• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Bota solidarizohet me Kievin, Zelensky: Fundi i luftës me kushtet tona. Rusia nuk na shkatërron dot

24/02/2024
in Botë
Bota solidarizohet me Kievin, Zelensky: Fundi i luftës me kushtet tona. Rusia nuk na shkatërron dot

Udhëheqësit botërore u zotuan të vijojnë mbështetjen për Ukrainën, ndërsa vendi shënoi përvjetorin e dytë të luftës ruse. Nga aeroporti i Hostomel, që u bë fushëbetejë e përleshjeve të hershme mes trupave ruse dhe atyre të Ukrainës, presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Lyen premtoi se do të qëndrojnë krah Kievit për sa kohë të jetë e nevojshme.

Ajo dhe 3 kryeministrat e Italisë, Kanadasë dhe Belgjikës, vizituan të shtunën kryeqytetin ukrainas, për tu solidarizuar me shtetin në luftë.

“Jemi këtu për t’ju thënë se do të vazhdojmë të qëndrojmë krah jush, për sa kohë të jetë e nevojshme. Me më shumë mbështetje financiare, më shumë municione dhe duke trajnuar trupat tuaj”, tha von der Leyen.

“Duam të falenderojmë ato burra dhe gra të cilët 24 shkurtin e 2 viteve më parë nuk vrapuan, por zgjodhën të luftojnë për veten e tyre, për familjet dhe gjithçka të dashur”, u shpreh Giorgia Meloni.

Meloni e përshkroi aeroportin e Hostomel si simbol të dështimit të Moskës dhe krenarisë ukrainase. Sakaq, nga po i njëjti vend, Presidenti Volodimir Zelenski i bëri thirrje popullit të tij të vijojë luftën, ndërsa tha se Rusia nuk mund t’i shkatërrojë ëndrrat ukrainase.

“Çdo person normal do që lufta të mbarojë. Por askush prej nesh nuk do të lejojë që Ukraina jonë të mbarojë. Kjo është arsyeja përse fjalëve ‘fund i luftës’, neve u shtojmë, gjithmonë, ‘sipas kushteve tona’. Prandaj në historinë e ardhshme, fjala Ukrainë do të shkojë gjithmonë me fjalën pavarësi. Ne po luftojmë për të, prej 730 ditësh të jetës sonë”, tha Zelenski.

Deklarata e tij vjen në një moment kritik, teksa Ukrainës i duhet të ruajë mbështetjen ndërkombëtare që duket se ka filluar të lëkundet.

Kundërofensiva e nisur vitin e kaluar dështoi, dhe ushtria ukrainase po përballet me presion në rritje nga trupat ruse që kanë ripërtërirë forcat në pozicionet kyçe.

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!