• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

“Parlamenti për të vënë duart në kokë”, ankohet Sula: Po bëhen maniakë për të zhdukur opozitën

05/03/2024
in Politikë
“Është fat që e kemi”, deputeti demokrat: Dumani, prokuror me integritet dhe i pakorruptuar

Deputeti demokrat Dashnor Sula, në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “7pa5” në Vizion Plus të moderuar nga Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova ka folur për “betejën” politike të opozitës. Ai gjithashtu ka folur edhe për mënyrën e veçantë që ai ka zgjedhur të protestojë para parlamentit. Shpesh e kemi parë të çojë në Kuvend shporta me udhqime për të thënë që çmimet janë bërë të papërballueshme. Herën e fundit ai protestoi për ligjin e lojërave të fatit dhe kishte zgjedhur të mbulohej me para dhe me një kapele ku shkruhej “Bet 365”.

Sula: Unë nuk kam zgjedhur qasjen e dhunës dhe problematikave të tjera për të protestuar. Në rastin e lojërave të fatit ishte një gjë për të ardhur keq. Ekonomia është e destinuar  të dështojë dhe këto janë detyrat tona si politikanë, të ngremë këto problematika. Ka problematika të mëdha dhe mua për këtë më vjen keq. Unë kam vendosur për sa kohë të jem në politikë t’i them gjërat ashtu siç janë. Unë si deputet i përkas popullit opozitar.

A mendoni se është kjo forma e duhur për ta ngritur zërin dhe për të shprehur vullnetin politik?

Sula: Shqiptarët…me të vërtetë jemi popull mesdhetar, por më vjen keq që e tregojmë se jemi njerëz të dhunshëm. Ne si opozitë jemi në një luftë politike, jemi në një betejë që duhet të vazhdojë. Në demokraci ka një gjë, unë e përmbledh me tre fjalë “demokracia është pjesëmarrje.” Nëse i heq fjalën pjesëmarrje nuk kemi të bëjmë me demokraci, por me autokraci. Vlerat e një politikani duhet të tregohen. Gjithçka derivon nga politika. Në momentin që politika është e dhunshme derivon deri te qelizat e poshtme.

A është forma e duhur mënyra se si ka zgjedhur të protestojë opozita me bilbila në Kuvend?

Sula: Çështja është komplekse, ne kemi hyrë në një rreth vicioz. Ka raste që unë nuk solidarizohem. Edhe mënyra e opozitës, kur ti e godet në çdolloj mënyre do reagojë. Unë nuk jam përjashtuar asnjëherë nga seanca plenare, por si mund të mendosh që ti ke gjithë pushtetet…jepi hapësirën që i takon opozitës. Ta ndalosh opozitën, të bësh debate vetëm mes socialistëve duke i ezauruar gjithë të drejtat. Vendimarrjen brenda parlamentit e kanë deputetët. Parlamenti është për të vënë duart në kokë. Ajo që më shqetëson është fakti që po bëhen maniakë për të zhdukur opozitën.

/a.r

Më të lexuarat

  • Hija e Albpetrolit dhe Azotikut mbi vizitën sekrete: Çfarë negocioi Edi Rama në Korenë e Jugut?

    Hija e Albpetrolit dhe Azotikut mbi vizitën sekrete: Çfarë negocioi Edi Rama në Korenë e Jugut?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Ndryshoni fanellat”, FIFA godet shtetin e varfër në prag të Botërorit: Kanë mesazh politik, na kujtojnë Napoleonin!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Ramingo ik”, protestuesja tallet me Kryeministrin: Pija më e re në treg

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Greqia shitet tek të huajt, ne na kanë futur xixat nga të katër anët”, Rama: Nuk do e pranojmë këtë vetëprapakthim!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pushime në jaht/ Aktivistja e PD-së Xhulja Xhekaj apel protestuese: Mos thërrisni më ‘Berisha n’burg’, por vetëm ‘Rama n’burg’

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pse ‘Trumpët’ nuk po i bashkangjiten betejës së Edi Ramës?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video / Ish gjyqtarit Alaudin Malaj i flet subkoshienca: Çfarë të bëj, të vjedh prapë? (Doli pronar i Zvërnecit, dha vendime në favor të Artur Shehut, mund të arrestohet nga Dumani)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Jo vetëm Zvërneci: Një vendim i Qeverisë për “zhvillimin” e Porto Palermos, që të “frikëson”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Call centerat / Viktima Eglant Koçi ishte ‘korrier’ i djalit të Saimir Vishajt, pazaret e prishura mes një grupi kriminal dhe pse duhet të ndërhyjë SPAK-u

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • FOTOLAJM/ Nis protesta para Kryeministrisë, ja sa është pjesëmarrja

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!