AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Trump thotë se do të inkurajojë Rusinë të sulmojë aleatët e NATO-s që nuk paguajnë, reagon Shtëpia e Bardhë

by SHT Media
11/02/2024
in Botë
6
0
Trump thotë se do të inkurajojë Rusinë të sulmojë aleatët e NATO-s që nuk paguajnë, reagon Shtëpia e Bardhë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Donald Trump ka thënë se do të “inkurajojë” Rusinë që të sulmojë çdo anëtar të NATO-s që dështon të paguajë pjesën e vet si pjesë e aleancës ushtarake perëndimore.

Në një tubim të shtunën, ai tregoi se njëherë i kishte dhënë një udhëheqësi se nuk do të mbronte një vend që nuk paguante dhe do të “inkurajonte” agresorët që të “bënin çfarë të donin”.

Kujtojmë se anëtarët e NATO-s angazhohen që të mbrojnë çdo komb që ndodhet në bllok nëse sulmohet. Ndërkohë Shtëpia e Bardhë i ka përshkruar këto komente si “të tmerrshme dhe të pavarura”.

BBC shkruan se gjatë një fjalimi në një tubim në Karolinën e Jugut, Trump tha se i ka bërë komentet për Rusinë gjatë takimit me një nga udhëheqësit e një prej vendeve të NATO-s. Ai nuk përmendi emra, por tha se ky person ishte udhëheqës i një vendi të madh, i cili i kishte treguar hipotetikisht një situatë në të cilën ai nuk paguante detyrimet financiare në NATO dhe nëse sulmohej nga Moska. Trump tha se ky udhëheqës pyeti nëse SHBA do të shkonte për ta ndihmuar vendin e tij nëse ndodhte ky skenar.

“Unë i thashë: Nuk ke paguar? Je shkelës? Jo nuk do të të mbroj ty, në fakt do të inkurajoj ata që të bëjnë çfarë të duan. Duhet të paguash”, u shpreh Trump.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se ish-presidenti po inkurajonte pushtimin e aleatëve më të afërt të SHBA nga regjime vrasëse.

“Kjo deklaratë rrezikon sigurinë kombëtare të Amerikës, stabilitetin botërore dhe ekonominë tonë”, tha zëdhënësi.

Trump është kandidati kryesor mes republikanëve këtë vit për zgjedhjet presidenciale. Prej kohësh në fakt ai e ka kritikuar NATO-n dhe e shikon si një barrë financiare shtesë për SHBA-në për të garantuar mbrojtjen e 30 vendeve të tjera.

Rusia e nisi pushtimin e Ukrainës pasi Trump kishte lënë zyrën presidenciale. Që atëherë ai ka kritikuar shumë e parave të SHBA-së të dërguara në Ukrainë, e cila nuk është anëtare e NATO-s.

SHBA e ka mbështetur Ukrainën financiarisht më shumë se kushdo tjetër duke i dhënë 44 miliardë dollarë që prej pushtimit. Por republikanët në Kongres kanë bllokuar fondet e reja. Trump përgëzoi refuzimin që është bërë nga republikanët duke thënë se propozimet e bëra nga Biden janë shkatërrimtare.

/a.r

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Kur drejtësia bëhet me porosi”, Mamica jep leksionin e radhës, por me dy standarde

08/09/2026

“Trajtimi i Mlladiçit në Serbi: Ironi e madhe, po, çudi jo!”

08/09/2026

5 shenjat e horoskopit që harxhojnë shumë para

08/09/2026

Tre ditë më parë iu dogj punishtja, sot flakët i shkrumbojnë banesën, çifti i moshuar në Fier mbetet në qiell të hapur

08/09/2026

Françeska Murati flet për herë të parë për ndarjen nga bashkëshorti, tregon të vërtetën e fotos ‘virale’ me burrin misterioz në plazh

08/09/2026

“Jam shumë e dashuruar, ai është një bekim”/ Selin Bollati zbulon dhuratën më të shtrenjtë nga Gimbo, tregon detajet nga bashkëjetesa pas BBVIP 5

08/09/2026

Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

08/09/2026

Erdogan: Po tentojnë të rrethojnë Turqinë, nuk do të qëndrojmë spektatorë!

08/09/2026

“O Rameee… ku i ke shokët” – Qeveria i jep leje ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës për pallat 12 katësh në Tiranë!

07/09/2026

Vuçiç kërkon qeverinë, studentët kërkojnë ndryshimin, Serbia drejt zgjedhjeve

07/09/2026

Meloni: Zona Shengen mund të ruhet vetëm nëse kufijtë e jashtëm të BE-së mbrohen

07/09/2026

Ligjërohet ChatGPT në shkollë, udhëzuesi i ri i ministrisë së arsimit përcakton përdorimin nga ushtrimet në klasë deri te vlerësimi i nxënësve

07/09/2026

Ahmetaj për SPAK: Disa prej prokurorëve kanë përmbysur rendin kushtetues

07/09/2026

“Vrima në petull”, si po e tall Moska misionin e dy të dërguarve të Trumpit

07/09/2026

Kryeministrit nuk i mjaftojnë më konstatimet. Duhen zgjidhje

07/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Kur drejtësia bëhet me porosi”, Mamica jep leksionin e radhës, por me dy standarde
  • “Trajtimi i Mlladiçit në Serbi: Ironi e madhe, po, çudi jo!”
  • 5 shenjat e horoskopit që harxhojnë shumë para

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.