AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Emrat/ Rrihnin tifozët dhe klientët e lokaleve, një shqiptar në pranga e një tjetër në kërkim. Lidhja me biznesmenin e vrarë

by SHT Media
22/02/2024
in Kronikë
6
0
Emrat/ Rrihnin tifozët dhe klientët e lokaleve, një shqiptar në pranga e një tjetër në kërkim. Lidhja me biznesmenin e vrarë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia greke ka vënë në pranga anëtarët e një grupi kriminal, që kryente sulme ndaj klientëve të klubeve të natës në qendër të Athinës dhe ndaj tifozëve gjatë ndeshjeve të futbollit brenda stadiumeve në rajone të ndryshme të kryeqytetit grek.

Gjatë operacionit janë arrestuar 8 persona, mes të cilëve një shtetas shqiptar, ndërsa një shqiptar tjetër është shpallur në kërkim. Ndaj tyre është ngritur akuza e dëmtimit të rrezikshëm dhe të rëndë trupor të kryer në kuadër të grupit së organizuar, shkelje të ligjeve për armët, drogën, fishekzjarrët dhe për sportin amator e profesional, prishje e qetësisë publike etj.

Siç doli nga hetimi, anëtarët e grupit të paktën që prej korrikut 2022 kryenin rrahje klientësh në lokalet e natës në qendër të Athinës, ndërsa ishin përfshirë edhe në incidente me tifozë brenda fushave të lojës gjatë ndeshjeve të futbollit.

U konstatua se ata ishin përfshirë në 2 sulme ndaj klientëve të lokaleve të natës në qendër të Athinës, gjatë muajve mars dhe shtator të vitit të kaluar, të cilat rezultuan në plagosjen e rëndë të klientëve, mes të cilëve edhe dy policë si dhe pjesëmarrja e anëtarëve të grupit në 2 përleshje të zhvilluara mes tifozëve gjatë ndeshjeve të futbollit dhe në shkurt 2024 në fushat e lojës në zonat e Athinës.

Në prangat e policisë mes të tjerëve, ra edhe shqiptari Enderik Skënderaj, 35 vjec, i arrestuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe drogë. Emri i tij është lakuar më parë edhe si i përfshirë në grabitjen e biznesmenit shqiptar Tonin Preka në Mykonos, ku pasi u dhunua, iu grabitën 40 mijë euro. Skënderaj ishte pjesë e një grupi prej 5 shqiptarësh, ku mes tyre ishte edhe Alfons Ndoci, një shqiptar i rrezikshëm me precedentë për vrasje dhe arratisje nga burgu.

Policia greke ndëkohë ka shpallur në kërkim shtetasin Fatjon Hysaj, 31 vjec, i arrestuar më parë për “vjedhje”, “rrëmbim të miturish” dhe “trafikim qeniesh njerëzorë”. Sipas “Zougla”, Hysaj mund të ndodhet në Shqipëri, ndërsa njihet për lidhje të tij me biznesmenin Christos Gialias, i ekzekutuar pak ditë më parë në Mandra të Athinës.

Gjatë operacionit janë sekuestruar sende të forta, armë, drogë dhe materiale të tjera të përdorura nga grupi kriminal./m.j

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, mbeten të plagosur dy persona. Detajet e para

08/09/2026

“Kur drejtësia bëhet me porosi”, Mamica jep leksionin e radhës, por me dy standarde

08/09/2026

“Trajtimi i Mlladiçit në Serbi: Ironi e madhe, po, çudi jo!”

08/09/2026

5 shenjat e horoskopit që harxhojnë shumë para

08/09/2026

Tre ditë më parë iu dogj punishtja, sot flakët i shkrumbojnë banesën, çifti i moshuar në Fier mbetet në qiell të hapur

08/09/2026

Françeska Murati flet për herë të parë për ndarjen nga bashkëshorti, tregon të vërtetën e fotos ‘virale’ me burrin misterioz në plazh

08/09/2026

“Jam shumë e dashuruar, ai është një bekim”/ Selin Bollati zbulon dhuratën më të shtrenjtë nga Gimbo, tregon detajet nga bashkëjetesa pas BBVIP 5

08/09/2026

Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

08/09/2026

Erdogan: Po tentojnë të rrethojnë Turqinë, nuk do të qëndrojmë spektatorë!

08/09/2026

“O Rameee… ku i ke shokët” – Qeveria i jep leje ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës për pallat 12 katësh në Tiranë!

07/09/2026

Vuçiç kërkon qeverinë, studentët kërkojnë ndryshimin, Serbia drejt zgjedhjeve

07/09/2026

Meloni: Zona Shengen mund të ruhet vetëm nëse kufijtë e jashtëm të BE-së mbrohen

07/09/2026

Ligjërohet ChatGPT në shkollë, udhëzuesi i ri i ministrisë së arsimit përcakton përdorimin nga ushtrimet në klasë deri te vlerësimi i nxënësve

07/09/2026

Ahmetaj për SPAK: Disa prej prokurorëve kanë përmbysur rendin kushtetues

07/09/2026

“Vrima në petull”, si po e tall Moska misionin e dy të dërguarve të Trumpit

07/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, mbeten të plagosur dy persona. Detajet e para
  • “Kur drejtësia bëhet me porosi”, Mamica jep leksionin e radhës, por me dy standarde
  • “Trajtimi i Mlladiçit në Serbi: Ironi e madhe, po, çudi jo!”

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.