AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

BE letër Kuvendit: Të shqetësuar për projektligjin e qeverisë mbi Zonat e Mbrojtura

by SHT Media
19/02/2024
in Politikë
6
0
BE letër Kuvendit: Të shqetësuar për projektligjin e qeverisë mbi Zonat e Mbrojtura
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, ka shprehur shqetësimin për propozimet e qeverisë për ndryshimin e ligjit për Zonat e Mbrojtura me qëllim lejimin e investimeve strategjike brenda tyre, përmes një letre të derguar në adresë të kreut të komisionit parlamentar për Veprimtarinë Prodhuese dhe Mjedisin, Arben Pëllumbi, një kopje e së cilës është parë nga BIRN.

Sipas letrës së firmosur nga Gonzato, Bashkimi Europian pret nga Shqipëria – një vend në proces negocimi për anëtarësimin – që t’i përshtasë politikat e veta mbi mjedisin me orientimet dhe direktivat e legjislacionit europian.

Duke iu referuar propozimeve të qeverisë për lejimin e investimeve strategjike dhe aktiviteteve të tjera brenda Zonave të Mbrojtura, ambasadori i BE-së rikujton qëndrimin e progres-raportit të vitit 2023 për ligjin kontravers për investimet strategjike.

“Legjislacioni për investimet strategjike ngre shqetësime për mbrojtjen e biodiversitetit, pasi mund të lejojë investime të mëdha turistike dhe industriale në zonat e mbrojtura,” citohet raporti në letër, duke shtuar se “për më shumë qeveria propozon të lejojë ndërtimin e një numri veprash infrastrukturore mbi vaditjen (kullimin) dhe mbrojtjen nga përmbytja në zonat e mbrojtura”.

Në këtë kontekst, ambasadori i BE-së në Tiranë kërkon që komisioni të bëjë një ekzaminim të kujdesshëm të këtyre propozimeve dhe të rihapë procesin e konsultimit me aktorët e interesuar dhe organizatat mjedisore në vend.

“…Duke pasur parasysh implikimet e rëndësishme të mundshme të propozimeve të bëra nga qeveria, unë besoj se një ekzaminim i kujdesshëm duhet garantuar përpara se komisioni të vazhdojë më tej, duke përfshirë kriteret për autorizimin e ndërtimeve dhe aktiviteteve në zonat e mbrojtura, si dhe masat mbrojtëse, p.sh. vlerësimet e ndikimit në mjedis,” sugjeron ambasadori Gonzato.

Po ashtu, ai i rekomandon Pëllumbit që komisioni parlamentar të rihapë procesin e konsultimeve “në mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse” për propozimet e reja të ardhura nga qeveria.

Përpjekjet e qeverisë dhe të deputetëve socialistë për të modifikuar ligjin e Zonave të Mbrojtura kanë shqetësuar jo vetëm Bashkimin Europian, por edhe organizata të tjera ndërkombëtare, pjesë e projektit EU4Nature, të tilla si Agjencia Suedeze për Zhvillim, UNDP apo Bashkëpunimi Italian-AICS. Këto shqetësime i janë bërë të njohura edhe Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit në një takim të mbajtur në fillim të shkurtit.

Propozimet fillestare për ndryshimin e ligjit për Zonat e Mbrojtura u bënë nga një grup deputetësh socialistë, por drafti i tyre u anashkalua pasi Këshilli i Ministrave i dërgoi Kuvendit një propozim të ri me emërtimin “dhënie mendimi”.

Organizatat e shoqërisë civile e kundërshtuan fort projektligjin e deputetëve gjatë seancave dëgjimore, por ato kërkuan që të ketë seanca të tjera dëgjimore për draftin e dorëzuar nga qeveria, duke i parë propozimet e reja si më të rrezikshme për shkatërrimin e Zonave të Mbrojtura.

I pyetur nga BIRN nëse do të pranonin kërkesën e BE-së për hapjen e konsultimeve publike mbi draftin e qeverisë, kreu i komisionit, Arben Pëllumbi* u përgjigj: “Komisioni jonë i ka kryer të gjitha dëgjesat e kërkuara dhe ka adresuar shumicën e shqetësimeve të shoqërisë civile”.

Projektligji u votua me urgjencë të hënën në komisionet e përhershme parlamentare dhe shkon të enjten në seancë plenare./BIRN

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, mbeten të plagosur dy persona. Detajet e para

08/09/2026

“Kur drejtësia bëhet me porosi”, Mamica jep leksionin e radhës, por me dy standarde

08/09/2026

“Trajtimi i Mlladiçit në Serbi: Ironi e madhe, po, çudi jo!”

08/09/2026

5 shenjat e horoskopit që harxhojnë shumë para

08/09/2026

Tre ditë më parë iu dogj punishtja, sot flakët i shkrumbojnë banesën, çifti i moshuar në Fier mbetet në qiell të hapur

08/09/2026

Françeska Murati flet për herë të parë për ndarjen nga bashkëshorti, tregon të vërtetën e fotos ‘virale’ me burrin misterioz në plazh

08/09/2026

“Jam shumë e dashuruar, ai është një bekim”/ Selin Bollati zbulon dhuratën më të shtrenjtë nga Gimbo, tregon detajet nga bashkëjetesa pas BBVIP 5

08/09/2026

Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

08/09/2026

Erdogan: Po tentojnë të rrethojnë Turqinë, nuk do të qëndrojmë spektatorë!

08/09/2026

“O Rameee… ku i ke shokët” – Qeveria i jep leje ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës për pallat 12 katësh në Tiranë!

07/09/2026

Vuçiç kërkon qeverinë, studentët kërkojnë ndryshimin, Serbia drejt zgjedhjeve

07/09/2026

Meloni: Zona Shengen mund të ruhet vetëm nëse kufijtë e jashtëm të BE-së mbrohen

07/09/2026

Ligjërohet ChatGPT në shkollë, udhëzuesi i ri i ministrisë së arsimit përcakton përdorimin nga ushtrimet në klasë deri te vlerësimi i nxënësve

07/09/2026

Ahmetaj për SPAK: Disa prej prokurorëve kanë përmbysur rendin kushtetues

07/09/2026

“Vrima në petull”, si po e tall Moska misionin e dy të dërguarve të Trumpit

07/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, mbeten të plagosur dy persona. Detajet e para
  • “Kur drejtësia bëhet me porosi”, Mamica jep leksionin e radhës, por me dy standarde
  • “Trajtimi i Mlladiçit në Serbi: Ironi e madhe, po, çudi jo!”

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.