• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

VIDEO / Operacioni policor “SAFE TRIP”, shkon në 20 numri i të arrestuarve për trafikimin e emigrantëve

20/04/2024
in Kronikë
VIDEO / Operacioni policor “SAFE TRIP”, shkon në 20 numri i të arrestuarve për trafikimin e emigrantëve

Policia ka kapur dhe ka vënë në pranga një  53-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim, si i dyshuar për organizim dhe trafikim të personave të rritur, si dhe dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit, me qëllim përfitimi.

Në vijim të operacionit “SAFE TRIP”, nga Sektori për Hetimin e Grupeve Kriminale në Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit F. M., 53 vjeç, banues në Kukës.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi kriminal”.”, njofton policia.

Operacioni vijon edhe për kapjen e shtetasit A. M., 45 vjeç, me vendqendrim në Tiranë. Në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, vazhdon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjeve të tjera ku mund të jenë përfshirë këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan për ndjekje të mëtejshme, Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë.

Operacioni “SAFE TRIP” u finalizua pas përfundimit me sukses të një hetimi proaktiv, i cili u zhvillua për një periudhë rreth 1-vjeçare, në kuadër të të cilit, me mbështetjen dhe në drejtimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, u dokumentua dhe u zbardh aktiviteti kriminal i një grupi të strukturuar, i cili ishte i përfshirë në mënyrë aktive në trafikimin e personave të rritur dhe dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

“Hetimi filloi bazuar në informacionin e grumbulluar nga Sektori për Hetimin e Grupeve Kriminale në Drejtorinë Hetimore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për shtetas dhe subjekte, të cilët siguronin kushte për shtetas të vendeve të ndryshme, për të mbërritur në vendin tonë, me qëllim që të vijojnë rrugëtimin e tyre, drejt vendeve të BE-së.”, përfundon njoftimi i policisë.

/a.r

Më të lexuarat

  • Sara nxjerr foton, dhuratat unike që mori nga Eriku për ditëlindje

    Sara nxjerr foton, dhuratat unike që mori nga Eriku për ditëlindje

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Mos na e shisni si rinovim!”, Shehi-Berishës për kryesinë e re: Protestuesit duan të ndryshojnë ligjin e 2008-ës që votove me Ramën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Arrestohet Roland Sula, personi që goditi gazetarin Ilir Demalia

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gaz Paja: Si u bëra investitor strategjik

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • U shfaq si protestues, deputetja socialiste për Paulin Lulin: PS të dha çdo mundësi, ku e gjen legjitimitetin të bërtasësh në bulevard, ‘Rama ik’?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si ra Donald Trump në grackën e “sheikëve” të Ballkanit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protestuesve u soset durimi, kërcënojnë Ramën me fatin e Enver Hoxhës: Dorëzohu ose rrëzohu!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Qeveria i jep “Osmanit” 88.5 hektarë falas në Vlorë për Zonë Ekonomike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Publikohet lista e kandidateve gra për Këshillin Kombëtar të PD-së

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kurthi i Moskës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!