AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Nga Poliçani në Gramsh, inxhinieri ushtarak: Shqipëria mund të prodhojë sërish armë! Kishim 20 uzina, 35 mijë punëtorë në industrinë ushtarake

by SHT Media
04/03/2024
in Politikë
6
0
Nga Poliçani në Gramsh, inxhinieri ushtarak: Shqipëria mund të prodhojë sërish armë! Kishim 20 uzina, 35 mijë punëtorë në industrinë ushtarake
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Inxhinieri ushtarak Memush Habili i ftuar në “Studio Live” me Arbër Hitajn në Report tv tha se Shqipëria mund të prodhojë sërish armë. Ndërkaq ka zbuluar disa detaje uzinave të prodhimit të armëve që ka pasur vendi ynë dhe të asaj ç’ka ka mbetur sot.

“Teori nga më të çuditshmet që kemi parë ka qenë teoria zero, ardhja e injorantëve në pushtet etj, bëri këtë, çoheshin për të bërë kazma e plugje për fshatarët dhe tregun fshatar në Poliçan me një makineri që duhej ta ruaje me kujdesin më të madh sepse ajo del nga toleranca nëse merret e bëhen artikuj.”

Shqipëria ka pasur tre uzina kryesore të prodhimit të armëve, lëndëve plasëse dhe municionit, të cilat sot sipas tij mund të vihen ende në punë. Kombinati mekanik i Poliçanit është kryefjala e ditëve të fundit pasi në kompleksin e mbyllur që prej vitit 2020 mund të rinisë prodhimi i municioneve. Madje Habili shprehet se aktualisht kjo uzinë prodhon fishekë.

“Poliçani është në gjendje të prodhojë dhe prodhon, prodhon fishekë me porosi me material porositës dhe janë të cilësisë së lartë. Prodhohen fishekë të markës makarov me porosi  të Natos. Natyrisht janë të kufizuara me periudha të caktuara por një pjesë e uzinës merret me këtë punë dhe punon natyrisht me organikë të kufizuar me  material që sjellin vendet që bëjnë porositë.

Në uzinën e prodhimit të armëve në Çekin të Gramshit nënvizoi se është dëmtuar infrastruktura.

“Në Gramsh është dëmtuar shumë infrastruktura. Gramshi kishte nevojë për lëndë të parë materiali për të prodhuar automatikun. Qofte metali çeliku druri e të gjitha me radhë dhe ato pas viteve 90 u përdorën në mënyrë abuzive”.

Pavarësisht se është dëmtuar shumë, ai u shpreh se edhe baza e Pashalimanit mund të vihet sërish në funksion.

“Mund ta fillojmë që në Vlorë, Pashalimani është uzina e mirëmbajtjes së flotës së të gjithë strukturës detare. Përveç dëmtimeve në 1997, pjesa kryesore e saj është ruajtur. Është riinvestuar diçka dhe ajo uzinë mund të shërbejë përsëri në shërbim të flotës për anije. Kthehemi te kombinati i Poliçanit pavarësisht se u dëmtua shumë, është abuzuar siç është abuzuar me të gjitha, janë dëmtuar e shitur në mënyrë abuzive shumë artikuj që janë aty… U shfrytëzuan poër të bërë kioska. Të përdorësh një torno të preçizionit të lartë, për të bërë kioska”.

Inxhinieri ushtarak shprehet se dikur 20 uzina të kompletuara përbënin bazën e industrisë ushtarake.

“Janë 20 uzina të kompletuara që punonin që përbënin bazën e industrisë ushtarake dhe rreth 20 linja të funksiononin pranë uzinave të tjera, pranë industrisë tjetër të vendit. Siç të thashë në Ballsh ishte reparti i toluolit që përgatiste toluolin si lëndë të parë për eksplozivët. Por aty ishte dhe një repart tjetër që prodhonte vajguri për aviacionin. Këto linja punonin për ushtrinë sepse nuk përdoreshin gjëkundi këto prodhime. Ose në azotikun e Fierit ishte reparti për prodhimin e acidit nitrik të përqendruar të ngopur me tetraokside azoti për prodhimin e karburantit të raketave. Kështu pra ishin të atashuara këto linja si të thuash bashkëpunëtore dhe pronë e industrisë ushtarake. 35 mijë veta të punësuar në organikën e industrisë ushtarake drejtpërdrejt në përbërje të ushtrisë ishin rreth 35 mijë veta.”

Shqipërinë aktualisht e konsideroi si vendin më të çarmatosur.

“Nga vendet në Ballkan ne dhe Maqedonia jemi vendi më i çarmatosur. Ne mali i zi dhe Maqedonia jemi komplet të çarmatosur. Serbia ka rreth 100 ndërmarrje që punojnë, nuk punojnë me kapacitet, mbajnë veten por nuk i shkatërruan. Kohët e fundit një pjesë e uzinave kanë qenë në Bosnje. Nuk e kanë prridhur infrastrukturën e tyre industriale. Serbia për shembull kishte një uzinë për lëndë eksplozive siç e kishim ne. Pastaj arrinte të prodhonte aeroplanë”.

Ndërkaq u ndal dhe te inaugurimi i bazës së Kuçovës për të cilën tha se dikur ka pasur 175 avionë Mig.

“Kuçova u përforcua dhe  pas viteve 1950 pas aeroplanëve me helikë erdhën avionët reaktivë.  Ne kishim 170 aeroplanë Mik. Të fundit kishim mik 21, aeroplani përsosur për kushte te vendit tonë. Mik 21 u përdor në luftën e Sirisë dhe vazhdon të përdoret. E kanë mirëmbajtur”.

Por sa e rëndësishme është sot baza e Kuçovës?

“Pista ka qenë. Pas kodrave të bazës së Kuçovës është uzina e aviacionit. Uzina është funksionale, është ruajtur, është e vetmja uzinë e paprekur. E ruajtën ata që punonin aty e ruajti i gjithë sistemi i bazës së Kuçovës. Është me pak investime. Amerikanët po hedhin 50 milion euro… Ajo është bazë e përparuar për Naton sepse dhe ne jemi në krahun lindor. Bazat janë ato që goditen të parat, prandaj duhet të sigurish mbrojtje mjaft të mirë. Në luftëra lokale nuk ndodhin këto por në një luftë lokale”, tha ish ushtaraku Habilaj./m.j

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Një telash më shumë për Partinë Demokratike

10/09/2026

“Ne jemi ‘best friends’”, Françeska Murati flet për herë të parë pas ndarjes nga partneri: Duhemi si shokë, takohemi çdo ditë

10/09/2026

BE, rregulla të reja për “Airbnb”, qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi

10/09/2026

Iris Luarasi o k*rvë/ Influencerja replikon me deputeten socialiste: Ky do të ishte s*lm, jo ai që thua ti

10/09/2026

Olti Shulla sqaron ndryshimin në pamjen e Zegjine Çaushit: Nuk ka pasur ndërhyrje estetike

10/09/2026

Paralajmërimi i frikshëm: Ka shanse që AI të zhdukë njerëzimin në dekadën e ardhshme

10/09/2026

Dashnor Sula rrëfen komunikimin me Ramën: Më shkruan në 1-2 të natës

10/09/2026

“S’ka BE pa reforma”/ Gjermanët ultimatum Ramës: Shfuqizoni ligjin e investimeve strategjike, duart larg drejtësisë

10/09/2026

Korfuz/ 51-vjeçari shqiptar akuzohet se abuzoi sek*ualisht me mbesën 8-vjeçare

10/09/2026

Apple zbulon iPhone 18, iPhone Duo dhe Apple Watch! Risitë dhe çmimet e pajisjeve të reja

10/09/2026

Pse sulmet personale po përdoren si brand politik?

09/09/2026

Rama “nxjerr në pension” Lorena Goxhobellin/ Pas skandaleve dhe aferave, shkrihet Kadastra

09/09/2026

Deklarata e grave deputete të PS pas sulmeve ndaj kolegeve: Dhuna nuk është protestë, të rishikikohet protokolli i sigurisë

09/09/2026

Trump bisedë me Putinin: Ai dëshiron një marrëveshje, do ishte mirë që edhe Zelensky të bënte të njëjtën gjë

09/09/2026

Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, mbeten të plagosur dy persona. Detajet e para

08/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Një telash më shumë për Partinë Demokratike
  • “Ne jemi ‘best friends’”, Françeska Murati flet për herë të parë pas ndarjes nga partneri: Duhemi si shokë, takohemi çdo ditë
  • BE, rregulla të reja për “Airbnb”, qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.