• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

“E denoncuan të zhdukur, fëmijët s’e kishin marrë asnjëherë në telefon”! Detaje: Thoshin ngelëm në këmbë, na jepni makinën

26/02/2024
in Kronikë
“E denoncuan të zhdukur, fëmijët s’e kishin marrë asnjëherë në telefon”! Detaje: Thoshin ngelëm në këmbë, na jepni makinën

Gazetari Armand Bajrami dhe gazetarja Dorjana Bezat raportuan në “Top Story” për detaje të reja nga vrasja e Pëllumb Metës nga tre fëmijët në Shënavlash të Durrësit.

Armand Bajrami u shpreh se makina e viktimës ishte mbyllur me çelës dhe në të janë marrë disa monstra që janë dërguar në laborator. Ndër të tjera ai shtoi se fëmijët e shpallën të zhdukur babain e tyre, ndërkohë që nga bisedat telefonike u zbuluar se nuk e kishin marrë asnjëherë në telefon.

Nga ana tjetër gazetarja Dorjana Bezat u shpreh se fëmijët e Pëllumb Metës kanë shkuar në polici duke kërkuar t’i kthehej makina e gjetur, nën arsyetimin se kishin mbetur në këmbë, ndërkohë që 49-vjeçari ishte ende në kërkim,

Armand Bajrami: Pas denoncimit të djalit është angazhuar policia e shtetit për ta gjetur. Tre ditë më vonë është gjetur automjeti. Ka qenë indicia e parë, e ka thënë një fqinj i familjes.

Dorjana Bezat: Ka qenë mbesa, sepse e kishte vendin përballë banesës. Ajo ka thënë që e kam parë makinën. Ata kanë pretenduar se Pëllumbi ka shkuar në varreza.

Armand Bajrami: Në dyshimet se ai ishte vrarë ka vijuar kërkimi. Mjeti është marrë me karrotrec dhe më pas është ekzaminuar. Ishte i mbyllur me çelës. Policia ka ndërtuar një profil të Pëllumb Metës dhe rezultoi se ishte i qetë dhe ndante punët me kolegët. Një person që punonte gjatë natës si roje nate, që s’kishte konflikte, shtoi dyshimet se nuk kishim të bënim me një vrasje. Më pas janë pyetur fëmijët dhe bashkëshortja. Ndërkohë që policia ishte në kërkim, rezultoi se vetë fëmijët nuk kishin telefonuar të atin.

Kolegu ishte ai që e kishte marrë disa herë në telefon. Ai ka thënë se e ka telefonuar se nuk ishte në vendin e punës dhe i ka rezultuar i fikur. Janë bërë më pas këqyrjet e qelizave telefonike të fëmijëve për të parë se si kishin proceduar. Kur janë pyetur nga policia se nëse keni dyshuar se familjari juaj ka probleme mendore a keni bërë një kontroll, përgjigja ka qenë negative. Sërish është dyshuar. Automjeti “Citroen” në pjesën e sediljes është gjetur një fije floku dhe dy tre prova të tjera. Kështu kanë filluar të çedojnë.

Dorjana Bezat: Shqetësimi i fëmijëve nuk ishte humbja e babait por makina. Shkonin në polici për të kërkuar makinën se thoshin mbetëm në këmbë. Kur do të në ktheni makinën./m.j

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!