• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Dy telefona celularë, hetuesit të bindur për jetën e dyfishtë të shqiptarit që u masakrua në pyll

08/02/2024
in Kronikë
Dy telefona celularë, hetuesit të bindur për jetën e dyfishtë të shqiptarit që u masakrua në pyll

Kur po bëhen 3 javë nga vrasja e shqiptarit Bledar Dedja në Treviso të Italisë, autoritetet atje nuk kanë ende një autor të dyshuar, ndërsa hetimet janë fokusuar gjithnjë e më shumë tek jeta e dyfishtë e 39-vjeçarit.

Por cilat janë zhvillimet e reja në lidhje me këtë ngjarje?

Ai kishte dy telefona celularë, njëri prej të cilëve përdorej për takimet e fshehta. Më 12 Shkurt, njësia speciale Ris, e mbërritur nga Parma, do të nisë ekzaminimin e rrobave që mbante veshur dhe që u gjetën në vendin e vrasjes, ashtu sikurse makinën e tij, çelësat origjinale të së cilës nuk janë gjetur ende.

Ndërkohë hetimet janë fokusuar në “jetën e dyfishtë” të 39-vjeçarit, i cili u gjet i vrarë mëngjesin e 21 Janarit në një pyll të izoluar në Paderno del Grappa. Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, hetuesit duken mjaft të bindur se 39-vjeçari kishte një takim me vrasësin.

Gati mesiguri një takim “të veçantë”, aq sa Dedja u përpoq ta mbulonte duke thënë se do takohej me disa miq.

Për këtë arsye aktualisht po analizohet aparati i dytë celular që ishte në pronësi të tij. Një celular për të cilin askush nuk kishte dijeni, e ku prokurorja Barbara Sabattini shpreson që të gjejë të dhëna për të dyshuarit. Ka mundësi që 39-vjeçari e ka përdorur këtë telefon për të krijuar njohje të reja në aplikacionet erotike dhe për takime.

Me gjasë me këtë telefon ka lënë edhe takimin asaj të shtune ku gjeti vdekjen, i goditur 20 herë me thikë. Por telefoni është i mbrojtur me pin dhe për ta zhbllokuar është marrë një ekspert.

Po sipas asaj që raportojnë mediat fqinje, bashkëshortja e Bledar Dedjas, me të cilën kishte 2 fëmijë, kishte dyshimet e saj për jetën sekrete të bashkëshortit. Ndaj disa vite më parë kishte pajtuar një detektiv privat për të mësuar të vërtetën. Nga ai moment raportet bashkëshortore ishin ftohur.

Megjithatë, sot familja dhe miqtë e tij kërkojnë të mësojnë të vërtetën për vrasjen e 39-vjeçarit.

/a.r

Më të lexuarat

  • Vëllai dhe burri trafikantë droge / Habit deputetja e PD: I detyroi Edi Rama

    Vëllai dhe burri trafikantë droge / Habit deputetja e PD: I detyroi Edi Rama

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Romeo Kara reagon ashpër ndaj PD: Nuk ngrihen 300 mijë shqiptarë për t’i dhënë pushtetin çunit të Fahri Balliut!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Vilma Nushi e Check up financoi kullën e babait të Ervin Matës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama, Berisha dhe e gjithë kasta përballë një realiteti të ri: Shqiptarët nuk heshtin më!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Negociatat SHBA-Iran, Rubio: Bisedimet teknike do të vijojnë javën e ardhshme në Zvicër

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga Bushati dhe Malaj, te Dade, Zela, Legisi dhe Meksi, “Garda e vjetër” ngrihet kundër Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Nuk e duroj më!”, zbardhet sherri Meta-Kryemadhi në sallën e gjyqit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Zbardhet deklarimi i ri pasuror i Ramës/ Bashkëshortja vijon të shtojë pasuritë e paluajtshme, blen pronë 200 mijë euro

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Non grata” dhe bllokime pronash/ Çfarë përmban dekreti i plotë i Trump për të korruptuarit e Tiranës?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Lexoi ultimatumin e protestuesve, kush është Dritan Goxhaj? Nga lufta e UÇK te kërkesa për ekstradim në Hagë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!