AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Pronat e mafies dhe pronat e bosëve të politikës

by SHT Media
24/02/2024
in Politikë
6
0
Pronat e mafies dhe pronat e bosëve të politikës
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Ylli Pata

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka marrë përsipër me nismën e vet që të mos shesë më pronat e sekuestruara të krimit të organizuar.

Një model që në Itali ka qenë i njohur kryesisht për pronat e klanit më të frikshëm të Cosa Nostra-s, atë të Corleones që drejtohej nga Toto Riina, apo të krerëve të Camorra-s e Ndragheta-s.

Sot Corleone nuk është më një vend ku nuk guxon kush të hyjë, pronat e bosit më të frikshëm të mafies italiane, menaxhohen nga një organizatë rinore që prodhon verë e vaj ulliri antimafia. Madje edhe makaronat Padrino, janë pjesë e menaxhimit të kësaj organizate.

Balla prezantoi këtë të enjte në Durrës rastin e një apartamenti të sekuestruar, që nuk ishte i një mafiozi. Por të një zyrtari të lartë, përkatësisht Kryeprokurorit të dikurshëm të Republikës, Adriatik Llallës.

Me Taulant Ballën ishte prezent edhe ambasadori i Bashkimit Eruopian në Tiranë, Silvio Gonzato, i cili, foli për ndjekjen e parasë. Në fakt ka ndodhur për herë të parë rikthimi i pronave të plitikanëve në aset publik. Ishte një apartament i vogël pranë detit në Durrës, por që simbolika ishte shumë më e madhe sesa kuadratura e tij.

Është realisht aseti i parë pronësor që është sekuestruar dhe vënë në shërbim publik. Por është pak fare dhe jo ai që presin njerëzit. Të cilët sipas sondazheve, pritshmërinë, më shumë se odiseja gjyqësore e politikanëve e zyrtarëve të korruptuar e kanë pikërisht tek kthimi i tyre në asset publik. Por ky nuk mund të jetë një zgjidhje e njëanshme apo edhe e stafit të Taulant Ballës.

Ky është realisht debati. Ku duhet të shkojnë asetet e përfituata nga pronat e zyrtarëve të korruptuara? Mund ta vendosë një ministër i vetëm, qoftë edhe ai i Brendshëm? Mund ta vendosë Këshilli i Ministrave? Apo edhe Parlamenti? E mira do të ishte që kjo të zgjidhej me nje referendum popullor të nivelit të lartë, pasi njerëzit mezi presin të shkundin votën pikërisht për ata njerëz që i konsiderojnë problem i madh në vend.

E këtu nuk është në pyetje një apartament, apo një terren pasi të gjithë dinë posedimin pronësor të politikanëve, për të cilët mendojnë se nuk i kanë siguruar me të drejtë. Njerëzit e konsiderojnë një apartament 80 metra katrorë një shaka, ata presin t’i vihet shiriti në Gjirine Lalzit, apo në komplekset e tjera rezidenciale ku kanë pronat politikanët. Po kujt duhet t’i jepen këto prona? Ja kjo është çështja.
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, mbeten të plagosur dy persona. Detajet e para

08/09/2026

“Kur drejtësia bëhet me porosi”, Mamica jep leksionin e radhës, por me dy standarde

08/09/2026

“Trajtimi i Mlladiçit në Serbi: Ironi e madhe, po, çudi jo!”

08/09/2026

5 shenjat e horoskopit që harxhojnë shumë para

08/09/2026

Tre ditë më parë iu dogj punishtja, sot flakët i shkrumbojnë banesën, çifti i moshuar në Fier mbetet në qiell të hapur

08/09/2026

Françeska Murati flet për herë të parë për ndarjen nga bashkëshorti, tregon të vërtetën e fotos ‘virale’ me burrin misterioz në plazh

08/09/2026

“Jam shumë e dashuruar, ai është një bekim”/ Selin Bollati zbulon dhuratën më të shtrenjtë nga Gimbo, tregon detajet nga bashkëjetesa pas BBVIP 5

08/09/2026

Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

08/09/2026

Erdogan: Po tentojnë të rrethojnë Turqinë, nuk do të qëndrojmë spektatorë!

08/09/2026

“O Rameee… ku i ke shokët” – Qeveria i jep leje ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës për pallat 12 katësh në Tiranë!

07/09/2026

Vuçiç kërkon qeverinë, studentët kërkojnë ndryshimin, Serbia drejt zgjedhjeve

07/09/2026

Meloni: Zona Shengen mund të ruhet vetëm nëse kufijtë e jashtëm të BE-së mbrohen

07/09/2026

Ligjërohet ChatGPT në shkollë, udhëzuesi i ri i ministrisë së arsimit përcakton përdorimin nga ushtrimet në klasë deri te vlerësimi i nxënësve

07/09/2026

Ahmetaj për SPAK: Disa prej prokurorëve kanë përmbysur rendin kushtetues

07/09/2026

“Vrima në petull”, si po e tall Moska misionin e dy të dërguarve të Trumpit

07/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, mbeten të plagosur dy persona. Detajet e para
  • “Kur drejtësia bëhet me porosi”, Mamica jep leksionin e radhës, por me dy standarde
  • “Trajtimi i Mlladiçit në Serbi: Ironi e madhe, po, çudi jo!”

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.