• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Kreu i Foltores nga arresti shtëpiak: Ky regjim s’ia doli dhe nuk do t’ia dalë dot kurrë të mposhtë Sali Berishën

06/03/2024
in Politikë
Kreu i Foltores nga arresti shtëpiak: Ky regjim s’ia doli dhe nuk do t’ia dalë dot kurrë të mposhtë Sali Berishën

Në fjalimin nga ballkoni i shtëpisë së tij, ish kryeministri Sali Berisha u shpreh se ky regjim nuk ia doli dhe nuk do t’ia dalë dot kurrë të mposhtë demokratët e vërtetë.

Fjala e Berishës:

Mirëmbrëma dhe njëherë përshëndetjet më të përzemërta.
Mirënjohjen time më të pakufishme për qëndresën tuaj, vendosmërinë në misionin e madh, misionin e shpëtimit të Shqipërisë nga narkoregjimi i Edi Ramës.

Ju përshëndes ju, përshëndes oratorët, përshëndes miqtë tanë nga Forza Italia dhe i falënderoj për solidaritetin e tyre.

I garantoj se PD është e vendosur siç përmbysi në vitet ‘90 diktaturën më të shëmtuar që Europa kishte njohur në histori, të përmbysë në vitet 2024, narkoshtetin më të shëmtuar, më të rrezikshëm që Shqipëria ka pasur në historinë e vet.

Të përmbysë diktaturën, e cila bazohet në aleancën e qeveritarëve me krimin, drogën dhe vjedhjen e qytetarëve shqiptarë.

Kjo diktaturë që po shkatërron Shqipërinë me shpejtësi të rrufeshme, po përzë shqiptarët nga Shqipëria si asnjë pushtim tjetër në historinë e vendit, i ka kohërat e numëruara.

Demokratët janë në këmbë, janë të vendosur.

Ata kaluan vështirësi dhe pengesa të paimagjinueshme.

Regjimi i krimit, drogës, korrupsionit ia doli të angazhojë kundër tyre mafien më të rrezikshme ndërkombëtare të Xhorxh Sorosit dhe mafiozët e tjerë.

Ky regjim ia doli të rikthejë në Shqipëri drejtësinë e kohërave të diktaturës.

Ky regjim ia doli të ndërtojë propagandën e mashtrimit njëlloj si në kohërat më të errëta të diktaturës.

Ky regjim nuk ia doli dhe nuk do t’ia dalë dot kurrë të mposhtë demokratët e vërtetë shqiptarë, të mposhtë Sali Berishën, PD-në.

Jo dhe jo me asgjë.
Sot, ai shfrytëzon të gjitha mjetet e krimit. Shfrytëzon miliona e miliona të korrupsionit.

Shfrytëzon mafien ndërkombëtare, propagandën e tij të shpifur për t’u paraqitur ndryshe nga ç’është.
Por ju këtu, misionarë të lirisë, i nxirrni çdo ditë, çdo natë para shqiptarëve, fytyrën e tij të vërtetë, fytyrën e tij të shëmtuar, karakterin e tij antidemokratik, karakterin e tij antishqiptar./m.j

Më të lexuarat

  • Pas Berishës, edhe Meta infiltron nga burgu sekretaren në protestë, ‘drithërohet’ Rama

    Pas Berishës, edhe Meta infiltron nga burgu sekretaren në protestë, ‘drithërohet’ Rama

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • PD: Berishës iu hoq non grata nga SHBA! Ambasada amerikane nuk komenton: Pyesni DASH!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Hija e Albpetrolit dhe Azotikut mbi vizitën sekrete: Çfarë negocioi Edi Rama në Korenë e Jugut?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Ndryshoni fanellat”, FIFA godet shtetin e varfër në prag të Botërorit: Kanë mesazh politik, na kujtojnë Napoleonin!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Ramingo ik”, protestuesja tallet me Kryeministrin: Pija më e re në treg

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Greqia shitet tek të huajt, ne na kanë futur xixat nga të katër anët”, Rama: Nuk do e pranojmë këtë vetëprapakthim!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pushime në jaht/ Aktivistja e PD-së Xhulja Xhekaj apel protestuese: Mos thërrisni më ‘Berisha n’burg’, por vetëm ‘Rama n’burg’

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pse ‘Trumpët’ nuk po i bashkangjiten betejës së Edi Ramës?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video / Ish gjyqtarit Alaudin Malaj i flet subkoshienca: Çfarë të bëj, të vjedh prapë? (Doli pronar i Zvërnecit, dha vendime në favor të Artur Shehut, mund të arrestohet nga Dumani)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Jo vetëm Zvërneci: Një vendim i Qeverisë për “zhvillimin” e Porto Palermos, që të “frikëson”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!