AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

VIDEO/ “Ujku Polar”, pamjet e burgut ku Navalny kaloi ditët e tij të fundit

by SHT Media
17/02/2024
in Botë
6
0
VIDEO/ “Ujku Polar”, pamjet e burgut ku Navalny kaloi ditët e tij të fundit
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Udhëheqësi i opozitës ruse Alexei Navalny ka vdekur në burg, duke i dhënë fund një lufte shumëvjeçare kundër korrupsionit dhe Kremlinit që e pa atë të t’i mbijetonte disa tentativave për helmim.

Një kritik i shquar i Presidentit Vladimir Putin, Navalny u shuanë moshën 47-vjeçare, ndërsa i kaloi muajt e tij të fundit pas hekurave. Me nofkën “Ujku Polar”, burgu në të cilin u izolua së fundmi Navalny ndodhet mbi Rrethin Arktik dhe përshkruhet si një “koloni e regjimit të veçantë”, me temperaturat në rajon që bien deri në -30C në dimër.

Pamjet që shihni më poshtë, ndodhen aq shumë në periferi të qytetërimit, saqë e bën pothuajse të pamundur për vizitorët që të arrijnë atë vend.

Navalny u transportua në burg nga burgimi i tij i mëparshëm në koloninë Melekhovo, afërsisht katër orë larg Moskës, ku ai kishte vuajtur një dënim dy-vjeçar. Gjatë kohës së tij në burg ai vuajti nga probleme shëndetësore, ndoshta si rezultat i helmimit me Novichok, për të cilin kërkoi trajtim jetëshpëtues në Perëndim.

Duke raportuar dhimbje dobësuese të shpinës, dhimbje stomaku dhe mpirje në këmbë, politikanit të opozitës iu mohua aksesi në mjekime, ilaçet dhe i nënshtrohej kontrolleve çdo orë gjatë natës. Më 22 janar, kritiku i Kremlinit shpjegoi se si gardianët e burgut i zgjonin shpesh të gjithë në orën 5 të mëngjesit për të kënduar himnin kombëtar rus.

“Dhe menjëherë pas kësaj – kënga e dytë më e rëndësishme në vend: “Ya Russky” e Shamanit,” tha ai, një këngë që përkthehet në “Unë jam rus” dhe është bërë një himn jozyrtar i Vladimir Putinit. Megjithatë, humori dhe karizma e tij ishin ende të dukshme në dhjetor, kur ai dha një pasqyrë të udhëtimit 1,200 milje (1,930 km) nga Melekhovo në Kharp.

“20 ditët e transportit tim ishin goxha rraskapitëse, por unë jam ende në humor të mirë, siç i ka hije një babagjyshi”, tha ai me shaka.

/f.s

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Kur drejtësia bëhet me porosi”, Mamica jep leksionin e radhës, por me dy standarde

08/09/2026

“Trajtimi i Mlladiçit në Serbi: Ironi e madhe, po, çudi jo!”

08/09/2026

5 shenjat e horoskopit që harxhojnë shumë para

08/09/2026

Tre ditë më parë iu dogj punishtja, sot flakët i shkrumbojnë banesën, çifti i moshuar në Fier mbetet në qiell të hapur

08/09/2026

Françeska Murati flet për herë të parë për ndarjen nga bashkëshorti, tregon të vërtetën e fotos ‘virale’ me burrin misterioz në plazh

08/09/2026

“Jam shumë e dashuruar, ai është një bekim”/ Selin Bollati zbulon dhuratën më të shtrenjtë nga Gimbo, tregon detajet nga bashkëjetesa pas BBVIP 5

08/09/2026

Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

08/09/2026

Erdogan: Po tentojnë të rrethojnë Turqinë, nuk do të qëndrojmë spektatorë!

08/09/2026

“O Rameee… ku i ke shokët” – Qeveria i jep leje ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës për pallat 12 katësh në Tiranë!

07/09/2026

Vuçiç kërkon qeverinë, studentët kërkojnë ndryshimin, Serbia drejt zgjedhjeve

07/09/2026

Meloni: Zona Shengen mund të ruhet vetëm nëse kufijtë e jashtëm të BE-së mbrohen

07/09/2026

Ligjërohet ChatGPT në shkollë, udhëzuesi i ri i ministrisë së arsimit përcakton përdorimin nga ushtrimet në klasë deri te vlerësimi i nxënësve

07/09/2026

Ahmetaj për SPAK: Disa prej prokurorëve kanë përmbysur rendin kushtetues

07/09/2026

“Vrima në petull”, si po e tall Moska misionin e dy të dërguarve të Trumpit

07/09/2026

Kryeministrit nuk i mjaftojnë më konstatimet. Duhen zgjidhje

07/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Kur drejtësia bëhet me porosi”, Mamica jep leksionin e radhës, por me dy standarde
  • “Trajtimi i Mlladiçit në Serbi: Ironi e madhe, po, çudi jo!”
  • 5 shenjat e horoskopit që harxhojnë shumë para

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.