• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

“Putini më shumë i frikësohet Navalny-t të vdekur, sesa Navalny-t të gjallë”

25/02/2024
in Botë
“Putini më shumë i frikësohet Navalny-t të vdekur, sesa Navalny-t të gjallë”

Vajza e larguar në mërgim e kundërshtarit të vrarë politik të Kremlinit, Boris Nemtsov, e ka akuzuar Rusinë se po e trajton në mënyrë “të tmerrshme, çnjerëzore, të pabesueshme dhe monstruoze” trupin e liderit të vdekur opozitar, Alexei Navalny, duke shtuar se kjo tregon se sa shumë i druhet presidenti Vladimir Putin trashëgimisë së Navalnyt.

“Vladimir Putin i frikësohet trupit të vdekur të Navalnyt më shumë sesa Navalnyt të gjallë”, tha Zhenna Nemtsova për Current Time, një javë pasi autoritetet ruse thanë se Navalny vdiq pasi i humbi ndjenjat në një burg në Arktik.

Babai i Nemtsovës ishte një politikan i njohur që u bë kritik i zëshëm i Putinit i cili, sikurse Navalny, nxirrte raporte të hollësishme për korrupsionin, para se të vritej.

Boris Nemtsov u qëllua me armë për vdekje në një urë pranë Kremlinit në Moskë në shkurt 2015, pak javë pasi publikisht shprehu frikën se Putini mund ta vriste.

Nemtsova tha se televizioni shtetëror rus fillimisht e “mbuloi ngjarjen e babait tim në mënyrë shumë të favorshme, por gjithçka ndryshoi…kur ndodhi marshi i varrimit” i cili dëshmoi popullaritetin e babait të saj, pasi dhjetëra mijëra rusë dolën në rrugë qoftë për një “kufomë politike”.

Si pasojë, autoritetet ruse bënë thirrje kundër mbajtjes së zisë për Nemtsovin dhe i injoruan ngacmimet e simpatizantëve të Nemtsovit nga ultranacionalistët.

“Ata e kuptojnë se e njëjta do të ndodhë edhe me Alexei Navalny” nëse lejohen momerialet publike”, tha Nemtsova.

Rusia e ka shtuar përdorimin e mjeteve si, emërtimet “agjentët e huaj” dhe “të padëshirueshëm”, përvec rrahjeve brutale dhe arrestimeve, për ta minimizuar kundërshtimin publik prej se e nisi pushtimin e Ukrainës dy vjet më parë.

Policia ruse i arrestoi qindra njerëz në gjithë vendin pas vdekjes së Navalnyt dhe me shpejtësi i largoi të gjitha memorialet e improvizuara të cilat u vendosën nga qytetarët në dhjetëra qytete.

E veja e Navalnyt dhe nëna e tij e kanë akuzuar Putinin për vdekjen e tij, siç kanë bërë edhe presidenti amerikan Joe Biden dhe disa zyrtarë të tjerë perëndimorë.

Zyrtarët rusë e kanë mohuar se janë përgjegjës për vdekjen e tij, por nuk e kanë liruar trupin e tij dhe raportohet se kanë kërkuar varrim privat, para se t’ia dorëzojnë kufomën të ëmës.

“Besoj se Alexei u vra me urdhër të Putinit, dhe ata kanë frikë se në prag të zgjedhjeve, qindra mijëra njerëz do të shkojnë për t’i dhënë lamtumirë Alexeit”, tha Nemtsova.

Putini po e kërkon mandatin e pestë si president në zgjedhjet e kontrolluara me kujdes nga Kremlini më 15-17 mars, pasi zyrtarët rusë e kanë diskualifikuar tashmë kandidatin e vetëm të mirëfilltë kundër luftës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Rusisë javë më parë ia ndaloi garimin në zgjedhje Boris Nadezhdinit, i cili haptazi ka bërë thirrje për ndaljen e pushtimit të Ukrainës nga Moska./REL

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!