AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Rikthimi i Berishës në grupin parlamentar, Noka: Ja hapat që do të ndjekim!

by SHT Media
20/04/2024
in Politikë
6
0
Rikthimi i Berishës në grupin parlamentar, Noka: Ja hapat që do të ndjekim!
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pak ditë më parë, grupi parlamentar i PD riktheu si pjesë të tij deputetët e përjashtuar nga Lulzim Basha, pas përplasjes së 8 janarit 2022.

Por në listën e deputetëve të rikthyer në grup, nuk ishte emri i ish-kryeministrit Berisha.

Përpara se të niste legjislatura 2021, zoti Basha nuk e përfshiu zotin Berisha në listën e deputetëve të grupit, për shkak të shpalljes non grata nga SHBA. Tani, pas bashkimit të partisë, demokratët do të tentojnë ta ndryshojnë këtë gjendje, që çoi 3 vjet më parë në një ndarje të fortë të PD.

Në një intervistë për emisionin “Pa Censurë”, Flamur Noka, Sekretar i Përgjithshëm i PD së Rithemelimit, tregoi rrugën që do të ndiqet për të përfshirë zotin Berisha në grupin parlamentar.

“Zoti Berisha është kryetar i PD dhe është një nga deputetët e PD. Rregullorja e Kuvendit thotë se deputetët vetëdeklarohen në Kuvend. Rregullorja thotë gjithashtu se grupi parlamentar përbëhet nga deputetët e dalë nga lista zgjedhore e një force politike. Maxhoranca mund të bëjë ç’të dojë me arrogancën e vet, por ne do të çojmë listën e plotë me vetëdeklarime pranë Kuvendit, listën e deputetëve të dalë nga KQZ dhe do të jetë e detyruar zonja Nikolla, në rast se do që të zhvillojë Kuvend, që të njohë vullnetin e deputetëve të PD. Askush në këtë tokë nuk mundet që të lërë kryetarin e PD jashtë grupit parlamentar të PD”- tha Flamur Noka për emisionin “Pa Censurë”.

Ky veprim i pritshëm nga demokratët besohet se ka krijuar sensitivitet të lartë tek përfaqësues të trupit diplomatik, të cilët nuk duan që përbërja e grupit të PD të ndryshojë me përfshirjen e zotit Berisha, përsa kohë ai është i shpallur non grata. Por sipas Flamur Nokës skenari për të përfshirë zotin Berisha në grup do të shkojë përpara, pavarësisht se kjo mund të sjellë reagimin negativ nga partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht SHBA. “Sali Berisha sot është i vetmi njeri në Europë pa prova, pa fakte dhe pa akuzë. Por dua të them se ambasadat kanë punën e tyre, ne jemi vend sovran dhe kemi punën tonë. Ne veprojmë mbi bazën e ligjeve dhe të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, megjithë respektin për çdo aleat dhe çdo ambasadë të një vendi mik”- tha Noka për RTSH.

/a.r

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026

Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

20/09/2026

Sllovakia “sulmon” BE, kryeministri Fico: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

20/09/2026

Afrim Qëndro i IKMT-së nuk zë mend, i jep ‘Fazlliçit’ Ron Yeffet paradhënie 90 mijë euro për blerje makinash, si i shpëtoi burgut për aferën me Dh Albania dhe çfarë e lidh me kompanitë Ligus dhe Start Co

20/09/2026

25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin

18/09/2026

Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

18/09/2026

Protesta kundër vendimit të Hagës! Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu”

18/09/2026

“Berishën e ka marrë malli për mua”, Sula: Ja çfarë bisedoj në orët e vona me Edi Ramën

18/09/2026

Izraeli drejt zgjedhjeve, sondazhi i fundit sjell lajme të këqija për Benjamin Netanyahun! Ish-shefi i Ushtrisë del përpara në garën për kryeministër

18/09/2026

“S’ka nevojë për një gjykatë në Holandë që të marrë vendime për Kosovën”, Grenell kritikon vendimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së

18/09/2026

“U përndoqa dhe u fyeva”/ Deputetja Luarasi flet për videon e sulmit verbal: 730 komente që flisnin për varje dhe pushkatim

17/09/2026

Nga torturat te vrasja e 96 personave/ Pse i dënoi Haga katër ish-krerët e UÇK-së

17/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re
  • Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.