• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

“Berisha e Basha s’mund të bëjnë më liderin opozitar të të gjithëve”, Shehi: Duhet poli i tretë si në Itali

01/02/2024
in Politikë
“Berisha e Basha s’mund të bëjnë më liderin opozitar të të gjithëve”, Shehi: Duhet poli i tretë si në Itali

Nga “Ditari” i A2CNN, kreu i LZHK-së Dashamir Shehi ka propozuar krijimin e një poli të tretë opozitar, që do të mund të garojë i pavarur në zgjedhjet parlamentare të 2025, pa asnjë marrëveshje paraprake me Berishën, Bardhin apo Bashën.

Duke u ndalur te përplasjet e brendshme mes demokratëve, Shehi tha se koha kur njerëzit shkonin pas liderit ka përfunduar.

“Unë jam për një vijë të tretë. Që do të thotë se unë gjykoj se as Berisha as Basha nuk mund të bëjnë më liderin opozitar të të gjithëve. Sigurisht që ato në një farë mënyrë udhëheqin shtëpinë e vetë. E kanë të gjithë të drejtën e Zotit ta bëjnë këtë punë dhe ta bëjnë këtë punë siç e mendojnë ato. Por kjo nuk është e gjithë opozita. Ka edhe një opozitë tjetër që nuk e mendon si këta zotërinjtë. Për efekte pragmatiste por edhe për luftë reale politike unë gjykoj se ka ardhur dita për të gjetur një rrugë të tretë brenda opozitës shqiptare dhe ne të hyjmë të pavarur në zgjedhje.”

Sipas Shehit, ish-bashkëpunëtorët e tij Sali Berisha dhe Lulzim Basha nuk mund të bëjnë liderin e të gjithë opozitës, pasi ka një masë që e sheh politikën ndryshe nga vizioni i tyre.

“Ata që duan Berishën do shkojnë me Berishën, ata që duan Bashën do shkojnë me Bashën. Ata që duan të tjerët, që s’i pëlqen as Basha as Berisha, ku do të shkojnë se janë gjysma e opozitës? Që të mblidhen të gjithë këta njerëz që mund të jetë edhe masa më progresiste, duhet një rrymë tjetër e një platformë tjetër politike. Ideja e bashkimit përqark një shefi, një lideri nuk funksionon më. Se këto kanë qenë liderët, Basha ishte 10-15 vitet e fundit, Berisha historikisht.”

Për të treguar edhe formacionin me të cilat 3-4 grupet opozitare do të rreshtoheshin në zgjedhje përballë Ramës, Shehi zgjodhi një formulë të njohur.

Shembulli për t’u ndjekur sipas tij është e djathta italiane, e cila në zgjedhje parlamentare shkoi e fraksionuar në disa formacione politike. Pas zgjedhjeve, partia më e votuar që rezultoi “Vëllezërit e Italisë” e Giorgia Melonit mori Kryeministrinë, ndërsa Berlusconi dhe Salvini ndan mes tyre postet e tjera ministrore.

“Tani ka ardhur nevoja dhe unë marr për model për ta thjeshtu skenën politike, këtë që ka ndodh në Itali. Në Itali ishin 3-4 grupe politike. Të djathtët hynë në garë të pavarur, mbaroi gara, kush qe më i madhi mori Kryeministrinë, të tjerët kanë ndarë bashkë pushtetin. Por aleanca bëhet pas zgjedhjeve, sepse nuk kemi nevojë që ky grupi i tretë të mbajë kusuret e të tjerëve. Ne jemi në garë me njëri-tjetrin, të gjithë bashku kundër Partisë Socialiste, kësaj qeverie që ka 12 vite që po abuzon. Kjo është formula. Vetëm kështu mund të ketë sukses opozita.”

Ndryshe nga çfarë është artikuluar më parë se ndarja e opozitës në disa grupe do të favorizonte Ramën, Shehi argumentoi se ky nuk është problemi real.

Kjo pasi, për kreun e LZHK e rëndësishme është që shqiptarët të ndihen të përfaqësuar dhe opozitarët e “vegjël” nuk kanë pse mbajnë përsipër barrën e gabimeve të liderëve që kanë për të paguar për to.

“Nuk ka rëndësi u bëkan 3 apo 4 parti, 4 janë në Itali s’i ka gjet gjë, po qeverisin. Nuk është nevoja e një bashkimi krejt fallc, kur ne mendojmë krejt ndryshe nga njëri-tjetri. S’kemi pse mbajmë përgjegjësitë e njëri-tjetrit. Kush ka për të pagu le ta pagojë, s’kanë pse paguajnë shqiptarët. Ato tjerët që duan patjetër lidershipin, që thonë hajde mblidhu pas meje, unë mendoj se kjo kohë ka mbaruar dhe vetëm i bën dëm Shqipërisë dhe favor Edi Ramës.”

/f.s

Më të lexuarat

  • Ballkani përballë ndarjes ose konfliktit, plani franko-gjerman ndez debatin

    Ballkani përballë ndarjes ose konfliktit, plani franko-gjerman ndez debatin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama sulmon sërish influencerët: Dalin me lloj-lloj kremrash dhe përhapin gënjeshtra për ‘like’ dhe ‘followers’!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sinjal lufte? Irani del me thirrjen urgjente: Largohuni sa më shpejt nga Ngushtica e Hormuzit!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Qytetarët i duan larg protestës, Flutura Açka publikon foton ku Gaz Bardhi dhe deputetët e PD-së festojnë: A keni moral ta quani veten “opozitë”?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Drejtori i bankës së parave ruse Lizandër Saraçi organizator i protestave kundër qeverisë. A do veprojë SHISH dhe krimi ekonomik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ramës nuk i ndahet tersi, i ngec mikrofoni në Fier!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protesta për Zvërnecin, Balla publikon pamjet, tregon numrin e vërtetë të pjesëmarrësve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Blogeret e protestës / Kush është më e ‘zgjuar’ Dea Mishel apo Rizarta Hoxha? Njëra uron për fatkeqësi dhe e di se Skënderbeu ka lindur në 1956, tjetra nuk njeh presidentin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Moza, finalistja e parë e Ferma Vip 3

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Më jep energji negative”, rriten tensionet në Ferma Vip një javë para finales, shtohen debatet dhe akuzat

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!