AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Denoncimi/ Shantazhohet në Instagram, policia mbyll çështjen! 50-vjeçarja tenton vetëvrasjen, vajza: U tmerrova kur…!

by SHT Media
26/02/2024
in Kronikë
6
0
Denoncimi/ Shantazhohet në Instagram, policia mbyll çështjen! 50-vjeçarja tenton vetëvrasjen, vajza: U tmerrova kur…!
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në datën 14 shkurt 2023, emisioni investigativ “Fiks Fare” transmetoi denoncimin e një 50 vjeçareje, të cilës i kishin hapur disa faqe denigruese në rrjetin social “Instagram”.

Denoncuesja tha se bashkëjetonte prej 22 vitesh me një person, që më vonë e mësoi se ishte martuar. 50 vjeçarja tha se kishte 2 fëmijë nga martesa e parë, ndërkohë që me këtë bashkëjetues kishte edhe një vajzë 10 vjeçe. “Më kanë hapur disa faqe në ‘Instagram’, por policia nuk po i heton. Kam shkuar disa herë dhe sërish nuk e gjejnë autorin. Unë dyshoj se e ka bërë djali i bashkëjetuesit, i cili është 22 vjeç. Të gjithë e dinë në Peshkopi historinë tonë” tha ajo. Në atë kohë, Fiksi u interesua te Policia e Dibrës, ku oficeri Ramiz Alia tha se “ka prova për të hetuar këtë çështje”.

Ndërkohë, disa ditë më pas, vajza 10 vjeçare e denoncueses, kontakton me redaksinë e Fiksit dhe dërgon një mesazh zanor. “Përshëndetje. Mami im dje ka tentuar vetëvrasjen. E ka marrë në telefon oficeri dhe i ka thënë se çështja është mbyllur. U tmerrova kur e gjeta. Kemi shkuar në Spitalin e Dibrës dhe më pas në Tiranë. Aktualisht jemi në Tiranë. Kërkoj vetëm si e mbylli çështjen oficeri i policisë” do të deklaronte vajza e mitur.

as këtij mesazhi, gazetarët e Fiksit shkojnë dhe e takojmë denoncuesen 50 vjeçare në Spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë. Zonja ndodhej në Urgjencë, te zona e 6-katëshit te reparti i të Intosikuarëve. Fillimisht, Fiksi takon fëmijët, vajzën 10 vjeçare që e ka me bashkëjetuesin, e cila denoncoi gjendjen e saj në Fiks Fare, dhe djalin nga martesa e parë që kishte ardhur nga Italia. Denoncuesja thotë se ka ndërmarrë këtë akt pasi ka komunikuar me OPGj-në Ramiz Alia. Ramizi i ka thënë se hetimet janë mbyllur. Ai i ka shkruar mesazh, por pa i dhënë asnjë dokument. “Nga dëshpërimi që çështja u mbyll, kalova në depresion dhe piva kokrra. Aktin e ndërmora vetëm se çështja u pushua. Unë kërkoja që edhe pse e dinin se kush ishte personi, sërish e mbyllën hetimet” thotë denoncuesja.

Më tej pohon se në gjendje të rëndë e gjeti vajza e saj. Vajza ka marrë urgjencën dhe më pas denoncuesja shkoi në Spitalin e Dibrës për trajtim. Në urgjencën e këtij spitali ka shkuar edhe Policia e Peshkopisë. “Shefi i policisë që erdhi në Urgjencë më ka thënë se personi që ka hapur këto profile është shoqëruar dhe brenda policisë i kanë thënë se ‘ta lërë me kaq’” thotë denoncuesja. Ndërkohë, djali i saj pohon se personat që dyshon se i kanë hapur profilet në Instagram kanë njerëz të afërt në Policinë e Peshkopisë. Madje, këta persona sipas tij, kanë ndërhyrë që çështja të pushohet dhe të mos ndiqet.

Fiks Fare kontaktoi me Policinë dhe Prokurorinë e Peshkopisë. Në atë kohë, OPGj-ja Ramiz Alia tha se tani ka elementë dhe se do e hetonte çështjen. Por, edhe këto prova duket se nuk mjaftuan. Ai i ka dërguar disa mesazhe denoncueses në telefon që i thotë se çështja është mbyllur. Më pas, denoncuesja i ka kërkuar një dokument, por ai i ka bërë bllok dhe i ka fshirë këto mesazhe. Dhe, pikërisht pas kësaj situate, denoncuesja ndërmori këtë veprim.

Fiksi kontaktoi me Policisë e Dibrës për hetimet dhe tentativën e vetëvrasjes së denoncueses. Në përgjigje, policia shkruan se kallëzimi është bërë në datën 9 shkurt 2024, ndërkohë që më datë 13 shkurt rasti është regjistruar në Prokurori. Më datë 16 shkurt, prokuroria ka vendosur mosfillimin e procedimit penal. Në lidhje me formën e njoftimit të qytetares, policia thotë se me autorizim të prokurorit, nga oficeri i çështjes është njoftuar denoncuesja.

Në lidhje me tentativën e vetëvrasjes, policia thotë se më datë 21 shkurt 2024, në orën 15.00 janë njoftuar se në Spitalin Rajonal të Dibrës kishte shkuar për ndihmë mjekësore qytetarja. Dyshohet për shkak të konsumimit të një mbidoze ilaçesh.

Fiksi e pyeti policinë nëse ka nisur ndonjë hetim për “shkaktim vetëvrasje”. Në përgjigje, policia thotë se “janë kryer veprimet e para hetimore dhe vijon puna për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e këtij rasti”.

Fiks Fare siguroi vendimin e mosfillimit të çështjes, të firmosur nga prokurori Urim Kalia. Në datën 16 shkurt, vetëm 3 ditë pas denoncimit të 50 vjeçares, ai ka vendosur mosfillimin e hetimeve. Pra, për vetëm disa orë prokurori vendosi të mos e hetojë, pavarësisht se shkruan se gjykata duhet të vendosë për kërkesën ndaj kompanisë “META”. Por, pse nuk e kërkoi prokurori në gjykatë këtë kërkesë? Çfarë i kushtonte?

Më pas, prokurori shkuan se “s’ka ndërhyrje në të dhënat kompjuterike”. Sipas tij, ata që kanë hapur nuk kanë ndërhyrë në profilin egzistues të qytetares, por kanë hapur një të ri me fotot e saj. Por, megjithëse prokurori pranon se ka pasur fyerje, sharje, kërcënime dhe denigrim për 50 vjeçaren, sërish ai nuk pranoi t’i hetonte! Prokurori pranon se mund të jetë “fyerje” apo “ndërhyrje në jetën private”. Por këto vepra shkruan ai, duhet të ndiqen në gjykatë nga vetë denoncuesja! Pra, qytetarja duhet ti provojë akuzat ndaj të dyshuarve, duke marrë rolin e prokurorit.

Në këtë vendim, prokurori duket se shfajëson veten, pasi jep vetëm të dhëna teknike dhe citime nenesh të Kodit Penal dhe atij të Procedurës Penale. Mungojnë dëshmitë e personave të dyshuar. Është vetëm kallëzimi i qytetares dhe një kqyrje e telefonit të saj. Përse nuk u pyetën të dyshuarit? Kush ndërhyri që ata të mos jepnin asnjë deklarim? Mungesa e hetimeve nga ana e oficerit të policisë dhe shpejtësia për të pushuar këtë çështje nga prokurori, sollën rëndimin e gjendjes psikologjike të denoncueses.

 

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, mbeten të plagosur dy persona. Detajet e para

08/09/2026

“Kur drejtësia bëhet me porosi”, Mamica jep leksionin e radhës, por me dy standarde

08/09/2026

“Trajtimi i Mlladiçit në Serbi: Ironi e madhe, po, çudi jo!”

08/09/2026

5 shenjat e horoskopit që harxhojnë shumë para

08/09/2026

Tre ditë më parë iu dogj punishtja, sot flakët i shkrumbojnë banesën, çifti i moshuar në Fier mbetet në qiell të hapur

08/09/2026

Françeska Murati flet për herë të parë për ndarjen nga bashkëshorti, tregon të vërtetën e fotos ‘virale’ me burrin misterioz në plazh

08/09/2026

“Jam shumë e dashuruar, ai është një bekim”/ Selin Bollati zbulon dhuratën më të shtrenjtë nga Gimbo, tregon detajet nga bashkëjetesa pas BBVIP 5

08/09/2026

Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

08/09/2026

Erdogan: Po tentojnë të rrethojnë Turqinë, nuk do të qëndrojmë spektatorë!

08/09/2026

“O Rameee… ku i ke shokët” – Qeveria i jep leje ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës për pallat 12 katësh në Tiranë!

07/09/2026

Vuçiç kërkon qeverinë, studentët kërkojnë ndryshimin, Serbia drejt zgjedhjeve

07/09/2026

Meloni: Zona Shengen mund të ruhet vetëm nëse kufijtë e jashtëm të BE-së mbrohen

07/09/2026

Ligjërohet ChatGPT në shkollë, udhëzuesi i ri i ministrisë së arsimit përcakton përdorimin nga ushtrimet në klasë deri te vlerësimi i nxënësve

07/09/2026

Ahmetaj për SPAK: Disa prej prokurorëve kanë përmbysur rendin kushtetues

07/09/2026

“Vrima në petull”, si po e tall Moska misionin e dy të dërguarve të Trumpit

07/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, mbeten të plagosur dy persona. Detajet e para
  • “Kur drejtësia bëhet me porosi”, Mamica jep leksionin e radhës, por me dy standarde
  • “Trajtimi i Mlladiçit në Serbi: Ironi e madhe, po, çudi jo!”

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.