• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

OECD-ja: Ekonomia kineze pritet të ketë rimëkëmbje të butë me rritjen modeste globale

07/02/2024
in Botë
OECD-ja: Ekonomia kineze pritet të ketë rimëkëmbje të butë me rritjen modeste globale

Ekonomia e Kinës pritet të ketë një rimëkëmbje të butë këtë vit, teksa vendet e mbarë globit vazhdojnë të gjejnë rrugët e rigjallërimit, sipas parashikimit të fundit të përkohshëm të publikuar të hënën nga Organizata për Bashkëpunimin dhe Zhvillimin Ekonomik (OECD).

Pavarësisht nga ritmi i pabarabartë i rritjes së vendeve e rajoneve të ndryshme dhe nga normat e larta të vazhdueshme të inflacionit, në raportin e OECD-së thuhet se rritja globale është “ruajtur”.

OECD-ja parashikon një rritje të PBB-së globale 2.9 për qind në vitin 2024, 0.2 pikë përqindjeje më të lartë se parashikimi i saj në nëntor. Rritja globale pritet të përmirësohet lehtë në vitin 2025, duke arritur në 3 për qind.

Azia pritet të vazhdojë të kontribuojë për shumicën e rritjes globale më 2024 dhe 2025, ashtu siç bëri edhe vitin e kaluar, sipas OECD-së. Lidhur me normën e rritjes të parashikuar nga OECD-ja, Kina pritet të jetë ndër tre vendet kryesore në botë në vitet 2024 dhe 2025.

Ndërkohë, ekonomia e dytë më e madhe në botë pritet të rritet me 4.7 për qind këtë vit, ndërsa do të ngadalësohet pak me një normë rritjeje prej 4.2 për qind vitin e ardhshëm.

Në këtë raport të OECD-së, Shtetet e Bashkuara parashikohet të kenë një rritje prej 2.1 për qind sivjet dhe 1.7 për qind vitin e ardhshëm, falë konsumatorëve që do të vazhdojnë të shpenzojnë kursimet gjatë pandemisë së COVID-19, si edhe kushteve më të lehta financiare.

Zona e euros pritet të ketë veprimtari të ulët në një periudhë afatshkurtër, me rritje  0.6 për qind në vitin 2024 dhe 1.3 për qind më 2025, në kushtet e shtrëngimit të kreditimit, por me një parashikim për përmirësim me forcimin e të ardhurave reale.

Sekretari i Përgjithshëm i OECD-së Mathias Korman theksoi qëndresën e ekonomisë globale në mes të sfidave të inflacionit të lartë dhe shtrëngimit të politikave monetare gjatë dy vjetëve të fundit. Ai vuri në dukje po ashtu rëndësinë e politikave monetare të matura, duke sugjeruar që bankat qendrore mund të fillojnë uljen e normave të interesit këtë vit në qoftë se inflacioni vazhdon të bjerë.

Më të lexuarat

  • Skandal në Itali: Në burg autori i “amfiteatrit” të rremë arkeologjik, mashtronte turistët

    Skandal në Itali: Në burg autori i “amfiteatrit” të rremë arkeologjik, mashtronte turistët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pushoi nga puna dy bashkëpunëtorë, gjobitet me 300 mijë euro eurodeputetja që protestoi në Shqipëri

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tre miliardë euro për sigurinë kombëtare, Greqia pajiset me teknologjinë më të avancuar izraelite

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Aktorja Ornella Muti dhe e bija kërkojnë shtetësinë ruse: Kemi origjinën nga Shën Petersburgu

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si po e ‘çmend’ SPAK-un Agron Shehaj me vilën 15 milionë euro, dyshimet për pastrim parash dhe mashtrim

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Një sondazh për sharësit revolucionarë antiturizëm

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A ka më fuqi protesta të prodhojë ‘stuhi’ lajmesh perëndimore?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!