• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

“Pse me këtë shpejtësi?!”, Mërnica rrëfen krimin: Policin e qëllova me plumb pas koke sapo ktheu shpinën

16/05/2024
in Kronikë
“Pse me këtë shpejtësi?!”, Mërnica rrëfen krimin: Policin e qëllova me plumb pas koke sapo ktheu shpinën

Po udhëtonte me shpejtësi kur gati sa nuk u përplas me efektivin e policisë Novruz Cenalia, në një prej rrugëve të fshatit Baltëz të Fierit. Përballë kësaj skene, polici i bëri me shenjë që të ndalonte. Zbritën nga makinat dhe shkëmbyen disa fjalë. Një moment që efektivi 28-vjeçar u kthye nga makina e tij, Azgan Mërnica nxori pistoletën dhe e qëlloi pas koke duke e lënë të vdekur në vend. Detajet e gjithë kësaj ngjarjeje të rëndë i ka dhënë vetë vrasësi 23-vjeçar, në dëshminë e tij para grupit hetimor.

“Isha duke ikur nga qyteti në fshat. Kisha marrë makinën e dajës. Do shkoja te daja dhe do lija nënën time aty. Isha me shpejtësi dhe i shkëmbeva me policin, i cili po shkonte nga fshati në qytet. Gati sa nuk u përplasa me të dhe ai më bëri me shenjë që të ndaloja. Zbritëm nga makina dhe bëmë llafe. Ai më tha ku shkon me këtë shpejtësi dhe më ofendoi. Kur ma bëri me dorë mua mu duk sikur më shau. Unë u nxeha. Në momentin që u kthye nga makina unë nxora pistoletën dhe e qëllova me një plumb pas koke”, ka thënë Mërnica para hetuesve, raporton gazetari Besar Bajraktaraj.

Sa i përket arratisë, ai ka thënë se gjatë 48 orëve që kërkohej nga policia ka lëvizur nëpër kanale duke u fshehur. Kishte dy ditë pa ngrënë dhe për këtë arsye shkoi tek shtëpia e dajës së tij. Aty më pas të afërmit e bindën të vetëdorëzohej, nga frika se mos vritej nga RENEA.

“Pastaj ika te daja dhe lashë makinën aty. Më pas u largova në këmbë në kanale. Kam lëvizur në këto kanale për 48 orë duke u fshehur. Po në hahej dhe bukë pasi kisha dy ditë pa ngrënë. Ika te shpia e dajës dhe këta kishin njoftuar policinë sepse kishin frikë se po më vriste RENEA. Pastaj më morën policët dhe më çuan në drejtori”, është shprehur më tej 23-vjeçari.

Azgan Mërnica akuzohet për vrasje të punonjësit të policisë dhe armëmbajtje pa leje.

/a.r

Më të lexuarat

  • OBSH shpall fundin e shpërthimit të Hantavirusit: Nuk ka raste të reja që prej 25 majit

    OBSH shpall fundin e shpërthimit të Hantavirusit: Nuk ka raste të reja që prej 25 majit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Revolta shkund qeverinë, paralajmërohet “prerje kokash”?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Njerëzit ty duhet të të vënë flakën…”/ Plas mes Bushatit dhe Bidos: Mbron hajdutët dhe tund flamurin e patriotizmit!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Paranoja e Edi Ramës me gjermanët: Fabula e udhëtimit misterioz të kreut të shërbimit sekret

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protesta / Avokati Dorian Matlija distancohet nga aktet e dhunës, platformat dhe kapja e mikrofonit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A mund ta ndryshojnë protestat ekuilibrin politik në Shqipëri?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protestat në Tiranë, reagon Ambasada e SHBA-ve, ja mesazhi për qytetarët amerikanë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Përfaqësuesit e protestës do të dalin me Kryeministrin”, Sara Mila jep lajmin: Jemi drejt dialogut

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama reagon sërish për protestën: Dhuna fizike, e vetmja gjë që mund të prodhojë “korja e zezë”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • E paprecedentë, sulmohet fizikisht në protestë gazetarja e Top News

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!