AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Veliaj mirëpret anëtarët e rinj të Partisë Socialiste në Njësinë 3: Shqipëria është në ditët e saj më të mira, vetëm PS është parti kampione

by SHT Media
02/03/2024
in Politikë
6
0
Veliaj mirëpret anëtarët e rinj të Partisë Socialiste në Njësinë 3: Shqipëria është në ditët e saj më të mira, vetëm PS është parti kampione
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Njësia 3, në vijim të turit për të mirëpritur anëtarët e rinj që i bashkohen Partisë Socialiste, drejtuesi politik i Qarkut të Tiranës, Erion Veliaj tha se është i mirëseardhur kushdo që dëshiron të jetë pjesë e familjes së madhe socialiste.

“Është shumë e rëndësishme të kuptojmë se si bashkimi sjell fuqinë. Ju mund të pyesni: Si vajtëm 60% në këtë njësi? Qartazi, nuk kanë qenë të gjithë të majtë, se ndryshe do kishim qenë 60% gjithmonë, por në vitet e fundit ne jemi hapur aq shumë, saqë po ftojmë edhe ata që ndoshta për një arsye apo për një tjetër nuk kanë qenë me ne, – dikush mund të vijë nga familje të persekutuara, dikush tjetër nga familje që mund t’i kenë marrë pronën, nga familje të deklasuara – ama, fakti që jemi hapur dhe kemi kaluar mbi 50%, do të thotë se kjo parti kur hapet dhe kur i thotë dikujt: ‘Ej, ne kemi mendime të ndryshme, por nuk ka asnjë mëkat të kesh mendim ndryshe, nga ana tjetër nuk është mëkat as të ndërrosh mendim’, shtohet dhe fiton e fiton e fiton”, u shpreh Veliaj.

Ai tha se kur qeverisin socialistët, edhe kundërshtarët politikë jëtojnë më mirë. “Edhe kundërshtarët tanë bien dakord se kur qeverisin socialistët, edhe ata janë më të lirë për t’u shprehur, edhe ata jetojnë më mirë, rrogat e tyre janë më të larta dhe shtëpia e tyre vlen më shumë. Ndaj, kur qeverisin socialistët, edhe ata që nuk na kanë votuar, bëjnë më shumë hajër. Shumë njerëz thonë: ‘Po mirë, s’u lodhët tre mandate në Bashki, tre në qeveri?! Lërjani dikujt tjetër!’ Por, a i thotë dot njeri Luiza Gegës, e cila meqë ka fituar shumë medalje ari, duhet ta ulë vrapin që të fitojë dikush tjetër? A u thotë dot njeri peshëngritësve tanë të talentuar, Erkandit, Brikenit, ‘shiko, mos e ngri këtë peshën, lëre të fitojë ai tjetri!?’ Ti nuk i thua dot një kampioni, mos ji kampion; ti nuk i thua dot të shpejtit, mos ji i shpejtë; ti nuk i thua dot të talentuarit, mos ki talent! Ti nuk i thua dot fitimtarit, mos fito! Partia Socialiste është partia e fitimtarëve, ndaj do vazhdojmë të punojmë e do vazhdojmë të fitojmë”, tha Veliaj.

Ai nënvizoi faktin se Shqipëria, nën drejtimin e Partisë Socialiste, është në ditët e saj më të mira. “Shqipëria dhe Tirana kanë ndryshuar si nata me ditën. Shqipëria, brenda një muaji, priti Sekretarin e Shtetit Amerikan, priti Presidentin Zelensky, i cili sot është njeriu më i përfolur për mirë për rezistencën ndaj agresionit rus. Liderët e Ballkanit dhe Evropës kanë ardhur disa herë në Tiranë. Kemi një Tiranë që sot ka 10 milionë turistë. Tirana është ishte Kryeqyteti Evropian i Rinisë, ishte Qyteti Evropian i Sportit, vitin tjetër do të jetë Kryeqyteti i Kulturës dhe Dialogut. Qeveria Socialiste di të bëjë shtet, di të bëjë qytet, që sot e ka zili gjithë bota. Jo se jemi perfektë, se nuk ekziston vendin perfekt, por fakti se e gjithë bota i referohet Shqipërisë dhe Tiranës së vogël, që në një kohë rekord është transformuar si nata me ditën, është kompliment për çdo socialist, aktivist dhe për çdo votues që i ka dhënë mbështetje këtij vizioni për ta bërë Shqipërinë moderne”, tha Veliaj.

Nga ana tjetër, deputetja e PS, Klotilda Bushka, shprehu falënderimet e saj për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, i cili ka qenë gjithmonë i gatshëm për punët e mira në qytet. “E falenderoj Erionin, si drejtues politik i qarkut të Tiranës, sepse ne vërtet kemi dalë Partia Socialiste e Bashkisë Tiranë me numrin më të lartë të votave për PS në zgjedhjet e fundit, por e kemi pasur kokën lart, sepse me Erionin kryetar Bashkie, kemi dalë ballëhapur para njerëzve. Të gjithë së bashku nuk kemi vajtur me listë dëshirash tek njerëzit, por kemi vajtur me zemër, si njerëz tek njerëzit, për të kuptuar cilat janë nevojat e se si ne mund të punojmë më mirë dhe ia kemi dalë dhe do ia dalim ende, sepse ka ende punë në këtë njësi për të çuar përpara”, përfundoi deputetja./m.j

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Një telash më shumë për Partinë Demokratike

10/09/2026

“Ne jemi ‘best friends’”, Françeska Murati flet për herë të parë pas ndarjes nga partneri: Duhemi si shokë, takohemi çdo ditë

10/09/2026

BE, rregulla të reja për “Airbnb”, qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi

10/09/2026

Iris Luarasi o k*rvë/ Influencerja replikon me deputeten socialiste: Ky do të ishte s*lm, jo ai që thua ti

10/09/2026

Olti Shulla sqaron ndryshimin në pamjen e Zegjine Çaushit: Nuk ka pasur ndërhyrje estetike

10/09/2026

Paralajmërimi i frikshëm: Ka shanse që AI të zhdukë njerëzimin në dekadën e ardhshme

10/09/2026

Dashnor Sula rrëfen komunikimin me Ramën: Më shkruan në 1-2 të natës

10/09/2026

“S’ka BE pa reforma”/ Gjermanët ultimatum Ramës: Shfuqizoni ligjin e investimeve strategjike, duart larg drejtësisë

10/09/2026

Korfuz/ 51-vjeçari shqiptar akuzohet se abuzoi sek*ualisht me mbesën 8-vjeçare

10/09/2026

Apple zbulon iPhone 18, iPhone Duo dhe Apple Watch! Risitë dhe çmimet e pajisjeve të reja

10/09/2026

Pse sulmet personale po përdoren si brand politik?

09/09/2026

Rama “nxjerr në pension” Lorena Goxhobellin/ Pas skandaleve dhe aferave, shkrihet Kadastra

09/09/2026

Deklarata e grave deputete të PS pas sulmeve ndaj kolegeve: Dhuna nuk është protestë, të rishikikohet protokolli i sigurisë

09/09/2026

Trump bisedë me Putinin: Ai dëshiron një marrëveshje, do ishte mirë që edhe Zelensky të bënte të njëjtën gjë

09/09/2026

Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, mbeten të plagosur dy persona. Detajet e para

08/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Një telash më shumë për Partinë Demokratike
  • “Ne jemi ‘best friends’”, Françeska Murati flet për herë të parë pas ndarjes nga partneri: Duhemi si shokë, takohemi çdo ditë
  • BE, rregulla të reja për “Airbnb”, qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.