• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Seancë e hapur “21 Janarin”, zbardhet vendimi i Gjykatës së Lartë: Çështja paraqet rëndësi nga pikëpamja…!

01/03/2024
in Kronikë
Seancë e hapur “21 Janarin”, zbardhet vendimi i Gjykatës së Lartë: Çështja paraqet rëndësi nga pikëpamja…!

Gjykata e Lartë ka zbardhur vendimin e dy ditëve më parë, ku vendosi ta shqyrtojë në seancë të hapur gjyqësore çështjen e tragjedisë së 21 janarit 2011.

Sot gjykata e lartë ka njoftuar për seancën familjarët e viktimave të 21 janarit dhe Rajmonda Nikën si rekursuese. Paditësja është bashkëshortja e Aleks Nikës

Shkak është bërë përpjekja e gjykatës për të njësuar praktikën. “Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Sokol Binaj dhe diskutoi çështjen ne tërësi, Kolegji vlerësoi te nevojshëm dëgjimin e palëve për shkak se çështja paraqet rëndësi nga pikëpamja e së drejtës, për njësimin ose zhvillimin e praktikes gjyqësore”- thuhet në vendimin dy faqesh të gjyqtarëve Sokol Binaj, Ilir Panda dhe Sandër Simoni.

Ky vendim i gjyqtarëve të lartë do të thotë që do të thirren palët dhe në një seancë që pritet të ketë përballë secilin pas dy javësh, raporton gazetarja Anila Hoxha. Por të afërmit e Aleks Nikës, për vrasjen e të cilit prej 13 vitesh nuk ka asnjë të re nga hetimet e prokurorisë së kryeqytetit, thanë se SPAK, duhet të fokusohet në hetime edhe ndaj ish-ministrit të Brendshëm Lulzim Basha, ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish-komandantit të gardës, Ndrea Prendi.

Ky qëndrim i familjes Nika, por edhe të afërmeve të tre të vrarëve të tjerë në bulevard, Hekuran Dedës, Ziver Veizit dhe Faik Myrtaj, nuk u pranua nga SPAK me konkluzionin se çështja po hetohej sakaq në Prokurorinë e Tiranës. Në nëntor 2023, Gjykata e Strasburgut shpalli vendimin e radhës për Aleks Nikën, duke gjetur si shkelje mos hetimin dhe mos zbardhjen e vrasjes së tij. Prej vitesh, prokuroria e Tiranës e ka hapur e pezulluar disa herë hetimin për zbardhjen e dy vrasjeve, atë të Hekuran Dedës dhe të Aleks Nikës, por rezultatet kanë qenë vetëm në kuadrin e akuzave nga ana e qeverisë ndaj prokurorëve të kryeqytetit. Dhe nga ana tjetër, qëndrim prapësues nga organi i akuzës së Tiranës që insistoi së fundmi se po kryen hetime.

Megjithatë, veç dënimit të Ndrea Prendit dhe Agim Llupos për vrasjen e Faik Myrtajt dhe Ziver Veizit, fakt është që drejtësia në Shqipëri për më shumë se një dekadë ka dështuar të gjejë se kush i vrau Hekuran Dedën dhe Aleks Nikën. Se kush do ta hetojë 21 Janarin, SPAK apo Prokuroria e Tiranës, kjo do të kuptohet pasi gjykata të dëgjojë palët në seancë./m.j

Më të lexuarat

  • Ballkani përballë ndarjes ose konfliktit, plani franko-gjerman ndez debatin

    Ballkani përballë ndarjes ose konfliktit, plani franko-gjerman ndez debatin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama sulmon sërish influencerët: Dalin me lloj-lloj kremrash dhe përhapin gënjeshtra për ‘like’ dhe ‘followers’!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sinjal lufte? Irani del me thirrjen urgjente: Largohuni sa më shpejt nga Ngushtica e Hormuzit!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Qytetarët i duan larg protestës, Flutura Açka publikon foton ku Gaz Bardhi dhe deputetët e PD-së festojnë: A keni moral ta quani veten “opozitë”?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Drejtori i bankës së parave ruse Lizandër Saraçi organizator i protestave kundër qeverisë. A do veprojë SHISH dhe krimi ekonomik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ramës nuk i ndahet tersi, i ngec mikrofoni në Fier!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protesta për Zvërnecin, Balla publikon pamjet, tregon numrin e vërtetë të pjesëmarrësve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Blogeret e protestës / Kush është më e ‘zgjuar’ Dea Mishel apo Rizarta Hoxha? Njëra uron për fatkeqësi dhe e di se Skënderbeu ka lindur në 1956, tjetra nuk njeh presidentin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Moza, finalistja e parë e Ferma Vip 3

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Më jep energji negative”, rriten tensionet në Ferma Vip një javë para finales, shtohen debatet dhe akuzat

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!