• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Krimi makabër në Durrës, Balla: Është rritur dhuna në familje, po veprojmë me çdo rast

23/02/2024
in Kronikë
Balla-qytetarëve: Denonconi çdo rast të abuzimit të punonjësve të Policisë me detyrën

Pas zbulimit të krimit makabër në Durrës ku një 19-vjeçare vrau me armë zjarri babanë e saj, ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

Në një prononcim për mediat nga Korça, Balla bëri thirrje që çdo vajzë dhe grua të denoncojë rastet e dhunës. Ndërsa bëri të ditur se rastet e dhunës brenda familjes janë rritur vitet e fundit, veçanërisht përgjatë vitit të kaluar.

Ai theksoi se pronat e sekuestruara nga krimi i organizuar do të vendosen në shërbim të vajzave dhe grave të dhunuara që do shërbejnë si strehë për to.

“Viti 2023 ka qenë një vit me ngjarje të rënda të krimit brenda familjes dhe po ashtu një numër i rritur i dhunës në familje kjo dhe për shkakun se policia është munduar të identifikoj të gjitha rastet që kemi pasur sinjalizime. Dua të komunikoj me ju faktin se tashmë kemi një protokoll tërësisht tjetër nga Policia e Shtetit lidhur me konstatimin më të parë të një shqetësimi apo të një ankese, për sa i përket dhunës në familje, kryesisht bëhet fjalë për dhunë me bazë gjinore, dhunë seksuale.

Unë nxis çdo vajzë, çdo grua, çdo nënë të këtij vendi që të denoncojë rastet e dhunës dhe dua ta garantoj që jo vetëm Policia e Shtetit për sa i përket pjesës që i takon, por edhe institucionet e tjera ju e keni parë dje ne kemi filluar dje një qasje të re sa i përket pronave të sekuestruara dhe konfiskuara nga krimi dhe korrupsioni do mundohemi që një pjesë të këtyre pronave t’i vendosim në shërbim të organizatave jo qeveritare, të cilat të kthehen në strehëza apo në shtëpi për vajzat, gratë e dhunuara”, u shpreh Balla.

Balla kërkoi edhe reagimin e shoqërisë në raste të tilla.

“Lufta kundër dhunës  seksuale, dhunës me bazë gjinore nuk është diçka që zhvillohet dy javë kur mblidhen gjithë shoqatat e këtij vendi për të sensibilizuar. Unë mendoj që kjo duhet bërë çdo ditë dhe ju mediat keni një meritë të veçantë sikurse keni dhe një përgjegjësi të madhe për të sensibilizuar dhe për ta bërë shoqërinë sa më të bashkuar kundër këtij fenomeni të papranueshëm”, u shpreh ministri i Brendshëm i cili inspektoi nga afër paketën e sigurisë, teksa vizitoi shkollën e Korçës ‘Raqi Qirinxhi’.

/a.r

Më të lexuarat

  • Pas samitit me Xi Jinping, Trump paralajmëron Tajvanin kundër shpalljes së pavarësisë

    Pas samitit me Xi Jinping, Trump paralajmëron Tajvanin kundër shpalljes së pavarësisë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Berisha s’e la të garonte në zgjedhjet e PD, Balliu email ambasadave: Ka marrë peng partinë, non grata e përdor si mburojë kundër SPAK!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nuk do të na shkonin kurrë në mendje, ish-banorët e Big Brother Vip kapen “mat” duke u puthur

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Prapaskenat e marrëdhënieve Pekin-SHBA, Xi po fiton kohë derisa Amerika të vetëshkatërrohet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dhëndri i Berishës shpërndan shkrimin dhe montazhin denigrues me fotot e ambasadorëve të SHBA-BE dhe Jeffrey Epstein

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ka vetëm një kusht për tu bërë president i Francës: Të tradhtosh gruan!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Durim Bami i penduar i drejtësisë? Ilir Meta në panik, shantazhe dhe kërcënime nga burgu

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga shkretëtira në Mesdhe! Superkorridoret që sfidojnë Hormuzin dhe Suezin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ‘Fania i Beratit’ duhet të ekstradohet”, gjykatësja angleze i rrëzon pretendimin se mund t’i bëjnë përsëri atentat, ja detajet e vendimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • SPAK goditi grupin e strukturuar kriminal për trafik heroine/ Lënda narkotike përzihej me lëndë të tjera me qëllim maksimizimin e fitimeve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!