• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Trupi i Navalny-it i dorëzohet nënës së tij disa ditë pas vdekjes, në qelitë e burgut

24/02/2024
in Botë
Nëna e Navalnyt: Më treguan trupin e djalit. Autoritetet ruse më kërcënuan, donin varrim të fshehtë…!

Trupi i figurës së opozitës ruse Alexey Navalny, i është dhënë nënës së tij disa ditë pasi ai ndëroi jetë në qelitë e burgut në Arktik.

Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësja e Navalny, Kira Yarmysh.

“Trupi i Alexey iu dorëzua nënës së tij. Shumë faleminderit për të gjithë ata që e kërkuan këtë me ne”, ka postuar Yarmysh në rrjetet sociale.

Yarmysh shtoi se nëna e Navalny, Lyudmila Navalnaya, është ende në Salekhard, qyteti i Arktikut ku mbahej trupi i djalit të saj.

Navalny vdiq të premten e 16 shkurtit në një burg të largët në Arktik.

Shërbimi rus i burgut tha se ai “u ndje keq pas një shëtitje” dhe “pothuajse menjëherë” humbi vetëdijen.

Familja dhe kolegët e Navalny kanë fajësuar presidentin rus Vladimir Putin për vdekjen e Navalny, e cila vjen përpara zgjedhjeve presidenciale muajin e ardhshëm. Putin nuk po konkurron kundër asnjë opozite kuptimplotë dhe pritet të kalojë në mandatin e pestë në detyrë.

Si një prej figurave më të rëndësishme të opozitës, 47-vjeçari ishte në burg nën akuza që, sipas kritikëve të Kremlinit, kanë qenë të motivuara politikisht.

Autoritetet e burgut thanë se ai pësoi “sindromën e vdekjes së papritur”, por aleatët e tij besojnë se ai u vra me urdhër të presidentit rus, Vladimir Putin.

Ai ishte helmuar më 2020 me agjent nervor Noviçok, dhe atëbotë pati fajësuar aparatin shtetëror, në krye me Putinin, për atë vendim.

Navalny ishte shëruar në Gjermani pas helmimit, dhe në ditën e kthimit në Rusi, ishte dërguar në burg./m.j

Më të lexuarat

  • Pas samitit me Xi Jinping, Trump paralajmëron Tajvanin kundër shpalljes së pavarësisë

    Pas samitit me Xi Jinping, Trump paralajmëron Tajvanin kundër shpalljes së pavarësisë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Berisha s’e la të garonte në zgjedhjet e PD, Balliu email ambasadave: Ka marrë peng partinë, non grata e përdor si mburojë kundër SPAK!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nuk do të na shkonin kurrë në mendje, ish-banorët e Big Brother Vip kapen “mat” duke u puthur

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Prapaskenat e marrëdhënieve Pekin-SHBA, Xi po fiton kohë derisa Amerika të vetëshkatërrohet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dhëndri i Berishës shpërndan shkrimin dhe montazhin denigrues me fotot e ambasadorëve të SHBA-BE dhe Jeffrey Epstein

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ka vetëm një kusht për tu bërë president i Francës: Të tradhtosh gruan!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Durim Bami i penduar i drejtësisë? Ilir Meta në panik, shantazhe dhe kërcënime nga burgu

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga shkretëtira në Mesdhe! Superkorridoret që sfidojnë Hormuzin dhe Suezin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ‘Fania i Beratit’ duhet të ekstradohet”, gjykatësja angleze i rrëzon pretendimin se mund t’i bëjnë përsëri atentat, ja detajet e vendimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • SPAK goditi grupin e strukturuar kriminal për trafik heroine/ Lënda narkotike përzihej me lëndë të tjera me qëllim maksimizimin e fitimeve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!