• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Shpërthimi në Lushnje mund të jetë shkaktuar nga saldimi, merren në pyetje të plagosurit

04/03/2024
in Kronikë
Shpërthimi në Lushnje mund të jetë shkaktuar nga saldimi, merren në pyetje të plagosurit

Hetimet e policisë për zbardhjen e shpërthimit që ndodhi të premten në Lushnje dhe që u mori jetën 2 personave, babë e bir dhe që plagosi 7 të tjerë mund të mos ketë ardhur nga kontakti me linjën e tensionit të lartë. Një tjetër pistë që ka dalë në dritë pas verifikimeve të kryera është shpërthimi i një prej bombolave me oksigjen për shkak të nxehtësisë së shkaktuar nga saldimi.

Në dosjen që policia e Lushnjes ka referuar në Prokurorinë e Fierit këtë të hënë janë disa vepra penale të referuara. Mësohet se hetuesit kanë marrë në pyetje të plagosurit që u shtruan në spitalin e Lushnjes, ndërsa deputeti socialist Bujar Çela dhe të lënduarit, Saimir Korreshi dhe Sokol Lumi, nuk janë pyetur ende, për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore të rënduar.

Sokol Lumi ishte klient i rastit në pikën e produkteve ushqimore me shumicë, kur u godit nga një hekur si pasojë e shpërthimit. Ndërsa i plagosuri tjetër, Saimir Korreshi, ndodhej në biznesin e tij pranë kapanonit në ndërtim.

Nën hetim përveç shkaqeve të ngjarjes janë edhe zbatimi i rregullave të sigurisë në punë. Në filtër po kalon leja e ndërtimit, kriteret e zbatimit të saj dhe kushtet e sigurimit teknik.

Të dielën, një grup nga emergjencat civile të Bashkisë së Lushnjes ka bërë verifikimin e dëmeve, kryesisht të banesave private të dëmtuar si pasojë e shpërthimit në datën 1 Mars. Këshilli Bashkiak i qytetit pritet të miratojë edhe një ndihmë financiare prej 300 mijë lekësh për familjen Hoxha, që humbën babë e bir nga ngjarja tragjike.

/a.r

Më të lexuarat

  • Hija e Albpetrolit dhe Azotikut mbi vizitën sekrete: Çfarë negocioi Edi Rama në Korenë e Jugut?

    Hija e Albpetrolit dhe Azotikut mbi vizitën sekrete: Çfarë negocioi Edi Rama në Korenë e Jugut?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Ndryshoni fanellat”, FIFA godet shtetin e varfër në prag të Botërorit: Kanë mesazh politik, na kujtojnë Napoleonin!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Ramingo ik”, protestuesja tallet me Kryeministrin: Pija më e re në treg

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Greqia shitet tek të huajt, ne na kanë futur xixat nga të katër anët”, Rama: Nuk do e pranojmë këtë vetëprapakthim!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pushime në jaht/ Aktivistja e PD-së Xhulja Xhekaj apel protestuese: Mos thërrisni më ‘Berisha n’burg’, por vetëm ‘Rama n’burg’

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pse ‘Trumpët’ nuk po i bashkangjiten betejës së Edi Ramës?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video / Ish gjyqtarit Alaudin Malaj i flet subkoshienca: Çfarë të bëj, të vjedh prapë? (Doli pronar i Zvërnecit, dha vendime në favor të Artur Shehut, mund të arrestohet nga Dumani)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Jo vetëm Zvërneci: Një vendim i Qeverisë për “zhvillimin” e Porto Palermos, që të “frikëson”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Call centerat / Viktima Eglant Koçi ishte ‘korrier’ i djalit të Saimir Vishajt, pazaret e prishura mes një grupi kriminal dhe pse duhet të ndërhyjë SPAK-u

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • FOTOLAJM/ Nis protesta para Kryeministrisë, ja sa është pjesëmarrja

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!