AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

“Po prodhojmë kriminelë, ata të vërtetët zakonisht mbajnë kravatë”, Vangjeli: I fusim në burg për 2 cigare hashash

by SHT Media
08/02/2024
in Kronikë
6
0
Veprimet hetimore ndaj Beqajt/ Vangjeli: Taktikë mjaft e mençur e prokurorëve për të arritur tek kontrolli i pasurisë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Të dënuar me vendim të formës së prerë në vendin tonë janë 2239 persona, ndërsa të paraburgosur 3150 dhe të gjithë bashkë prodhojnë një kosto financiare për sistemin e burgjeve në vend rreth 22 milionë Euro në vit.

I ftuar në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan, analisti Lorenc Vangjeli shprehet se me këtë lloj mendësie, ku numri i të paraburgosurve është më i lartë se i atyre të dënuar me vendim të formës së prerë, po prodhojmë kriminelë dhe po këpusim degët ku jemi ulur.

Lorenc Vangjeli: Sipas parametrave të Evropës, duhet të ishin jo më shumë se 700 apo 800 të paraburgosur. 22 milionshi nuk më duket asgjë në krahasim me dramën e pafundme të atyre njerëzve, të cilët po të jetonin në Hamburg apo Bruksel do të ishin në liri dhe do të prisnin gjykimin e tyre në masa alternative sigurie, ne i fusim në burg që e kanë kapur me 2 cigare hashash, që ka luajtur loto në telefon apo ku di unë çfarë, trajtohet njësoj si ai që… Në këtë vend ku paraja është perëndi, kjo bën përshtypje. Askush nuk mund të llogarisë dramën e familjarëve dhe faktin që ne prodhojmë kriminelë. I plasin aty brenda dhe i dënojnë me kohën e paraburgimit duke fshehur një konspiracion kriminal të të gjithë hallkave të sistemit. Secili nga ata është njeriu që do të marrë gomonen e damkosur nga shoqëria dhe do të ikë andej dhe askush nuk e mendon atë.

Mentaliteti jonë kriminal thotë “burg, burg”. Një histori që ka vite me radhë që e flas. Nuk është të mbrosh kriminelë. Forca e një shoqërie matet me mënyrën si trajton hallkën më të dobët. Ne prodhojmë kriminelë dhe politika i shikon si mbetje njerëzore dhe nuk u jep asnjë fond. Askush nuk u jep zë atyre të mjerëve dhe kur u japin zë, askush nuk do ja dijë, ata njerëz që na qeverisin e kanë mendjen tek Lekët. Nuk ka çmim ajo që po prodhojmë. Me mendësinë tonë, ne po presim degët ku jemi ulur, prodhojmë emigrantët dhe banditët. Kriminelët e vërtetë zakonisht mbajnë kravatë. Në këtë kohë kur çmimi i metrit katror, qoftë në kulla, qoftë në ndërtime luksoze, ka filluar të rritet, do të rritet dhe metri katror i qelisë.

/a.r

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Kur drejtësia bëhet me porosi”, Mamica jep leksionin e radhës, por me dy standarde

08/09/2026

“Trajtimi i Mlladiçit në Serbi: Ironi e madhe, po, çudi jo!”

08/09/2026

5 shenjat e horoskopit që harxhojnë shumë para

08/09/2026

Tre ditë më parë iu dogj punishtja, sot flakët i shkrumbojnë banesën, çifti i moshuar në Fier mbetet në qiell të hapur

08/09/2026

Françeska Murati flet për herë të parë për ndarjen nga bashkëshorti, tregon të vërtetën e fotos ‘virale’ me burrin misterioz në plazh

08/09/2026

“Jam shumë e dashuruar, ai është një bekim”/ Selin Bollati zbulon dhuratën më të shtrenjtë nga Gimbo, tregon detajet nga bashkëjetesa pas BBVIP 5

08/09/2026

Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

08/09/2026

Erdogan: Po tentojnë të rrethojnë Turqinë, nuk do të qëndrojmë spektatorë!

08/09/2026

“O Rameee… ku i ke shokët” – Qeveria i jep leje ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës për pallat 12 katësh në Tiranë!

07/09/2026

Vuçiç kërkon qeverinë, studentët kërkojnë ndryshimin, Serbia drejt zgjedhjeve

07/09/2026

Meloni: Zona Shengen mund të ruhet vetëm nëse kufijtë e jashtëm të BE-së mbrohen

07/09/2026

Ligjërohet ChatGPT në shkollë, udhëzuesi i ri i ministrisë së arsimit përcakton përdorimin nga ushtrimet në klasë deri te vlerësimi i nxënësve

07/09/2026

Ahmetaj për SPAK: Disa prej prokurorëve kanë përmbysur rendin kushtetues

07/09/2026

“Vrima në petull”, si po e tall Moska misionin e dy të dërguarve të Trumpit

07/09/2026

Kryeministrit nuk i mjaftojnë më konstatimet. Duhen zgjidhje

07/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Kur drejtësia bëhet me porosi”, Mamica jep leksionin e radhës, por me dy standarde
  • “Trajtimi i Mlladiçit në Serbi: Ironi e madhe, po, çudi jo!”
  • 5 shenjat e horoskopit që harxhojnë shumë para

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.