AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Mediu: Duhet të heqim dorë nga loja me SHBA. Opozita s’duhet të merret me “kush më do e kush s’më do”…!

by SHT Media
05/02/2024
in Politikë
6
0
Mediu: Duhet të heqim dorë nga loja me SHBA. Opozita s’duhet të merret me “kush më do e kush s’më do”…!
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i ftuar në emisionin “Real Story” me gazetarin Sokol Balla, theksoi se duhet hequr dorë nga loja që bëhet me SHBA-në. Ai theksoi se SHBA-të e kanë dhënë mesazhin e qartë ndërsa shtoi se opozita nuk duhet të merret me “kush më e do e kush s’më do”.

“E para, ne duhet të heqim dorë nga loja me SHBA sepse është serioze për ta përmendur herë pas here për përfitime të momentit. SHBA e kanë mesazhin shumë të qartë. Një Shqipëri demokratike në luftë me krimin e organizuar dhe korrupsionin, e cila respekton Kushtetutën, një parlament dhe opozitë funksionale. Çështjet në raportet individuale dhe politike i kanë bërë të deklaruara. Mendoj se nuk është fakti se ku mblidhet për të protestuar opozita, por për çfarë mblidhet të protestojë.

Në këtë këndvështrim, e rëndësishme është që të mblidhemi për një gjë që është shqetësuese sot, mosfunksionimi i shtetit, që kontrollohet nga kryeministri, një republikë kryeministrore, një parlament që nuk kryen funksionet normale. Pajtohem me të gjitha kërkesat që ka bërë opozita për sa i përket komisioneve hetimore apo të reformës zgjedhore dhe më tej vetë organizimi politik i opozitës. Opozita nuk mund të merret thjesht si kush më e do e kush s’më do, më pëlqen sot apo jo nesër.”, theksoi ai.

Më tej, Mediu theksoi se opozita duhet të gjejë vetveten në disa aspekte.

“E kam për të gjitha palët sepse përdoret nga të gjitha palët. SHBA janë aleatë me Shqipërinë dhe në aleancë, ka dy faktorë në dy pjesën politike. E para që merr rëndësi primare sepse përfaqëson shtetin është qeveria dhe e dyta, është edhe opozita. Dhe të gjithë duhet të shikojnë se si t’i shërbejnë interesit të partneritetit strategjik me SHBA. Këtu është ajo që mbështet tani, këtë e do këtë s’e do, është një çështje që hyn në disa kanale që nuk janë të vlefshme as për politikën dhe as për SHBA.

Çështjet janë herë më të mëdha sesa në debatin e politikës së përditshme. Por që ta mbaroj në gjykimin tim, opozita duhet të gjejë vetveten në disa aspekte. I pari, është funkssionimi politik i saj. PD është graviteti por eksperienca më ka mësuar se një opozitë e bashkuar është më efikase se një e ndarë, duke pasur parasysh me sistemin elektoral. Duhet të funksionojë rreth një lideri apo rreth ideve racionale. Mendoj se duhet funksionojë rreth ideve dhe çdo lider, peshën e ka për mendimin që sjell. Prandaj kemi propiozuar një federatë. “, tha Mediu./m.j

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Kur drejtësia bëhet me porosi”, Mamica jep leksionin e radhës, por me dy standarde

08/09/2026

“Trajtimi i Mlladiçit në Serbi: Ironi e madhe, po, çudi jo!”

08/09/2026

5 shenjat e horoskopit që harxhojnë shumë para

08/09/2026

Tre ditë më parë iu dogj punishtja, sot flakët i shkrumbojnë banesën, çifti i moshuar në Fier mbetet në qiell të hapur

08/09/2026

Françeska Murati flet për herë të parë për ndarjen nga bashkëshorti, tregon të vërtetën e fotos ‘virale’ me burrin misterioz në plazh

08/09/2026

“Jam shumë e dashuruar, ai është një bekim”/ Selin Bollati zbulon dhuratën më të shtrenjtë nga Gimbo, tregon detajet nga bashkëjetesa pas BBVIP 5

08/09/2026

Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

08/09/2026

Erdogan: Po tentojnë të rrethojnë Turqinë, nuk do të qëndrojmë spektatorë!

08/09/2026

“O Rameee… ku i ke shokët” – Qeveria i jep leje ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës për pallat 12 katësh në Tiranë!

07/09/2026

Vuçiç kërkon qeverinë, studentët kërkojnë ndryshimin, Serbia drejt zgjedhjeve

07/09/2026

Meloni: Zona Shengen mund të ruhet vetëm nëse kufijtë e jashtëm të BE-së mbrohen

07/09/2026

Ligjërohet ChatGPT në shkollë, udhëzuesi i ri i ministrisë së arsimit përcakton përdorimin nga ushtrimet në klasë deri te vlerësimi i nxënësve

07/09/2026

Ahmetaj për SPAK: Disa prej prokurorëve kanë përmbysur rendin kushtetues

07/09/2026

“Vrima në petull”, si po e tall Moska misionin e dy të dërguarve të Trumpit

07/09/2026

Kryeministrit nuk i mjaftojnë më konstatimet. Duhen zgjidhje

07/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Kur drejtësia bëhet me porosi”, Mamica jep leksionin e radhës, por me dy standarde
  • “Trajtimi i Mlladiçit në Serbi: Ironi e madhe, po, çudi jo!”
  • 5 shenjat e horoskopit që harxhojnë shumë para

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.