AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Blinken, profili i një sekretari shteti: Diplomati i karrierës që beson tek aleancat!

by SHT Media
15/02/2024
in Botë
6
0
Blinken, profili i një sekretari shteti: Diplomati i karrierës që beson tek aleancat!
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Nuk mund t’i zgjidhim vetëm problemet e botës. Na duhet të punojmë me vendet e tjera”. Është doktrina më të cilën ka zgjedhur të përfaqësohet, veterani i politikës së jashtme në Shtetet e Bashkuara, mbështetës i flaktë i aleancave transatlantike, Antony Blinken.

Karrierën e tij e ndërtoi mbi qasjen agresive për të ndërhyrë në mbrojtjen e lirive dhe demokracive rreth botës . Një diplomat karriere, pa pompozitetin, ambicien apo profilin global të pasardhësve të tij, ne krye të departamentit të shtetit Blinkenit ju desh të menaxhonte disa prej krizave më të rënda të kohës sonë; shpesh duke tejkaluar në maturi shefin në Shtëpinë e Bardhë, por pa e eklipsuar në asnjë rast.

Për këtë e kanë pagëzuar si ndihmësin ideal të Joe Biden, edhe për faktin se bashkëpunimi mes tyre I ka rrënjët e thella, që kur Blinken shërbente si fillimisht si këshilltar për sigurinë në administratën Obama e më pas si ndihmës sekretari i shtetit. Megjithëse me vizion gati te njëjtë, Blinken, pati përplasje me shefin e tij, kur mbështeti ndërhyrjen ushtarake ne Libi.

Pas ardhjes në detyrë, Blinken u vu menjëherë në qendër të vëmendjes me tërheqjen kaotike të Shteteve të Bashkuara nga Afganistani verën e vitit 2021. Në mesin e stuhisë së kritikave që shënjestruan shtëpinë e bardhë, ai pranoi se më shumë duhej të ishte bërë nga Departamenti i Shtetit për të parandaluar skenarin e ardhjes së talebanëve në pushtet.

Pas tërheqjes problematike nga Afganistani, Blinken punoi për të rigjallëruar marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me BE, Kinën dhe një numër rajonesh të tjera, përfshirë Ballkanin Perëndimor. U përpoq të bindte kinën të hiqte dore nga aktet agresive në Detin e Kinës Jugore dhe kudo tjetër, ndërsa loboi mbi nevojën e mbajtjes hapur të kanaleve të komunikimit mes Uashingtonit dhe Pekinit. Por momentet më vendimtare në skenën botërore erdhën pas luftërave në Ukrainë dhe Gaza.

Departamenti i Shtetit, i drejtuar prej tij autorizoi dërgesat me armatime dhe ndihma në Ukrainë pas sulmit rus në fillimet e 2022-shit. Një ithtar i diplomacisë fluturuese, dhe bisedimeve fizike si çelës për zgjidhje ka udhëtuar disa herë në shtetin në luftë. Të njëjtën doktrinë çoi përpara edhe në konfliktin mes izraelit dhe Hamasit, ku po përpiqet të ndërmjetësojë paqen përmes udhëtimeve të shumta e takimeve me liderët arabë në rajon.

Pavarësisht kritikave për qasjen amerikane, në mbrojtje të fushatës izraelite kundër Hamasit, ka kërkuar vazhdimisht pauza humanitare për të mundësuar hyrjen e ndihmave dhe mbrojtjen e jetëve civile. Si shef I diplomacisë amerikane, është angazhuar për ruajtjen e stabilitetit në Ballkanin perëndimor; me fokus të veçantë tek parandalimi i rikthimit të konflikteve në Bosnje-Hercegovina dhe Kosovë. Nën drejtimin e tij diplomacia amerikane ka marrë rol kyç në ndërmjetësimin e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë, por duke ja lënë frerët e dialogut Bashkimit Europian. Nxitës i vazhdueshëm i zgjidhjes përmes dialogut, komentet më të forta e të drejtpërdrejta ndaj Kosovës i bëri pas protestave të dhunshme në Zveçan, ku mbetën të plagosur ushtarë të KFOR-it. Në atë kohë pati dënuar, ato që i quajti veprime të njëanshme të Kosovës, diçka që nxiti replika nga ky kryeministri Kurti. Ky i fundit i cilësoi si naive dhe të padrejta komentet e Blinken. Nën drejtimin e tij, Departamenti i Shtetit çoi përpara agjendën e fortë për mbrojtjen e demokracive rreth botës, duke zgjeruar listën e entiteteve apo individëve të sanksionuar në Ballkanin perëndimor, për aktivitete keqdashëse dhe korrupsion.

A2News /a.r

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Kur drejtësia bëhet me porosi”, Mamica jep leksionin e radhës, por me dy standarde

08/09/2026

“Trajtimi i Mlladiçit në Serbi: Ironi e madhe, po, çudi jo!”

08/09/2026

5 shenjat e horoskopit që harxhojnë shumë para

08/09/2026

Tre ditë më parë iu dogj punishtja, sot flakët i shkrumbojnë banesën, çifti i moshuar në Fier mbetet në qiell të hapur

08/09/2026

Françeska Murati flet për herë të parë për ndarjen nga bashkëshorti, tregon të vërtetën e fotos ‘virale’ me burrin misterioz në plazh

08/09/2026

“Jam shumë e dashuruar, ai është një bekim”/ Selin Bollati zbulon dhuratën më të shtrenjtë nga Gimbo, tregon detajet nga bashkëjetesa pas BBVIP 5

08/09/2026

Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

08/09/2026

Erdogan: Po tentojnë të rrethojnë Turqinë, nuk do të qëndrojmë spektatorë!

08/09/2026

“O Rameee… ku i ke shokët” – Qeveria i jep leje ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës për pallat 12 katësh në Tiranë!

07/09/2026

Vuçiç kërkon qeverinë, studentët kërkojnë ndryshimin, Serbia drejt zgjedhjeve

07/09/2026

Meloni: Zona Shengen mund të ruhet vetëm nëse kufijtë e jashtëm të BE-së mbrohen

07/09/2026

Ligjërohet ChatGPT në shkollë, udhëzuesi i ri i ministrisë së arsimit përcakton përdorimin nga ushtrimet në klasë deri te vlerësimi i nxënësve

07/09/2026

Ahmetaj për SPAK: Disa prej prokurorëve kanë përmbysur rendin kushtetues

07/09/2026

“Vrima në petull”, si po e tall Moska misionin e dy të dërguarve të Trumpit

07/09/2026

Kryeministrit nuk i mjaftojnë më konstatimet. Duhen zgjidhje

07/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Kur drejtësia bëhet me porosi”, Mamica jep leksionin e radhës, por me dy standarde
  • “Trajtimi i Mlladiçit në Serbi: Ironi e madhe, po, çudi jo!”
  • 5 shenjat e horoskopit që harxhojnë shumë para

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.