• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

“Ndihmë po më vrasin”, biznesmeni grek pikasi autorët para se ta ekzekutonin, lidhja me shqiptarin e vrarë

08/02/2024
in Botë
“Ndihmë po më vrasin”, biznesmeni grek pikasi autorët para se ta ekzekutonin, lidhja me shqiptarin e vrarë

15 plumba u zbrazën mbi trupin e biznesmenit të njohur grek Christos Gialia, mesditën e së mërkurës ndërsa ai ndodhej në Mandria.

Biznesmeni grek është një emër i njohur edhe për publikun shqiptar jo vetëm për bizneset e tij në vendin tonë, por edhe pasi gruaja e tij e dytë ishte me origjinë nga Labinoti i Elbasanit.

Mediat greke raportojnë se drejtuesit e policisë dhe prokurorisë po hetojnë të kaluarën e biznesmenit duke kërkuar njerëz që do të kishin arsye, profesionale apo financiare, për të kërkuar vrasjen e tij.

Në të njëjtën kohë, ata kanë marrë edhe deklarime nga dy shokë të 59-vjeçarit, në kërkim të informacioneve që mund t’i ndihmojnë në zhvillimin e hetimeve.

Një mik i tij është dëshmitari vendimtar pasi është i vetmi që mund të japë një përshkrim më të detajuar të asaj që ndodhi në minutat e fundit të biznesmenit të vrarë.

Shoku i 59-vjeçarit po fliste në telefon me biznesmenin, para se ky i fundit të vritej.

Sipas këtij personi, kur biznesmeni pikasi sulmuesit, tashmë ishte vonë dhe gjithçka që ai arriti të thoshte ishte “ndihmë, po më vrasin”.

Gjithashtu, policia po heton edhe veprimtarinë e biznesmenit, i cili ishte pronar i kompanive të tregtimit të mishit me qindra punonjës.

Në të njëjtën kohë, ai ishte pronar i tre skuadrave të futbollit, përkatësisht AO Trikala, Paneleussiniakou dhe Mandraikos, ndërkohë që dyshohet se ishte aktiv profesionalisht edhe në Shqipërinë fqinje.

Së fundmi, një vrasje e ndodhur dhjetorin e kaluar në Paleo Faliro ku viktimë mbeti një shqiptar po hetohet pasi raportohet se dy viktimat janë njohur me njëri-tjetrin. Mediet greke nuk kanë dhënë detaje se kush është shqiptari i ekzekutuar në dhjetor.

/a.r

Më të lexuarat

  • “Vuani nga Sindroma e Stokholmit”, sherr mes Ballës dhe Berishës në Kuvend: Je përfaqësues i karteleve të drogës

    “Vuani nga Sindroma e Stokholmit”, sherr mes Ballës dhe Berishës në Kuvend: Je përfaqësues i karteleve të drogës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Emrat/ Kuvendi i Marrëzisë, misteri i financimit dhe roli i të skeduarve për pastrim parash dhe vjedhje fondesh

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Raporti për Reformën Territoriale/ Miratohet me 84 vota, prezent edhe Rama!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Saga e vilës së Shehajt/ Skandali prej javësh, por SPAK ka marrë “pushimet”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Afshihen Genc Ruli dhe Bode pas kartelit financiar FED Invest që po shkatërron bujqësinë me fajde me interesa të larta dhe cili është burimi i parave?!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • PS shtyn mbylljen e sesionit parlamentar, Rama nesër ‘tërmet’ në qeveri!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Trump rihap lojën bërthamore në Lindjen e Mesme

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nesër “rrethohet” Kuvendi, qytetarët mobilizohen me vezë e domate; afro 1.200 efektivë në gatishmëri

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Del video, momenti kur betonierja përplaset me makinën dhe bie nga mbikalimi i TEG-ut

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ukraina: Dy mësime mbi realizmin!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!