• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Greqia, vendi i parë ortodoks që legalizon martesat e të njëjtit seks

16/02/2024
in Botë
Greqia, vendi i parë ortodoks që legalizon martesat e të njëjtit seks

Greqia është bërë vendi i parë me shumicë të krishterë ortodoksë që legalizon martesat e të njëjtit seks. Çiftet e të njëjtit seks tani do të lejohen ligjërisht të birësojnë fëmijë pas votimit të së enjtes me 176-76 vota në parlament.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis tha se ligji i ri “do të shfuqizojë me guxim një pabarazi serioze”. Por ajo e ka ndarë vendin, me rezistencë të ashpër të udhëhequr nga kisha e ortodokse. Mbështetësit e saj mbajtën një tubim proteste në Athinë.

Shumë prej tyre shfaqën pankarta, mbanin kryqe, lexuan lutje dhe kënduan fragmente nga Bibla në sheshin Sintagma të kryeqytetit. Kreu i Kishës Ortodokse, Kryepeshkopi Ieronymos, tha se masa do të “korruptojë kohezionin social të atdheut”. Projektligji kishte nevojë për një shumicë të thjeshtë për të kaluar në parlamentin prej 300 anëtarësh.

Z. Mitsotakis e kishte mbrojtur projektligjin, por kërkoi mbështetjen e partive opozitare për ta kaluar atë, në një kohë kur me dhjetëra deputetë nga partia e tij qeverisëse e qendrës së djathtë që kundërshtuan. “Njerëzit që kanë qenë të padukshëm më në fund do të bëhen të dukshëm rreth nesh dhe bashkë me ta, më në fund shumë fëmijë do të gjejnë vendin e tyre që u takon. Reforma e bën jetën e disa bashkëqytetarëve tanë më të mirë, pa u hequr asgjë jetës së shumë njerëzve” i tha kryeministri parlamentit gjatë një debati përpara votimit.

Votimi është mirëpritur nga organizatat LGBTQ në Greqi.

“Ky është një moment historik. Kjo është një ditë gëzimi” i tha agjencisë së lajmeve Reuters Stella Belia, kreu i grupit të prindërve të të njëjtit seks Rainboë Families.

Pesëmbëdhjetë nga 27 anëtarët e Bashkimit Evropian kanë legalizuar tashmë martesat e të njëjtit seks dhe gjithashtu është e lejuar në 35 vende të botës. Greqia deri më tani ka mbetur prapa disa prej fqinjëve të saj evropianë, kryesisht për shkak të kundërshtimit nga Kisha. Është vendi i parë në Evropën Juglindore që ka barazi martesore.

/a.r

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!