• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

I publikuan foto intime, vetëvritet 27-vjeçarja në Kamëz. Policia arreston 39-vjeçarin

12/02/2024
in Kronikë
I publikuan foto intime, vetëvritet 27-vjeçarja në Kamëz. Policia arreston 39-vjeçarin

Policia e Tiranës ka zbardhur vetëvrasjen e një vajze të re një ditë më parë, e cila u hodh nga kati i katërt i një pallati në rrugën “Teuta” në Kamëz.

Sipas policisë, 27-vjeçarja me iniciale S.A. u vetëhodh nga lartësia për shkak se i kishin publikuar një foto intime në rrjetet sociale.

E reja jetonte me qira në banesën e pallatit nga ku u hodh.

Lidhur me këtë ngjarje, hetuesit kanë zbardhur rrethanat dhe kanë ndaluar 39-vjeçarin me Altin Ç. për veprën penale shkaktim i vetëvrasjes pasi dyshohet se është personi që i publikoi foton intime në internet.


NJOFTIMI I POLICISË SË TIRANËS

I publikoi një foto intime një 27-vjeçareje, e cila për këtë shkak dyshohet se u vetëhodh nga tarraca e katit të katërt dhe për pasojë humbi jetën, kapet dhe vihet në pranga 39-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, nisur nga dyshimet e krijuara mbi ngjarjen e ndodhur më datë 10.02.2024, në rrugën “Teuta”, ku u vetëhodh nga tarraca e katit të 4-t, një shtetase, e cila si pasojë e dëmtimeve të marra humbi jetën, kanë vijuar veprimet hetimore të thelluara, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.     

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë ndalimin me iniciativë të shtetasit:       

– A. Ç., 39 vjeç, për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”. 

Ky shtetas dyshohet se ka publikuar një foto intime të 27-vjeçares, e cila dyshohet se për këtë shkak është vetëhedhur nga tarraca e katit të 4-t dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën.     

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/a.r

Më të lexuarat

  • Zhaku dhe Kostana trondisin “themelet”, fermerët: Duan të marrin dritë nga Moza, s’kanë personalitet!

    Zhaku dhe Kostana trondisin “themelet”, fermerët: Duan të marrin dritë nga Moza, s’kanë personalitet!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “S’na lë të vëmë një tullë”, sherri mes kunatave përfundon në zyrat e shtetit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Shtëpia e tmerrit” në Spanjë/ Çifti mbajti të izoluar 3 fëmijët për 4 vite nga frika e Covidit, dënohen me burg

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Efi flet hapur për presionin pas të 30-ave: Jo të gjithë duan martesë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pas seancës në GJKKO, Meta reagon nga qelia: Durim! Akuzat do të çmontohen njëra pas tjetrës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Trump refuzon propozimin e Iranit: Është budallallëk, nuk do e pranonte askush

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Nuk ka rrezik nga Hantavirusi”, ISHP: Virusi i zbuluar në anije kalon shumë rrallë nga njeriu te njeriu

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Berisha: 8 maji ishte mesazhi i madh i revoltës kundër diktaturës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tragjedi në Vlorë! 32-vjeçarja gjendet e mbytur në Plazhin e Vjetër

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • GJKKO pranon gjykimin e shkurtuar për të bashkëpandehurit e Metës dhe Kryemadhit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!