• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Ndryshon ligji për Gardën: Komandanti zgjidhet me konkurs! Personalitetet nën ruajtje, nëse janë në rrezik

10/02/2024
in Politikë
Ndryshon ligji për Gardën: Komandanti zgjidhet me konkurs! Personalitetet nën ruajtje, nëse janë në rrezik

Dorëheqja javën e shkuar e Gramoz Sakos si komandant i gardës dhe nevoja për ta zëvendësuar, ka detyruar shumicën socialiste të përfshihet në amendimin e ligjit për Gardën e Republikës.

Ndryshimet e propozuara që mbajnë firmën e Nasip Naços, kryetar i Komisionit parlamentar të sigurisë, disponohen nga gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu.

Është e nevojshme, thotë Nasip Naço, të përcaktohen kushtet dhe kriteret për përzgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm të Gardës së Republikës, me qëllim shndërrimin e këtij procesi në një proces konkurues e meritokratik.

“Drejtuesi i Gardës së Republikës, duhet t’i jetë nënshtruar një procesi konkurues, ndërmjet kandidatëve më të mirë që plotësojnë këto kritere, siç janë parashikuar në projektligj. Vetëm nëpërmjet kësaj mënyre, sigurojmë një drejtues që ka vizionin dhe aftësitë për t’ju përgjigjur nevojave të sigurisë që Garda e Republikës”, thotë Naço.

Megjithëse ky propozim nga Nasip Naco synon një proces të ri e konkurrues për zgjedhjen e kreut të Gardës, nga ligji aktual për zgjedhjen e kreut të Gardës, hiqet një prej kriteri kryesor i “të qenurit punonjës i Gardës që mban gradën “Drejtues i parë” ose “Drejtues i lartë”.

Por shtohet një tjetër. Personat që do të përfshihen në garë për postin e kreut të ri të Gardës duhet të kenë përvojë pune jo më pak se 10 (dhjetë) vjet në fushën e rendit ose sigurisë.

Gjatë ditëve të fundit, është artikuluar në media si pasues i Gramoz Sakos një ish-zyrtar i SHISH dhe më pas i punësuar në Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes e më pas i u punësuar si drejtor sigurie në një kompani private.

Nasip Naço gjithashtu propozon ndryshime për kohëzgjatjen e ruajtjes së personaliteteve të tjera dhe banesave të tyre, pas përfundimit të mandatit. Aktualisht Garda ka nën ruajtje vetëm dy ish-zyrtarë. Ish-presidentin Ilir Meta dhe ish-kreun e Kuvendit, Gramoz Ruci.

Ndërsa nën ruajtje sot ka mbi 100 zyrtarë të lartë për të cilët me këtë ndryshim ligjor propozohet të mos ketë mbrojtje automatikisht pas lënies së detyrës, por të ketë mbrojtje vetëm në ato raste kur i rrezikohet jeta ose shëndeti, i tyre ose i familjes së tyre, për shkak të detyrës së mëparshme që kanë kryer./m.j

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!