AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

BE nis hetim ndaj TikTok. Dyshime se ka shkelur detyrimet për mbrojtjen e të miturve

by SHT Media
22/02/2024
in Botë
6
0
BE nis hetim ndaj TikTok. Dyshime se ka shkelur detyrimet për mbrojtjen e të miturve
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni Europian nis hetimet ndaj TikTok, një prej rrjeteve më të mëdhenj socialë në botë, pasi dyshohet për shkelje të rregullave për mbrojtjen e fëmijëve përballë rreziqeve që u kanosen atyre në internet.

Komisioneri i Bashkimit Europian për Tregun e Brendshëm, Thierry Breton mori këtë vendim pasi analizoi raportin ku vlerësohen rreziqet që vijnë nga videot e shkurtra, mbi bazën e të cilave funksionon ky rrjet social.

“Hetimet për TikTok-un i nisim pas dyshimeve për shkelje të transparencës dhe detyrimeve për mbrojtjen e të miturve që kanë të bëjnë me varësinë e qëndrimit para ekranit, kufizimin e kohës para ekranit, efektin e “gropës thithëse”, verifikimin e moshës dhe përzgjedhjen e kushteve të privatësisë”, tha ai.

Të gjitha këto pika parashikohen në Ligjin për Shërbimet Dixhitale të Bashkimit Europian që hyri në fuqi më 17 Shkurt dhe që u kërkon veçanërisht platformave të mëdha dhe motorëve të kërkimit në internet të bëjnë më shumë për të ndaluar përmbajtjet e jashtëligjshme dhe rreziqet për sigurinë publike.

ByteDance, kompania me bazë në Kinë që ka në pronësi TikTokun, rrezikon të përballet me gjoba në vlera që arrijnë sa 6% e të ardhurave në shkallë globale, nëse shpallet fajtor për shkeljen e ligjit të ri.

Zëdhënësit e TikTok-ut thanë se do të vazhdojnë të punojnë me ekspertë dhe kompani që janë pjesë e kësaj industrie për të garantuar sigurinë e të miturve në platformën e vet dhe se mezi pret ta sqarojë këtë punë në detaje para Komisionit Europian.

Hetimi i Komisionit Europian do të fokusohet tek sistemi i funksionit të TikTok-ut, duke përfshirë sistemet algoritmike që mund të stimulojnë varësitë e sjelljes dhe të krijojnë të ashtuquajturin ‘efekt të gropës thithëse’.

Gjithashtu do të hetohet nëse TikTok ka vendosur masa të përshtatshme dhe proporcionale për të garantuar një nivel të lartë privatësie dhe sigurie për mbrojtjen e të miturve.

Komisioni po shqyrton nëse TikTok ofron një bazë të dhënash të besueshme për reklamat në platformën e tij, në mënyrë që ata që kryejnë vlerësime të mund të shqyrtojnë rreziqet e mundshme në internet.

/a.r

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, mbeten të plagosur dy persona. Detajet e para

08/09/2026

“Kur drejtësia bëhet me porosi”, Mamica jep leksionin e radhës, por me dy standarde

08/09/2026

“Trajtimi i Mlladiçit në Serbi: Ironi e madhe, po, çudi jo!”

08/09/2026

5 shenjat e horoskopit që harxhojnë shumë para

08/09/2026

Tre ditë më parë iu dogj punishtja, sot flakët i shkrumbojnë banesën, çifti i moshuar në Fier mbetet në qiell të hapur

08/09/2026

Françeska Murati flet për herë të parë për ndarjen nga bashkëshorti, tregon të vërtetën e fotos ‘virale’ me burrin misterioz në plazh

08/09/2026

“Jam shumë e dashuruar, ai është një bekim”/ Selin Bollati zbulon dhuratën më të shtrenjtë nga Gimbo, tregon detajet nga bashkëjetesa pas BBVIP 5

08/09/2026

Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

08/09/2026

Erdogan: Po tentojnë të rrethojnë Turqinë, nuk do të qëndrojmë spektatorë!

08/09/2026

“O Rameee… ku i ke shokët” – Qeveria i jep leje ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës për pallat 12 katësh në Tiranë!

07/09/2026

Vuçiç kërkon qeverinë, studentët kërkojnë ndryshimin, Serbia drejt zgjedhjeve

07/09/2026

Meloni: Zona Shengen mund të ruhet vetëm nëse kufijtë e jashtëm të BE-së mbrohen

07/09/2026

Ligjërohet ChatGPT në shkollë, udhëzuesi i ri i ministrisë së arsimit përcakton përdorimin nga ushtrimet në klasë deri te vlerësimi i nxënësve

07/09/2026

Ahmetaj për SPAK: Disa prej prokurorëve kanë përmbysur rendin kushtetues

07/09/2026

“Vrima në petull”, si po e tall Moska misionin e dy të dërguarve të Trumpit

07/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, mbeten të plagosur dy persona. Detajet e para
  • “Kur drejtësia bëhet me porosi”, Mamica jep leksionin e radhës, por me dy standarde
  • “Trajtimi i Mlladiçit në Serbi: Ironi e madhe, po, çudi jo!”

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.