AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Gjykoi tre shqiptarë në njëjtën ditë! Gjykatësi i habitur: Pse e braktisni vendin tuaj të bukur për Britaninë?

by SHT Media
26/02/2024
in Kronikë
6
0
Gjykoi tre shqiptarë në njëjtën ditë! Gjykatësi i habitur: Pse e braktisni vendin tuaj të bukur për Britaninë?
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një gjyqtar në Mbretërinë e Bashkuar, i cili ka vizituar Shqipërinë, u shfaq i çuditur me shqiptarë që braktisin vendin dhe përfshihen në trafiqe në Britaninë e Madhe.

Gjyqtari Ian Lawrie, në Gjykatën e Gloucester Crown, i bëri komentet gjatë një dite të ngarkuar kur gjykoi tre raste të veçanta të emigrantëve të paligjshëm shqiptarë, të përfshirë në shpërndarje droge.

Duke dënuar të fundit prej tyre, Erijon Melanin, me 20 muaj burgim për furnizim kokaine në Cheltenham, gjyqtari i tha atij: “Kam qenë në vendin tuaj tre herë në 40 vitet e fundit. Është një vend shumë i bukur. E di që ka problemet e veta, por ka më pak probleme sesa kur e vizitova për herë të fundit. Është një vend mahnitës me njerëz mahnitës dhe ushqimi ishte i mirë, kështu që pse doni të vini këtu nuk e kuptoj.”

Gjykatësi i tha të pandehurit se pasi të kryente gjysmën e dënimit të tij, ai do të deportohej në Shqipëri. Pasi Melani kishte lënë bankën e të akuzuarve për t’u dërguar përsëri në qeli, gjyqtari shtoi: “Nuk e di pse Shqipëria nuk është një atraksion më i madh turistik. Plazhe fantastike dhe male të bukura.”

Në të njëjtën ditë u paraqitën para gjyqtarit Lawrie edhe shqiptarët Emiljan Gjergji, 26 vjeç, Martin Ndreca, 24 vjeç. Gjergji u deklarua fajtor për posedimin e kokainës me qëllim furnizimi. Ai u burgos për një total prej 20 muajsh dhe u tha se do të dëbohej kur të kishte kryer gjysmën e dënimit. Ndreca u deklarua fajtor për furnizimin me kokainë në Gloucestershire midis 18 korrikut 2022 dhe 11 korrikut 2023. Më pas u vendos në paraburgim për të pritur dënimin pasi të mbahet një gjyq për të përcaktuar shkallën e përfshirjes së tij me bandën e drogës për të cilën punonte.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, mbeten të plagosur dy persona. Detajet e para

08/09/2026

“Kur drejtësia bëhet me porosi”, Mamica jep leksionin e radhës, por me dy standarde

08/09/2026

“Trajtimi i Mlladiçit në Serbi: Ironi e madhe, po, çudi jo!”

08/09/2026

5 shenjat e horoskopit që harxhojnë shumë para

08/09/2026

Tre ditë më parë iu dogj punishtja, sot flakët i shkrumbojnë banesën, çifti i moshuar në Fier mbetet në qiell të hapur

08/09/2026

Françeska Murati flet për herë të parë për ndarjen nga bashkëshorti, tregon të vërtetën e fotos ‘virale’ me burrin misterioz në plazh

08/09/2026

“Jam shumë e dashuruar, ai është një bekim”/ Selin Bollati zbulon dhuratën më të shtrenjtë nga Gimbo, tregon detajet nga bashkëjetesa pas BBVIP 5

08/09/2026

Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

08/09/2026

Erdogan: Po tentojnë të rrethojnë Turqinë, nuk do të qëndrojmë spektatorë!

08/09/2026

“O Rameee… ku i ke shokët” – Qeveria i jep leje ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës për pallat 12 katësh në Tiranë!

07/09/2026

Vuçiç kërkon qeverinë, studentët kërkojnë ndryshimin, Serbia drejt zgjedhjeve

07/09/2026

Meloni: Zona Shengen mund të ruhet vetëm nëse kufijtë e jashtëm të BE-së mbrohen

07/09/2026

Ligjërohet ChatGPT në shkollë, udhëzuesi i ri i ministrisë së arsimit përcakton përdorimin nga ushtrimet në klasë deri te vlerësimi i nxënësve

07/09/2026

Ahmetaj për SPAK: Disa prej prokurorëve kanë përmbysur rendin kushtetues

07/09/2026

“Vrima në petull”, si po e tall Moska misionin e dy të dërguarve të Trumpit

07/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, mbeten të plagosur dy persona. Detajet e para
  • “Kur drejtësia bëhet me porosi”, Mamica jep leksionin e radhës, por me dy standarde
  • “Trajtimi i Mlladiçit në Serbi: Ironi e madhe, po, çudi jo!”

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.