Holandë“, i tha ai AFP-së/m.j

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“4.2 milionë euro për Kanye, mbi 6 milionë në arkë”/ Gonxhja e quan fitim, matematika kërkon shpjegime

27/09/2026

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

27/09/2026

Analiza: Pse baza britanike në Fairford është thelbësore për SHBA-në

27/09/2026

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

27/09/2026

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

27/09/2026

A vazhdon të jetë i vi*gjër? At Nikolla Xhufka tregon si vepron kur përballet me tundimet: Tundim është dhe tani këtu me vajza të bukura

27/09/2026

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

27/09/2026

Djali i Elda Hotit në fushë me Kombëtaren, deputetja emocionon me dedikimin për bashkëshotin e ndjerë: Do të doja ta ndaja me ty

27/09/2026

U përplas me shtyllën, humb jetën 21-vjeçari në Cërrik, plagoset pasagjeri

27/09/2026

Falimenton media e vëllezërve Veshaj që i blenë Fidel Yllit për 300 mijë euro, biznesmenia Silvana Kulla e vetmja sponsore për platformën, dyshime për pastrim parash

27/09/2026

Marshim në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

27/09/2026

“Nuk ka asnjë firmë që më implikon”, Rama: Jam për të bërë histori, jo për të fryrë xhepat

27/09/2026

“Çështjet me drejtësinë janë personale”, Rama: S’ka korrupsion! Nuk jam palë me asnjë

27/09/2026

“Drejtuesit rrëshqasin nga binarët”, Rama: Vlora Hyseni në borxh me shqiptarët

27/09/2026

“Arrest shtëpie” për Vlora Hysenin, Rama: Masë ekstreme! Akuzat të provohen në mënyrë të paanshme

27/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “4.2 milionë euro për Kanye, mbi 6 milionë në arkë”/ Gonxhja e quan fitim, matematika kërkon shpjegime
  • Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.