• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Mustafaj: Meta ra pre e emocioneve me SPAK, s’ka fuqi ta çmontojë. Reagimi i ambasadave, i ekzagjeruar. Kryemadhi s’largohet nga politika

27/04/2024
in Politikë
Mustafaj: Meta ra pre e emocioneve me SPAK, s’ka fuqi ta çmontojë. Reagimi i ambasadave, i ekzagjeruar. Kryemadhi s’largohet nga politika

Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj, i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24 ka komentuar Konventën e Partisë së Lirisë, e cila zhvilloi punimet ditën e sotme.

Mustafaj u shpreh se kjo është ngjarje e rëndësishme për vendin duke marrë në konsideratë se kjo parti, edhe pse forcë e tretë në vend, ka shërbyer vazhdimisht si “kingmaker” në zgjedhje duke ndikuar në krijimin e qeverive.

“Meta njoftoi se ka bërë një rithemelim dhe është një ngjarje e rëndësishme për vendin. Vetëm një parti është ri themeluar në këto vite, e cila është Partia e Punës që u kthye në Partinë Socialiste. Këtu nuk ka ndodhur. Kam pasur shpresë se PD do e bënte të njëjtën gjë duke i dhënë vitalitet të ri duke e bërë këtë. Meta duket se e ka të qartë atë që synon.

Është një parti që ka një faktor elektoral, një kingmaker edhe pse është forca e tretë në vend.

Pesha për 2025 është e pamatshme sepse është vështirësuar matja e peshës së vërtetë së forcave politike pas ligjit që bëri Rama me Bashën për zhdukjen e konceptit të koalicionit zgjedhor. Po të shohësh nga spektakli i sotëm, nuk është pa peshë. Kjo do varet nga sa deputetë do nxjerrë, etj”, tha ai.

Sa i përket Monika Kryemadhit dhe deklaratës së saj për një largim të mundshëm nga jeta politike, Mustafaj tha se deputetja e PL nuk do të lejohet nga temperamenti i saj për të qenë jashtë politikës.

Ai shtoi se ajo nuk mund të akuzohet për nepotizëm duke qenë se ka pasur ndikimin dhe peshën e saj në këtë forcë politike, ndërsa tha se me tregimin e votës së saj për Ilir Metën, ajo ka dashur të tregojë se për të Meta është ende kryetar dhe nuk ka një ndërpreje të marrëdhënieve.

“Më duket se zonja Kryemadhi e artikuloi saktë kur tha se nuk duhet të propagandohet me fjalën nepotizëm. Me Kryemadhin nuk mund të akuzohet për nepotizëm sepse e kanë nisur në të njëjtën ditë dhe ajo ka meritat e veta. Është një politikane që ka rrugën e saj brenda partisë. Atë do e kishte edhe më në dritë nëse s’do ishte gruaja e Ilir Metës. Është i ekzagjeruar shembulli nga nisen njerëzit për shfaqjen e nepotizmit brenda PL. Meta-Kryemadhi nuk është një shembull konkret nepotizmi.

Paralajmërimi i Kryemadhit për të lënë politikën mund të jetë i vërtetë, por edhe një shprehje dëshpërimi. Temperamenti i Kryemadhit nuk besoj se do e lërë të shndërrohet në shtëpiake. Ajo do të kthehet, jam i sigurtë. Besoj se me tregimin e votës ajo deshi të tregonte se brenda hierarkisë Meta do të jetë kryetari i saj dhe se ata nuk kanë ndërprerë marrëdhëniet”, u shpreh ai.

Sakaq, ai komentoi edhe shpërthimet e javëve të fundit të Metës ndaj SPAK, duke thënë se ish-Presidenti i Republikës ra pre e emocioneve të tij, gjë që nuk mund të justifikohet.

Sa i takon reagimit të ambasadave të vendeve perëndimore në vend, të cilat dënuan veprimet e Metës, ai tha se ky qëndrim ishte i ekzagjeruar sepse Meta ka mbajtur një qëndrim pro-evropian dhe nuk ka forcën për të çmontuar SPAK apo kryeprokurorin Altin Dumani.

“Meta dhe Berisha ngjasojnë në mënyrën e të bërit opozitë. Janë detyruar të bashkëpunojnë disa herë. Besoj se ka një qëndrueshmëri aleanca mes tyre, e cila është treguar.

Nuk mendoj se një politikani duhet t’i përmenden ato që thotë në një pikë të së shkuarës së tij. Politikani i ndryshon qëndrimet në mënyrë strategjike. Churchill shkoi te kundërshtarët e tij kur nuk gjeti hapësirën në partinë e tij. Ka shumë shembuj. Çdo tentativë për të nxjerrë nga konteksti një deklaratë para shumë viteve është spekulative dhe s’ka efekt.

Besoj se shpërthimet e Metës ndaj SPAK janë një qëndrim i njëjtë me Berishën. Nuk besoj se kjo është mënyra për ta ndikuar Dumanin apo SPAK-un, sepse është metodë shantazhiste edhe pse verbale. Meta është pre e emocioneve, por nuk justifikohet ky shpërthim emocional. Ambasadat në përgjithësi i rakordojnë qëndrimet e tyre. Kur nuk arrijnë te ato, i mbajnë individuale. Në rastin e Metës, më duket se nëse është realisht shqetësim nga ana e tyre, më duke e ekzagjeruar. Meta nuk ka një fuqi të tillë në politikë sa të çmontojë SPAK apo Dumanin.  Reagimet e tyre janë ndërhyrje në jetën e brendshme politike të vendit. Ka mënyra të tjera për të shprehur qëndrimet e tyre, më diplomatike”, tha ai./m.j

Më të lexuarat

  • Pas protestave që shkundën Serbinë, Vuçiç paralajmëron dorëheqjen!

    Pas protestave që shkundën Serbinë, Vuçiç paralajmëron dorëheqjen!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dosja “Black Eagle”, takimet e Artur Shehut në Aruba, Belgjikë e Spanjë dhe lidhja me Bashkim Osmanin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Të dy së bashku në studio, Brikena flet për ndarjen me Mateon: Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dea Mishel i reagon ashpër Grida Dumës: U denigrova në emisionin tënd, të ka hidhëruar refuzimi që ia bëra ftesës tënde

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • SPAK konfirmon takimin e famshëm të Arubës, morën pjesë mafiozë dhe zyrtarë të lartë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Operacioni i SPAK, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Berishës iu hoq “non-grata”, por ai mbetet sërish “babi i Zenit”!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Do jemi si Dubai”, Rama: Shqiptarët s’mund të përdoren si mish për top për ata që s’duan Trump

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Trafik droge/ SPAK arreston Orest Sotën, shpall në kërkim Artur Shehun, mafiozin e Zvërnecit, 20 masa sigurie për grup kriminal dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Influenceret e ‘flamingove’ që nuk paguajnë taksa. Mashtrim dhe pastrim parash. A do veprojnë tatimet, krimi ekonomik dhe Prokuroria?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!