AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Aksidenti në Këlcyrë me 8 viktima, Avokati i Popullit:Të forcojmë masat për kontrollin e emigrimit të paligjshëm

by SHT Media
03/04/2024
in Kronikë
6
0
Aksidenti në Këlcyrë me 8 viktima, Avokati i Popullit:Të forcojmë masat për kontrollin e emigrimit të paligjshëm
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Avokati i Popullit ka reaguar pas aksidentit të rëndë që ndodhi në aksin Këlcyrë-Përmet të martën ku humbën jetën 8 persona, shoferi dhe 7 emigrantë të paligjshëm.

Avokati i Popullit ndalet tek emigracioni i jashtëligjshëm, për të cilin thotë se është një sfidë mbarëbotërore dhe që dekadën e fundit po përballet fort edhe vendi ynë.

“Ka shumë arsye që njerëzit vendosin të emigrojnë, përfshirë shkëputjen nga konfliktet, kërkesën për mundësi të reja punësimi dhe dëshirën për të përmirësuar cilësinë e jetës së tyre dhe të familjes. Kjo ngjarje duhet të shërbejë si kambanë alarmi për forcimin e masave ndaj kontrollit të emigrimin të paligjshëm dhe për të promovuar rrugë legale dhe të sigurta për emigracionin. Adresimi në nivel global i çështjes së migracionit duke trajtuar shkaqet në origjinë, është e vetmja zgjidhje e qëndrueshme”, thuhet në deklaratën e Avokatit të Popullit.

Më tej theksohet se forcimi i ligjit dhe zbatimi i tij, krijimi i mundësive legjitime për emigracion dhe azil, si dhe bashkëpunimi ndërkombëtar për të adresuar shkaqet themelore të emigrimit të paligjshëm janë çështjet që duhen adresuar me prioritet.

“Është e rëndësishme që politikat dhe ligjet të mbrojnë të drejtat e emigrantëve dhe të sigurojnë që ata të trajtohen me dinjitet dhe respekt. Përsa më sipër, Avokati i Popullit ka hartuar disa raporte dhe ka dhënë rekomandime ku ka adresuar çështje me rëndësi mbi këtë temë. Kjo ngjarje duhet të na kujtojë për rëndësinë e jetës dhe nevojën për ta ruajtur dhe mbrojtur jetën njerëzore në çdo rrethanë”, thuhet në reagim.

Ngjarja e rëndë ndodhi në afërsi të fshatit Kuqar ku makina tip “Benz” që drejtohej nga 24-vjeçari Edison Bregaj, dyshohet se ka “fluturuar” mbi 500 metra për të rënë më pas anës lumit Vjosa. Brenda makinës së tij ndodheshin 7 emigrantët e paligjshëm. Ngjarja ndodhi pasi Bregaj u mundua t’i largohej me shpejtësi patrullës së policisë.

/a.r

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Dënimi me 81 vite burg i ish-liderëve të UÇK, Vuçiç del në konferencë dhe ankohet: Nuk janë dënuar për krime kundër njerëzimit

17/09/2026

“Jam i shokuar dhe i zemëruar”/ Gjenerali i NATO-s, Wesley Clark: S’ka asnjë dëshmi që justifikon dënimin e krerëve të UÇK-së

17/09/2026

Italia heq taksën rrugore për 14.5 milionë automjete në prag të zgjedhjeve

17/09/2026

Vendimi i Hagës/ Qytetarët në shesh: Do të protestojmë dhe nuk do të heshtim për UÇK-në

17/09/2026

Arrestohen ish-kreu i Kadastrës Ertis Shehu dhe biznesmeni Kastriot Hasko për falsifikim pronash

17/09/2026

“Vendimi dramatik i Hagës tregoi se Kosova ka veç Shqipërinë”/ Majko: Po përpiqen të na deformojnë historinë

17/09/2026

Mos ia vrisni Hashim Thaçit Kosovën që fitoi me luftë

17/09/2026

Kur agresorët serbë shkruanin dosjen në Hagë, shqiptarët flinin mbi dafina

17/09/2026

Pse u dënua Hashimi?

17/09/2026

Lotët pas dënimit të UÇK ishin si fjalë në varrim

17/09/2026

Skye Ecc i zbuloi pasuri të fshehura? Flamur Noka drejt arrestimit nga SPAK, aferat dhe pasuria nga i pastrehë tek shtëpia 1 milionë euro

16/09/2026

Ka mbi 6 muaj pa paguar”, avokatët e Diddy-t kërkojnë të largohen nga padia për shpifje

16/09/2026

Ish-ambasadori për dënimet në Hagë: Vendim me ngarkesa të jashtëzakonshme politike, nuk u morën parasysh dëshmitë e 4 amerikanëve

16/09/2026

“Serbët më vranë burrin dhe dy djemtë”, e mbijetuara e luftës reagon ashpër pas dënimit të krerëve të UÇK-së

16/09/2026

Kush është Charles Smith, amerikani që dënoi me 81 vjet burgim ish krerët e UÇK-së

16/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Dënimi me 81 vite burg i ish-liderëve të UÇK, Vuçiç del në konferencë dhe ankohet: Nuk janë dënuar për krime kundër njerëzimit
  • “Jam i shokuar dhe i zemëruar”/ Gjenerali i NATO-s, Wesley Clark: S’ka asnjë dëshmi që justifikon dënimin e krerëve të UÇK-së

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.