• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Merret në mbrojtje gruaja e Pëllumb Metës, shoqërohet nga blutë deri te shtëpia e prindërve

24/02/2024
in Kronikë
Merret në mbrojtje gruaja e Pëllumb Metës, shoqërohet nga blutë deri te shtëpia e prindërve

Policia e Durrësit ka marrë në mbrojtje bashkëshorten e 50 vjeçarit që u vra në Durrës, Blerina Metën.

Siç raporton gazetarja e Klan News Enkeleda Arapi, gruaja nuk është lejuar të marrë pjesë në ceremoninë mortore të burrit të saj, paraditen e kësaj të Shtune.

Për të shmangur ndonjë konflikt të mundshëm mes vëllezërve të të ndjerit Pëllumb Meta dhe kunatës së tyre, Blerina u shoqërua nga blutë e Durrësit deri te shtëpia e prindërve të saj në Laç.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë u raportua ditën e djeshme në media. Akti tronditës i 3 fëmijëve ndaj babait datonte që më 10 Shkurt të këtij viti. Ishte djali i madh i viktimës, Hysen Meta ai që e kishte qëlluar 4 herë me armë zjarri. Motra 19 vjeçare Hygerta Meta dhe vëllai i vogël Amarildo Meta kishin bashkëpunuar për groposjen e trupit në oborrin e shtëpisë.

Plani i tyre për fshehjen e gjurmëve doli zbuluar pasi 24 vjeçari bëri denoncimin në polici. Pas pretendimeve për një zhdukje të mistershme të kryefamiljarit, blutë dyshuan se bëhej fjalë për një krim të rëndë.

Fillimisht ekzekutimin e të atit, e mori përsipër Hygerta, duke thënë se 50 vjeçari donte ta martonte me një emigrant pa dëshirën e saj. Më vonë, ngjarja mori rrjedhë tjetër.

3 fëmijë të moshave relativisht të reja u bënë bashkë për t’i marrë jetën babait të tyre. Në dëshminë e sotme para hetuesve, Hysen Meta ka thënë se “babai i tij ishte bërë i padurueshëm dhe se vrasjen e kishin planifikuar me detaje”. Ai theksoi se nëna e tij, nuk kishte asnjë lidhje me krimin.

/f.s

Më të lexuarat

  • Pas samitit me Xi Jinping, Trump paralajmëron Tajvanin kundër shpalljes së pavarësisë

    Pas samitit me Xi Jinping, Trump paralajmëron Tajvanin kundër shpalljes së pavarësisë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Berisha s’e la të garonte në zgjedhjet e PD, Balliu email ambasadave: Ka marrë peng partinë, non grata e përdor si mburojë kundër SPAK!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nuk do të na shkonin kurrë në mendje, ish-banorët e Big Brother Vip kapen “mat” duke u puthur

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Prapaskenat e marrëdhënieve Pekin-SHBA, Xi po fiton kohë derisa Amerika të vetëshkatërrohet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dhëndri i Berishës shpërndan shkrimin dhe montazhin denigrues me fotot e ambasadorëve të SHBA-BE dhe Jeffrey Epstein

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ka vetëm një kusht për tu bërë president i Francës: Të tradhtosh gruan!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Durim Bami i penduar i drejtësisë? Ilir Meta në panik, shantazhe dhe kërcënime nga burgu

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga shkretëtira në Mesdhe! Superkorridoret që sfidojnë Hormuzin dhe Suezin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ‘Fania i Beratit’ duhet të ekstradohet”, gjykatësja angleze i rrëzon pretendimin se mund t’i bëjnë përsëri atentat, ja detajet e vendimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • SPAK goditi grupin e strukturuar kriminal për trafik heroine/ Lënda narkotike përzihej me lëndë të tjera me qëllim maksimizimin e fitimeve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!