• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Murrizi kujton çfarë ndodhi me Arben Imamin: Edhe Basha mund të vijë një ditë si Bardhi

14/02/2024
in Politikë
Murrizi kujton çfarë ndodhi me Arben Imamin: Edhe Basha mund të vijë një ditë si Bardhi

PD ka filluar të cedojë në besimin qytetar e elektoral pas janarit 2011. Kështu u shpreh ish-deputeti demokrat Myslim Murrizi, sipas të cilit pas publikimit të kasetës ku ilir Meta dhe Dritan Prifti shiheshin duke bërë pazare për tendera e licenca, duhet të kërkoheshin zgjedhje të parakohshme.

“PD ka filluar të çedojë në besimin qytetar e elektoral pas janarit 2011, dhe e kam thënë shpesh që po të isha aktiv në parlament në 2011 duhet të kërkoheshin zgjedhje të parakohshme pas asaj kasete, dhe t’i drejtohej sovranit që; vota juaj më detyroi për të bërë aleancë për reformat me një subjekt politik që më doli kështu siç është. Vij tek ju për të marrë 72 mandate dhe do të ishim në tjetër situatë. Mandati i parë 2005-2009 ka qenë mandati më i mirë i qeverisjes 34-vjeçare të këtij vendi. Kishte garë”.

Sipas Murrizit, opozita që nga 2013 po lëngon dhe nuk e ka gjetur më veten. Ai bën thirrje që demokratët të ulen dhe t’ia japin dorën pa tinëzari njëri-tjetrit dhe të ulen e të analizojnë.

“Nga 9 shtatori 2021 deri në prill 2022 kanë ndodh shumë ngjarje për fajin e të gjithëve tek opozita po lëngon që nga 2013. Qysh kur ka ikur nga pushteti opozita nuk e ka gjetur veten për shumë arsye dhe na duhet një kohë e gjatë për të marrë në analizë. Nuk e kemi luksin me bë mbledhje me drita ndez me kohë 3 minuta  dhe nuk di çfarë pune tjetër mund të ketë një opozitë përveçse të flasë, të rrahë mendimet e të diskutojë, jo të gjithë jemi pjesë e duartrokistëve se jo të gjithë servilosen për një karrige të qelbur, unë nuk bëj kompromis. Demokratët duhet të ulen dhe t’ia japin dorën pa tinëzari njëri-tjetrit, bashkim për kontribute, jo për promovim”.

Murrizi theksoi se askush nuk e kishte menduar se do të lindte nevoja e rikthimit të Berishës në krye të PD-së pas 2013, teksa i kujton gabimet në 30 vite, një ndër to edhe Lulzim Basha.

“Askush nuk kishte menduar që pas 2013 do të kthehej berisha në krye të Pd, as Berisha vetë, se unë e kam menduar më herët se Berisha që në 2018, se Luli ta lë dyfekun në faqe. Po ky e mori si të përkëdhelur pa kurrfarë kontributi në 2005. Po të gjykojmë se çfarë gabimesh ka bërë Berisha në 30 vite, duhet ta dënojnë në sensin e mirë me bukë në gojë demokratët. për mua e shumë të tjerë që i qëndruam PD-së na ndërroi me ata që i hypën tankut për ta rrëzuar Berishën dhe me ca birbo që mori nga KOP-i. Një nga këta ishte Luli, Bregu, Benet Beci, Halimi. Ku i gjeti këta, nuk i kishte shokë, e kam pyetur për Lulin dhe nuk më tha se ku e ka gjet Lulin”.

Murrizi i përjashton vijat e kuqe për Bashën dhe Alibeajn dhe çdo socialsiti të gënjyer nga Rama. Ai sjell në vëmendjen Arbën Imamin që iu bashkua PD-së në 2005 pa hequr dorë nga mandati i PS.

“Për të qenë kundër qeverisë ka hapësirë jo për Gazin, por edhe për çdo socialist që i ka dhënë vota Ramës apo është gënjyer për një thes miell. Unë nuk e kam me vija të kuqe ftesën për Bashën dhe Alibeajn deri në 2025 nuk dihet ç’ndodh edhe Basha mund të vijë një ditë si Bardhi. Ku erdhi Imami shef kabineti në 2005 pa dorëzuar mandatin e PS-së akoma, që ne kemi ruajtur 20 ditë mos vriste në Qafë Koshovicë Berishën, pastaj u bë ministër i Mbrojtjes i Berishës dhe nuk më linte mua të hyja te Berisha. Politika nuk ka moral. Po nuk hoqëm dorë nga militantizmi i sëmurë, këta kanë marrë në qafë këtë vend në 34 vite dhe shumë lider gënjehen nga këta dhe pastaj e pësojnë. Sa më pak militantizëm dallkauk”.

/f.s

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!