• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Gjykata e Nju-Jorkut zgjedh 12 juristët, që do të japin vendimin final për Donald Trump

19/04/2024
in Botë
Trump thotë se do të inkurajojë Rusinë të sulmojë aleatët e NATO-s që nuk paguajnë, reagon Shtëpia e Bardhë

Janë 12 juristë të shtetit të Nju-Jorkut, të cilët do të japin vendimin për gjyqin historik dhe të tejzgjatur ndaj ish-Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Ata do të vlerësojnë pafajësinë apo fajësinë e akuzave ndaj Trump, e cila lidhet me pagesën e bërë nga ky i fundit për ish-yllin e filmave për të rritur për heshtjen e saj përpara zgjedhjeve të vitit 2016.

Disa ligjvënës menduan se përzgjedhja e jurisë për gjykimin e Trump mund të zgjaste me disa javë, por gjërat lëvizën shpejt pasi ekipit të ish-presidentit i mbaruan argumentet.

Donald Trump reagoi i indinjuar pas daljes nga gjykata.

“Është një zemërim i jashtëzakonshëm dhe të gjithë janë të indinjuar për këtë proces. Ju keni vrasje që ndodhin pikërisht jashtë Nju-Jorkut dhe askush nuk reagon. Ky është një turp. E gjithë bota po e shikon këtë mashtrim në Nju-Jork. Ju keni një gjyqtar që është shumë i konfliktuar. Joe Biden është një mashtrues. Ai duhet të jetë në gjyq me të gjitha gjërat që ka bërë ai dhe familja e tij”, tha Donald Trump, ish-President i SHBA-së.

Trump, kandidati republikan presidencial në zgjedhjet e 5 nëntorit, përballet me çështje penale në Uashington, Xhorxhia dhe Florida, por rasti i Nju-Jorkut është i vetmi i sigurt që do të dalë në gjyq këtë vit.

Zyrtarët e përfshirë në ato raste kanë raportuar se kanë marrë kërcënime me vdekje dhe ngacmime pasi janë kritikuar nga Trump.

Trump është deklaruar i pafajshëm në të katër rastet dhe ka thënë se akuzat janë pjesë e një përpjekjeje të gjerë të aleatëve të presidentit demokrat, Joe Biden, për të penguar kandidaturën e tij.

Ekspertët theksojnë se një dënim ndaj Donald Trump nuk do ta pengonte, këtë të fundit, të merrte detyrën.

/a.r

Më të lexuarat

  • ‘Jam hedhur një herë nga pallati’/ Influencerja akuzon 3 deputete të PS se po e nxisin të hidhet sërish për shkak të mbështetjes së protestës

    ‘Jam hedhur një herë nga pallati’/ Influencerja akuzon 3 deputete të PS se po e nxisin të hidhet sërish për shkak të mbështetjes së protestës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Bomba e Evi Kokalarit/ Tregon me emra njerëzit e Iranit në protestë: Nga Kanadaja, deri tek lidhjet në Tiranë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • VIDEO/ Plas sherri në Parlamentin e Gjeorgjisë, deputetët rrihen me grushte

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Vuçiç i dorëzuar, paralajmëron dorëheqjen pas valës së protestave: Këto janë ditët e fundit si president

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Janë të dy kokëfortë”, motra e Mateos tregon se si ai përjetoi e ndarjen nga Brikena

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge….

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ikballe Huduti non grata”! Ministri Lamallari zbulon detaje pse u mor vendimi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Përdori dokumente flase për të fituar tendera, gjykata i heq pas 8 ditësh përjashtimin firmës REJ të familjes Kapri!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ben Tigri tjetër intervistë nga kazinoja e Zvicrës me Çim Pekën, do ‘trondisin’ Edi Ramën nga ruleta

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “PD dhe Berisha më kanë mua borxh”, Spaho i përgjigjet analistit: Nuk bëhem raja për parti, dinjitetin e vë mbi ideologjinë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!