AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Gjermania: Shtëpia publike e Europës

by SHT Media
18/04/2024
in Botë
6
0
Gjermania: Shtëpia publike e Europës
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në Reeperbahn, në lagjen Sankt Pauli në qytetin e Hamburgut prostitucioni është model krejt normal biznesi, sidomos për burrat që janë tutorë prostitutash dhe nxjerrin para prej shfrytëzimit të tyre.

Seksi sjell në Sankt Pauli turistë nga e gjithë bota që joshen të vijnë këtu. Në këtë lagje mëkatarësh organizohen madje guida për turistët. “Këtu në Sankt Pauli shërbejnë si shtëpi publike edhe lokalet ku gratë kërcejnë lakuriq. Po të ulesh këtu për të pirë një birrë, nuk zgjat shumë dhe dikush vjen të bën ofertën, duke thënë se mund ta marrësh valltaren të shkosh edhe në dhomë” – tregon një guidë turistësh.

Synim i mirë me pasoja të rënda

Në Gjermani prostitucioni është legal. Synimi i ligjit liberal për prostitucionin, i përpiluar 20 vjet më parë ishte që të nxirreshin nga ilegaliteti gratë që punonin në këtë fushë. Me këtë ligj ato mendohej se do të fitonin të drejtën të përdornin shërbimet e sistemit të shëndetësisë dhe të sigurimit në raste papunësie.

Por pasoja është se që nga ajo kohë në Gjermani vijnë shumë burra nga vende të tjera për të blerë seks dhe bashkë me ta edhe shumë gra, që nuk e shesin trupin e tyre me vullnet të lirë.

Në Gjermani prostitucioni është legalNë Gjermani prostitucioni është legal
Në Gjermani prostitucioni është legalFotografi: Stefan Ziese/imagebroker/IMAGO

Nja nga ato është Tereza nga Afrika. Ajo ka frikë, sidomos për foshnjën dhe familjen e saj, prandaj do të mbetet anonime. Tek trafikantët që e patën sjellë në Gjermani ajo hyri në borxh 60 mijë euro, tregon ajo. Paratë për të larë borxhin ajo duhet t’i nxjerrë tani duke dalë tek semafori. “Trafikantët e qenieve njerëzore janë nga natyra të pangopur, ata duan gjithnjë e më shumë para dhe nuk pyesin çfarë vuajtesh duhet të kalojnë gratë. Unë nuk e kisha menduar kurrë se do përfundoja me një punë të tillë.” – tregon Tereza.

Që ta detyronin të ushtronte profesionin e prostitutës trafikantët madje e ndanë nga fëmija foshnjë. “Nuk do ta harroj kurrë atë natë. Ata ma morën fëmijën, më nxorën jashtë në verandë dhe mbyllën derën. Më thanë të rri atje meqënëse jam shumë kokëfortë dhe nuk dua të dal tek semafori. Unë dëgjoja fëmijën brenda që qante. Qante e qante. Pastaj e zuri gjumi. Në orën një ata hapën derën dhe më lanë të hyja brenda.” – tregon Tereza.

Askush nuk guxon t’u drejtohet autoriteteve

Prostitucioni i detyruar dënohet në Gjermani. Por askush nuk guxon t’u drejtohet autoriteteve. Në vend që të shkojnë tek autoritetet njerëzit fshihen. Në Gjermani ka rreth 30 mijë prostituta të regjistruara. Numri i punonjëseve ilegale të seksit vlerësohet të jetë dhjetë herë më shumë.

Askush nuk guxon t'u drejtohet autoriteteve  Askush nuk guxon t'u drejtohet autoriteteve  
Askush nuk guxon t’u drejtohet autoriteteve  Fotografi: Jonas Walzberg/dpa/picture alliance

Gjermania është kthyer në shtëpinë publike të Europës dhe modeli gjerman ka dështuar, thotë aktivistja për të drejtat e grave, Nora Evers. “Me ligjet liberale Gjermania përkrah një sistem që faktikisht i grabit gratë, i kthen ato në mall dhe u jep të drejtën burrave që të blejnë për 30 euro seks me një grua.” – thotë Evers.

Modeli nordik

Sipas saj Suedia dhe qasja e atjeshme kundër prostitucionit duhet marrë shembull. I ashtuquajturi „modeli nordik”, është duke gjetur gjithnjë e më shumë përkrahës edhe në politikën dhe median gjermane. Ky model është i përhapur edhe në vendet e tjera europiane si Norvegjia dhe Franca. Sipas legjislacionit suedez vepër penale kryen vetëm personi që blen seks. Kush kapet duke u larguar nga banesa e një prostitute, rrezikon të dënohet me gjobë. Sasia e gjobës varet nga të ardhurat e personit. Kush kapet disa herë duke blerë seks, rrezikon të dënohet me heqje lirie.

Por ndërkohë që në Gjermani shoqatat e prostitutave po diskutojnë se si mund të adoptohet modeli suedez, në Suedi shumica e mbështet ndalimin e shitjes së seksit.

DW

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026

Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

20/09/2026

Sllovakia “sulmon” BE, kryeministri Fico: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

20/09/2026

Afrim Qëndro i IKMT-së nuk zë mend, i jep ‘Fazlliçit’ Ron Yeffet paradhënie 90 mijë euro për blerje makinash, si i shpëtoi burgut për aferën me Dh Albania dhe çfarë e lidh me kompanitë Ligus dhe Start Co

20/09/2026

25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin

18/09/2026

Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

18/09/2026

Protesta kundër vendimit të Hagës! Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu”

18/09/2026

“Berishën e ka marrë malli për mua”, Sula: Ja çfarë bisedoj në orët e vona me Edi Ramën

18/09/2026

Izraeli drejt zgjedhjeve, sondazhi i fundit sjell lajme të këqija për Benjamin Netanyahun! Ish-shefi i Ushtrisë del përpara në garën për kryeministër

18/09/2026

“S’ka nevojë për një gjykatë në Holandë që të marrë vendime për Kosovën”, Grenell kritikon vendimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së

18/09/2026

“U përndoqa dhe u fyeva”/ Deputetja Luarasi flet për videon e sulmit verbal: 730 komente që flisnin për varje dhe pushkatim

17/09/2026

Nga torturat te vrasja e 96 personave/ Pse i dënoi Haga katër ish-krerët e UÇK-së

17/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re
  • Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.