AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Pentagoni: Nëse Kievi humbet luftën, NATO do të duhet të luftojë kundër Rusisë

by SHT Media
01/03/2024
in Botë
6
0
Pentagoni: Nëse Kievi humbet luftën, NATO do të duhet të luftojë kundër Rusisë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ndarja e fondeve për Ukrainën është thelbësore. Kështu deklaroi kreu i Pentagonit, Lloyd Austin, duke nënvizuar se nëse Ukraina humbet luftën, vendet e NATO-s do të duhet të luftojnë kundër Rusisë.

“Ne e dimë se nëse Putini ka sukses, ai nuk do të ndalet. Ai do të vazhdojë të jetë më agresiv në rajon. Dhe liderë të tjerë në mbarë botën, autokratë të tjerë do ta shikojnë këtë. Dhe ata do të inkurajohen nga fakti që kjo ka ndodhur sepse ne nuk jemi në gjendje të mbështesim një shtet demokratik”, tha Austin në një fjalim në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së të cituar nga mediat ukrainase.

“Nëse jeni një vend baltik, jeni shumë i shqetësuar se mund të jeni i radhës. Ata e njohin Putinin, ata e dinë se çfarë është i aftë. Dhe sinqerisht, nëse Ukraina bie, unë vërtet besoj se NATO do të hyjë në luftë me Rusinë,” shtoi kreu i Pentagonit.

Një ditë më parë presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi perëndimin për një konflikt bërthamor, si një kërcënim “real”, për shkak të lëvizjeve të vendeve të NATO-s në konfliktin me Ukrainën. Por vendet perëndimore, paralajmëroi ai, duhet të kujtojnë se Moska posedon gjithashtu “armë të afta për të arritur në territoret e tyre”.

Paralajmërimi i presidentit rus u bë në fjalimin e tij vjetor mbi gjendjen e kombit para Dhomës së mbledhur, një ngjarje në të cilën Putini tregoi besim për shkak të sukseseve të arritura së fundi në terren nga trupat e tij, ndryshe nga 12 muaj më parë, kur fati dukej në favor të Kievit.

Putin përsëriti edhe një herë se Rusia nuk ka ndërmend të sulmojë vendet e Aleancës Atlantike, duke i cilësuar alarmet që dalin nga Evropa si “të pakuptimta”. Kreu i Kremlinit iu përgjigj personalisht presidentit francez Emmanuel Macron, i cili ditët e fundit kishte folur për mundësinë e dërgimit të trupave perëndimore në Ukrainë.

“Ne kujtojmë fatin e atyre që në të kaluarën dërguan kontigjentet e tyre në territorin e vendit tonë. Tani pasojat për çdo ndërhyrës do të jenë shumë më tragjike. Gjithçka që po sajon Perëndimi çon në të vërtetë në kërcënimin e një konflikti me armë bërthamore dhe për rrjedhojë në asgjësimin e qytetërimit”, tha ai.

/a.r

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Një telash më shumë për Partinë Demokratike

10/09/2026

“Ne jemi ‘best friends’”, Françeska Murati flet për herë të parë pas ndarjes nga partneri: Duhemi si shokë, takohemi çdo ditë

10/09/2026

BE, rregulla të reja për “Airbnb”, qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi

10/09/2026

Iris Luarasi o k*rvë/ Influencerja replikon me deputeten socialiste: Ky do të ishte s*lm, jo ai që thua ti

10/09/2026

Olti Shulla sqaron ndryshimin në pamjen e Zegjine Çaushit: Nuk ka pasur ndërhyrje estetike

10/09/2026

Paralajmërimi i frikshëm: Ka shanse që AI të zhdukë njerëzimin në dekadën e ardhshme

10/09/2026

Dashnor Sula rrëfen komunikimin me Ramën: Më shkruan në 1-2 të natës

10/09/2026

“S’ka BE pa reforma”/ Gjermanët ultimatum Ramës: Shfuqizoni ligjin e investimeve strategjike, duart larg drejtësisë

10/09/2026

Korfuz/ 51-vjeçari shqiptar akuzohet se abuzoi sek*ualisht me mbesën 8-vjeçare

10/09/2026

Apple zbulon iPhone 18, iPhone Duo dhe Apple Watch! Risitë dhe çmimet e pajisjeve të reja

10/09/2026

Pse sulmet personale po përdoren si brand politik?

09/09/2026

Rama “nxjerr në pension” Lorena Goxhobellin/ Pas skandaleve dhe aferave, shkrihet Kadastra

09/09/2026

Deklarata e grave deputete të PS pas sulmeve ndaj kolegeve: Dhuna nuk është protestë, të rishikikohet protokolli i sigurisë

09/09/2026

Trump bisedë me Putinin: Ai dëshiron një marrëveshje, do ishte mirë që edhe Zelensky të bënte të njëjtën gjë

09/09/2026

Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, mbeten të plagosur dy persona. Detajet e para

08/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Një telash më shumë për Partinë Demokratike
  • “Ne jemi ‘best friends’”, Françeska Murati flet për herë të parë pas ndarjes nga partneri: Duhemi si shokë, takohemi çdo ditë
  • BE, rregulla të reja për “Airbnb”, qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.