AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Gjyqtarja Këlliçi publikon mesazhet: Kërcënimi i prokurorit dhe roli i ish-gjyqtarit Micko. Të hetohet…!

by SHT Media
10/02/2024
in Kronikë
6
0
Gjyqtarja Këlliçi publikon mesazhet: Kërcënimi i prokurorit dhe roli i ish-gjyqtarit Micko. Të hetohet…!
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjyqtarja e Tiranës Arnisa Këlliçi, e cila u mor nën hetim nga prokuroria e Tiranës, mbi dyshimet se letrën kërcënuese ndaj saj dhe familjes e kishte shkruar vetë, rrëfeu këtë të shtunë në Revieë dinamikën e ngjarjes.

Këlliçi vijoi të mbështeste idenë që ajo është kërcënuar dhe dyshimet i hodhi ndaj prokurorit Adrian Dyrmishi.

Sipas saj prokurori Dyrmishi e kishte kërcënuar se do ta vriste dhe më herët përmes kancelarit të gjykatës.

Ajo tha se për vërtetësinë e kësaj janë mesazhet që ajo i ripublikoi në Revieë me mikun e përbashkët, ish-gjyqtarin Arben Micko.

Sipas gjyqtares Micko ndërmjetësoi me të për ta pajtuar me prokurorin dhe që ajo të mos e bënte të madhe.

“Mos ma faturo si shokun tim e kam njohur në marrëdhënie pune. Dhe asgjë më shumë. Nuk të vret njeri që ta thotë me gojë. Po të ishte burrë të përgjigjej ty sot. Unë them që edhe ti mos e zgjat shumë me këtë muhabet se asgjë s’ka për tu ndodhur. Fundja të dy nga Skrapari jeni”, shkruhet në mesazhe.

Ajo bëri dhe një kronologji të shkurtër të ngjarjeve: “Kërcënimi i prokurorit i ka paraprirë letrës. Fakt mbetet që në harkun kohor të disa ditëve ka pasur disa kërcënime. Reagimi i KLGJ ka qenë pas dy ditësh.

Këto biseda ka qenë me një ish-koleg që ka realtë miqësore me prokurorin ai është zoti Arben Micko. Ka qenë ish-gjyqtar dhe është larguyar nga sistemi. Unë më datë 15 kur m’u bë me dije kërcënimi kam tentuar të kontaktojë me prokuror Dyrmishin, por ka pasur një mungesë reagimi.

I jam drejtuar edhe drejtuesit të prokurorisë, nuk i është bindur dhe drejtuesit dhe ka ardhur më datë 16. Nuk kam bërë kallëzim kur u bë kërcënimi me jetë ndaj kancelarit dhe meje. Në datën 20 janar kam bërë kallëzimin për prokurorin”, tha ajo.

Gjyqtarja tha se prokuroria e mori të pandehur për shkruarjen e letrës kërcënuese për të mbuluar kërcënimin e prokurorit Ardian Dyrmishi.

Ajo kërkoi që prokuroria të hetojë rastin duke përfshirë dhe rolin e ish-gjyqtarit Micko.

“Unë ende vijoj të mos e kuptoj rolin e gjyqtarit. Di që është i përfshirë dhe ka pasur rol. Dhe nga mesazhet identifikohet që kërkon që të ndërmjetësojë një kërkesë fjale, pranon që ka pasur një kërcënim dhe e justifikon që roli i tij i mbetej prokurorisë të zbulonte për rrethanat.

Edhe pse unë e kam vendosur audion në shërbim të prokurorisë, prokuroria brenda 4 ditëve donte të gjente një fajtor që nuk ishte shoku i tyre”, tha ajo.

Megjithatë gjyqtarja në asnjë moment nuk dha motivet se pse prokurori e kishte kërcënuar me jetë përmes kancelarit të gjykatës.

“Më ke shpëtuar jetën”, gjyqtarja tregon pse prokurori i kërkoi falje pas kërcënimit

Gjyqtarja e Tiranës Arnisa Këlliçi tregoi në emisionin Review në Euronews Abania se si u kërcënua nga prokurori i Tiranës Adriano Dyrmishi.

Ajo tha se pasi kancelari i gjykatës e kishte vënë në dijeni për kërcënimin me telefon të prokurorit në drejtim të saj i ka kërkuar ti shikojë në zyrë për tu sqaruar bisedë me të cilin edhe e ka regjistruar.

E pyetur lidhur me frazën që dëgjohet të thotë prokurori Dyrmishi  se ajo i ka shpëtuar jetën ndaj ai nuk kishte si ta kërcënonte ajo e ka mohuar t’i ketë bërë ndonjë nder këtij prokurori.

“Nuk i kam shpëtuar asnjë jetë prokurorit ndryshe nuk do më kishte kërcënuar. Nuk e kam idenë për çfarë po flet, ndoshta e ka nga ankthi apo gjendja që po kalon.

Ndoshta ka pasur një lloj frike  për punën  e tij si magjistrat se mund të ketë qenë në hetim. Sa i përket përfshirjes së gjyqtarit Arben Micko, ende nuk  e kuptoj rolin e  tij, e kam pasur mik, edhe nga mesazhet e pranon që ka pasur një kërcënim dhe e justifikon. Gjetja e rolit të tij i takon Prokurorisë”, tha gjyqtarja./m.j

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Kur drejtësia bëhet me porosi”, Mamica jep leksionin e radhës, por me dy standarde

08/09/2026

“Trajtimi i Mlladiçit në Serbi: Ironi e madhe, po, çudi jo!”

08/09/2026

5 shenjat e horoskopit që harxhojnë shumë para

08/09/2026

Tre ditë më parë iu dogj punishtja, sot flakët i shkrumbojnë banesën, çifti i moshuar në Fier mbetet në qiell të hapur

08/09/2026

Françeska Murati flet për herë të parë për ndarjen nga bashkëshorti, tregon të vërtetën e fotos ‘virale’ me burrin misterioz në plazh

08/09/2026

“Jam shumë e dashuruar, ai është një bekim”/ Selin Bollati zbulon dhuratën më të shtrenjtë nga Gimbo, tregon detajet nga bashkëjetesa pas BBVIP 5

08/09/2026

Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

08/09/2026

Erdogan: Po tentojnë të rrethojnë Turqinë, nuk do të qëndrojmë spektatorë!

08/09/2026

“O Rameee… ku i ke shokët” – Qeveria i jep leje ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës për pallat 12 katësh në Tiranë!

07/09/2026

Vuçiç kërkon qeverinë, studentët kërkojnë ndryshimin, Serbia drejt zgjedhjeve

07/09/2026

Meloni: Zona Shengen mund të ruhet vetëm nëse kufijtë e jashtëm të BE-së mbrohen

07/09/2026

Ligjërohet ChatGPT në shkollë, udhëzuesi i ri i ministrisë së arsimit përcakton përdorimin nga ushtrimet në klasë deri te vlerësimi i nxënësve

07/09/2026

Ahmetaj për SPAK: Disa prej prokurorëve kanë përmbysur rendin kushtetues

07/09/2026

“Vrima në petull”, si po e tall Moska misionin e dy të dërguarve të Trumpit

07/09/2026

Kryeministrit nuk i mjaftojnë më konstatimet. Duhen zgjidhje

07/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Kur drejtësia bëhet me porosi”, Mamica jep leksionin e radhës, por me dy standarde
  • “Trajtimi i Mlladiçit në Serbi: Ironi e madhe, po, çudi jo!”
  • 5 shenjat e horoskopit që harxhojnë shumë para

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.