AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Ankesat/ Hidrocentrali i Skavicës, zbardhet vendimi i arsyetuar i Kushtetueses: Banorët nuk provuan cenimin e…!

by SHT Media
02/03/2024
in Kronikë
6
0
Ankesat/ Hidrocentrali i Skavicës, zbardhet vendimi i arsyetuar i Kushtetueses: Banorët nuk provuan cenimin e…!
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur të plotë vendimin e arsyetuar për ankesën e banorëve të Dibrës mbi ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës.

Midis shqetësimeve të banorëve, për cenimin e së drejtës së pronës private dhe shpërblimit të drejtë të saj si dhe të drejtës për të zgjedhur vendbanimin “kërkuesit nuk kanë arritur të argumentojnë nga pikëpamja kushtetuese cenimin e tyre si rrjedhojë e zbatimit të ligjit nr. 38/2021 ose pasojat e ardhura për këtë shkak, duke mos arritur të përcaktojnë në aspektin kushtetues interesin e tyre të drejtpërdrejtë në çështjen e parashtruar”.

Gjithashtu, Gjykata Kushtetuese thekson se kërkuesit nuk kanë arritur të përcaktojnë cenimin e identitetit kombëtar, në drejtim të trashëgimisë kulturore dhe pasurore, si dhe të së drejtës për një mjedis të shëndetshëm dhe ekologjikisht të përshtatshëm në këndvështrim të standardeve ndërkombëtare të pranuara nga shteti shqiptar. Për këtë arsye, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese vlerësojnë se  ligji objekt shqyrtimi është ende në fazën e parë të zbatimit të tij, që përfshin aktivitetet paraprake të punës në lidhje me projektimin dhe ndërtimin e HEC-it të Skavicës.

Ndaj, në këtë fazë sipas Kushtetueses, banorët nuk kanë arritur të provojnë cenimin e këtyre të drejtave. Ashtu siç ka dalë edhe më herët, i vetmi argument i banorëve që është pranuar nga Gjykata Kushtetuese, është mungesa e konsultimit publik të qeverisë me banorët, duke theksuar se “është bërë në shkelje të së drejtës për informim për gjendjen e mjedisit dhe mbrojtjen e tij”.

Në këndvështrim të sa më lart, Gjykata thekson detyrimin që kanë autoritetet publike të përfshira për të zbatuar nenin 8 të Konventës së Aarhusit për të garantuar pjesëmarrjen e publikut gjatë gjithë fazave të procesit të projektimit dhe ndërtimit të projektit të HEC-it të Skavicës, si dhe për të marrë në konsideratë rezultatet e procesit të informimit për mbrojtjen e mjedisit, për aq sa është e mundur.

“Në këtë drejtim, Gjykata thekson rëndësinë e ushtrimit efektiv të së drejtës për të marrë informacion të plotë, në veçanti nga publiku që rrezikon të preket nga realizimi i projektit, për të dhënat që do të mblidhen në përfundim të fazës së parë nga autoritetet e përfshira; aktet e hartuara deri tani; veprimtaritë konkrete të realizuara dhe që priten të realizohen; natyrën e vendimeve të marra ose që mund të merren dhe autoritetin publik përgjegjës për marrjen e tyre; procedurën e parashikuar për masat që do të ndërmerren; kohën dhe vendin e mbledhjeve publike dhe mundësinë e publikut për të marrë pjesë; studimet e kryera dhe raportet e hartuara; gjetjet në lidhje me efektet e mundshme të projektit; masat e parashikuara për pakësimin e këtyre efekteve; vendimmarrjen në lidhje me projektin dhe arsyet mbi të cilat është bazuar kjo vendimmarrje, si dhe në lidhje me vijueshmërinë e fazës së dytë të projektit”, thuhet në vendim./m.j

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Një telash më shumë për Partinë Demokratike

10/09/2026

“Ne jemi ‘best friends’”, Françeska Murati flet për herë të parë pas ndarjes nga partneri: Duhemi si shokë, takohemi çdo ditë

10/09/2026

BE, rregulla të reja për “Airbnb”, qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi

10/09/2026

Iris Luarasi o k*rvë/ Influencerja replikon me deputeten socialiste: Ky do të ishte s*lm, jo ai që thua ti

10/09/2026

Olti Shulla sqaron ndryshimin në pamjen e Zegjine Çaushit: Nuk ka pasur ndërhyrje estetike

10/09/2026

Paralajmërimi i frikshëm: Ka shanse që AI të zhdukë njerëzimin në dekadën e ardhshme

10/09/2026

Dashnor Sula rrëfen komunikimin me Ramën: Më shkruan në 1-2 të natës

10/09/2026

“S’ka BE pa reforma”/ Gjermanët ultimatum Ramës: Shfuqizoni ligjin e investimeve strategjike, duart larg drejtësisë

10/09/2026

Korfuz/ 51-vjeçari shqiptar akuzohet se abuzoi sek*ualisht me mbesën 8-vjeçare

10/09/2026

Apple zbulon iPhone 18, iPhone Duo dhe Apple Watch! Risitë dhe çmimet e pajisjeve të reja

10/09/2026

Pse sulmet personale po përdoren si brand politik?

09/09/2026

Rama “nxjerr në pension” Lorena Goxhobellin/ Pas skandaleve dhe aferave, shkrihet Kadastra

09/09/2026

Deklarata e grave deputete të PS pas sulmeve ndaj kolegeve: Dhuna nuk është protestë, të rishikikohet protokolli i sigurisë

09/09/2026

Trump bisedë me Putinin: Ai dëshiron një marrëveshje, do ishte mirë që edhe Zelensky të bënte të njëjtën gjë

09/09/2026

Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, mbeten të plagosur dy persona. Detajet e para

08/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Një telash më shumë për Partinë Demokratike
  • “Ne jemi ‘best friends’”, Françeska Murati flet për herë të parë pas ndarjes nga partneri: Duhemi si shokë, takohemi çdo ditë
  • BE, rregulla të reja për “Airbnb”, qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.